web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dade kundër Bushatit: Krahasimi që bëre nuk vlen

12 Nëntor 2015, 14:08, Aktualitet CNA

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm,  Arta Dade ka kritikuar ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për krahasim që i bëri Shqipërisë me vendet e rajonit.

Sipas saj ky justifikim për progresin e vendit në raportin e KE nuk vlen.

Deputetja e PS-së , Dade në  fjalën e saj nga foltorja e kuvendit ka ironizuar Bushtin.

?Më mbushi me entuziazëm fjalimi i ministrit, por për mua standardet dhe pikat e referimit s?mund të jenë vendet e rajonit që kanë ardhur në historitë të ndryshme nga ajo e jona. Shqipëria është një vend që i ka mbyllur negociatat në 2006 dhe mëse njëherë nga kjo tribunë kemi folur për arsyet e vonesave për statusin dhe ka përkuar me qenien tonë në opozitë?- tha ajo.

Ajo ka vazhduar edhe më  tej duke shfaqur hapur pakënaqësitë  e saj me mazhorancën aktuale.

?Do na duhet kohë ti shohim gjërat si bën një qeveri serioze dhe pikat që ne ndryshojmë shumë nga kjo opozitë kanë të bëjnë me atë që grupi i PS i sheh gjerat me sensin kritik ndaj vetes, ne duhet të kishim bërë më shumë, por a i kemi bërë ato që mund të kishim bërë?-tha Dade.





Lajmet e fundit nga