Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Përdorimi i fjalës ?korrupsion? në raportet e progresit të Komisionit Europian mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit shënoi një nivel historik këtë vit, bëhet e ditur nga të dhëna të mbledhura nga BIRN. Në raportin 2015, fjala korrupsion përmendet 99 herë. Që kur Brukseli filloi praktikën e raporteve të progresit në vitin 2005, ky është edhe numri më i lartë. Raporti ku fjala korrupsion përmendet më pak është ai i vitit 2007 me 29 herë, ndërsa në opinionin e dhënë në vitin 2010 për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, fjala korrupsion përmendet 91 herë.
Përdorimi i fjalës korrupsion në raport mund të jetë në kontekst pozitiv ose në kontekst negativ. Fjala vjen, ka raste kur thuhet se ?qeveria ka luftuar korrupsionin?, gjë që e bën përdorimin e fjalës të ketë kuptim pozitiv si dhe raste kur thuhet se ?nuk ka të dënuar të nivelit të lartë? gjë që ka kuptim negativ. Ka edhe raste kur fjala ?korrupsion? është përmendur në kuptim neutral. Fjala vjen, në paragrafin që flet se Shqipëria ka ratifikuar konventën e OKB-së kundër korrupsionit.
Për këto arsye, BIRN shikoi nga afër të 99 rastet e përdorimit të kësaj fjale dhe zbuloi se në raportin e këtij viti, fjala ?korrupsion? është përmendur në kuptim pozitiv në 21 raste, në kuptim negativ në 59 raste dhe në kuptim neutral në 19 raste.
Kjo është një situatë e përmbysur në krahasim me raportin e vitit 2014, kur fjala korrupsion qe përmendur në 78 raste, nga të cilat, në 31 raste në kuptim pozitiv, 39 në kuptim negativ dhe 8 në kuptim neutral.
Statistikat e përdorimit të fjalës korrupsion nuk shprehin realitetin në mënyrë të plotë. Për shembull, në raportin e vitit 2015, shënohen si pozitive dy raste të dënimit të një gjykatësi dhe një kryetari komune për korrupsion ndërsa fjala korrupsion rezulton e përdorur si pozitive vetëm në një rast kur flitet për institucionin e auditit të kryeministrisë, i cili lavdërohet për faktin se ka kryer mbi 20 hetime gjatë vitit të fundit me 36 masa administrative të rekomanduara dhe 3 kallëzime penale të kryera.
Gjithsesi fakti është që gjuha e përdorur në raportin e këtij viti është shumë më e ashpër dhe e përqendruar te faktet negative në lidhje me luftën kundër korrupsionit në krahasim me vitin 2014. Raporti i vitit të kaluar qe në përgjithësi lavdërues duke renditur një sërë masash të ndërmarra nga qeveria në luftën kundër korrupsionit ndërsa këtë vit, lavdërimet qenë të kursyera.
Në raportin 2014, theksohet se qeveria shqiptare ?ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm dhe ka demonstruar vullnet të vazhdueshëm politik për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin?. Por këtë vit shkruhet: ?vendi ka arritur disi vend përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit?. Vullneti politik në luftën kundër korrupsionit nuk përmendet më.
Gjithashtu, vitin e kaluar, shënohej si pozitive rritja e numrit të denoncimeve në prokurori të ish ? zyrtarëve të lartë për korrupsion. Por këtë vit, raporti vendos theksin te mungesa e gjithanëshme e dënimeve për korrupsion të zyrtarëve të lartë ndërkohë që denoncimet e bujshme të vitit të kaluar nuk kanë sjellë deri tani asnjë dënim konkret.
Disa fjali në lidhje me korrupsionin nga raporti i progresit 2015
Vendi ka arritur disi nivel përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Disi progres është bëë vitin e kaluar, veçanërisht përmes miratimit të një strategjie dhe një plani masash. Gjithsesi, korrupsioni është i gjithëpërhapur dhe masa më efektive nevojiten për të themeluar një rekord solid të hetimeve, përndjekjes dhe dënimit në të gjitha nivelet, në veçanti për rastet kur përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit. F. 15
Hetimet financiare nuk janë nisur ende në mënyrë sistematike në rastet e korrupsionit. Ka shumë pak raste të konfiskimit të aseteve në rastet e korrupsionit. Infiltrimi i sektorëve publikë dhe privatë nga krimi i organizuar ? gjë që lehtësohet nga korrupsioni ? vijon të mbetet një arsye madhore për shqetësim dhe duhet të trajtohet me urgjencë. Ndikimi politik në autoritetet ligjzbatuese është një çështje për shqetësim. Aktorët politikë në mënyrë frekuente kritikojnë hetimet për korrupsion dhe vendimet e gjykatave. F 16
Në lidhje me financimin e partive dhe fushatave elektorale, nuk ka ende të dhëna për kontrolle efikase, apo penalitete parandaluese për keqbërje. Arsimi, shëndetësia, drejtësia, prokurimet publike, ndërtimi dhe planifikimi urban si dhe qeverisja vendore vijojnë të jenë veçanërisht të prekshme nga korrupsioni. F 17
Duhet të përmirësohet ligji për t?i bërë hetimet më efikase dhe për të qartësuar përkufizimin e ?zyrtarit të lartë të shtetit? dhe ?korrupsionit në shkallë të gjerë?. F 17
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se progres rapor...
Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, am...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherësh deputete e P...
Një person ka kërcënuar pasditen e sotme se do të hidhet nga...
Pas shpalljes së kandidaturës nga Ervin Salianji kanë shpërt...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se prog...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes dy dekreteve t...
Sektori ekonomik i policisë së Dibrës ka vënë nën pranga një...
Dihet tashmë që dorheqjen e Naços Ilir Meta e ka planifikuar...
Ish-kryeministri , Sali Berisha beson se Shqipëria po i dre...
OSBE ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarë...
Kryeministri, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp p...
Shefi i komisariatit Nr.4, Fatmir Lleshi është pezulluar nga...
Babi i Franc Konomit i njohur si një nga krerët e bandave më...
Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar burg të përjetshëm për Soko...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e My...
Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj ka akuzuar Ramën dhe Tahir...
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar nga deputeti demokrat, ...
Ashpërsimi i Kodit Penal është fatal për shtresat në nevojë....
Politikani Fatos Nano ka hedhur sot në gjyq Bashkinë e Tiran...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...