Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ashpërsimi i Kodit Penal është fatal për shtresat në nevojë. Burgu për kuponin tatimor është veprim i nxituar.
Ky është qëndrimi i Avokatit të Popullit, Igli Totozani, i cili e bëri me dije përmes një letre drejtuar Komisionit të ligjeve, mbi projektligjin ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895 datë 27.01.1995, ?Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë?, i ndryshuar.
Në dokumentin drejtuar z. Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Avokati i Popullit shkruan se ?po ndjekim me vëmendje ndryshimet e propozuara për Kodin Penal, si dhe ndryshimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave?. ?Me shqetësim kemi ndjekur faktin që Kodi Penal ka pësuar ndryshime të herëpashershme dhe të shpeshta. Këto ndryshime do të kërkonin në radhë të parë rishikimin e Kodit Penal në tërësinë e tij dhe njëkohësisht ndryshime të cilat kërkojnë të unifikohen dhe në aspektin procedural penal. Në ndryshimet e dispozitave aktuale të Kodit Penal duket qartë një ashpërsim lidhur me llojet e dënimit dhe masat e dënimit me burgim, pavarësisht faktit që në vlerësimin tonë aktualisht nuk është shqetësim masa e butë e dënimit për veprat penale, por moszbatimi i ligjeve nga strukturat ligjzbatuese?, shkruan AP.
?Gjithashtu i paqartë dhe kontradiktor na duket mendimi i shfaqur në relacionin që shoqëron projektligjin, ku thuhet se: ?Ndërsa, lidhur me masat për zbatimin e detyrimeve të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale dhe Industriale 2010-2015 si dhe përafrimin me legjislacionin ndërkombëtar, Drejtoria e Policisë së Shtetit ka planifikuar në programimin analitik të project-akteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme?..??, vijon Totozani.
AP vlerëson se projektligji sjell shtesa në përkufizimin e veprës penale, duke zgjeruar dhe gamën e objektit të saj. ?Ka një ashpërsim të masave të dënimit, pothuajse dyfishim të tij nga dispozitat përkatëse aktuale si dhe vihet re shtim i disa dispozitave të reja duke konsideruar vepra penale, veprime të cilat nuk kanë qenë të tilla. Konstatohet ashpërsimi i masave të dënimit të veprave penale të rënda, si kontrabanda dhe informaliteti me 21 nene, kjo e pranuar dhe nga propozuesit dhe heqjen e gjobës për disa nga dispozitat (për nenet 180,182 dhe 182/a të Kodit Penal)?, ka shkruar Totozani në letrën e tij.
AP gjithashtu ka paraqitur dhe sugjerimet e tij. ?Propozohet një ndryshim i nenit 55 të Kodit Penal, i cili ashpërson në mënyrë të dukshme dhënien e dënimit kur personi ka kryer disa vepra penale me rrezikshmëri të madhe shoqërore, dhe zgjerimin e këtyre veprave penale, duke u argumentuar me faktin e ?subjektivitetit?, apo standardit të shumëfishtë të vendimeve gjyqësore. Fakti se mënyra e bashkimit të dënimeve mund të mbetet në subjektivizëm të gjyqtarëve, nuk justifikon parashikimin e kësaj dispozite për të aplikuar mbledhjen matematikore. Ka mënyra të tjera se si mund të zgjidhet kjo situatë, njëra prej të cilave mund të jetë që Gjykata e Lartë mund të bëjë detyrues këtë qëndrim me vendim unifikues dhe kështu nuk cënohet pavarësia dhe diskrecioni i gjyqtarëve që japin vendime për të bërë një parashikim të tillë në dispozitë.
Po ashtu, Totozani vlerëson si të parakohshme dispozitën ligjore që flet për mosdeklarimin e të punësuarve apo mosdhënien e kuponit. ? Institucioni i Avokatit të Popullit mbështet fuqimisht iniciativën e ekzekutivit për luftën ndaj informalitetit, por përfshirja e kësaj shkeljeje si vepër penale, duke pasur parasysh kategorinë e shtetasve që do të prekë kjo dispozitë (bëhet fjalë për grupe vulnerabel), është një nismë që duhet diskutuar shoqëruar edhe me masa e politika të tjera, pasi ndryshe do të ishte e nxituar dhe e parakohshme. Kjo pasi në vlerësimin tonë shteti duhet të ketë si kryefjalë të tijën jo vetëm ashpërsimin e politikës penale, por edhe identifikimin dhe zbatimin e politikave sociale, pasi në të kundërtën rrezikohet të krijohen situata ekonomike shumë të vështira për kategori të caktuara shtetasish, si dhe njëkohësisht krijimi i problemeve sociale. Kemi parasysh faktin që në legjislacionin fiskal përkatës janë të përcaktuara masat në rastet kur kryhet ushtrim i paligjshëm i aktivitetit tregtar, ku përfshihen edhe rastet e lartpërmendura?.
?Sot pas një iniciative të ndërmarrë nga institucionet e zbatimit të legjislacionit financiar, gjendemi përpara faktit se një numër i lartë individësh, kryesisht të shtresave të varfra, gjenden pa asnjë lloj të ardhure dhe pa punë, të cilën e siguronin nëpërmjet aktiviteteve të tyre tregtare minimale. Me përfshirjen e këtyre dispozitave si vepra penale, nesër mund të gjendemi përpara faktit se një numër i lartë personash të varfër dhe që i përkasin grupeve vulnerabël do të gjendet në burgje, për të paguar dënimin e tyre për moslëshim fature tatimore apo mosdeklarim të punësuarish.
Masa të tilla, në një kohë që ende nuk janë analizuar pasojat e iniciativave administrativo-fiskale të ndërmarra se fundmi nga ekzekutivi, mund të jenë të nxituara, pasi do të rezultonin fatale për personat me të ardhura të ulta financiare.
Ne jemi të mendimit se në rast të nismave të tilla, nuk duhet menduar vetëm pengimi i një kategorie personash që të mos ushtrojnë aktivitet tregtar (nëpërmjet konfiskimit të mallrave, apo parashikimit të dënimeve më të ashpra duke i trajtuar si persona me rrezikshmëri të lartë), por duhet të menduar paralelisht edhe ana sociale, hapje e vendeve të punës dhe rritja ekonomike. Nga ankesat që kemi administruar në institucionin tonë gjatë këtijv viti, ku veprimet kundra informalitetit janë rritur, kemi evidentuar që një pjesë e mirë e personave që kryejnë veprimtari tregtare janë shtresa në nevojë, të cilët sigurojnë me vështirësi jetesën e tyre dhe të familjeve të tyre, që përbëhen kryesisht nga të papunë dhe pa asnjë përkrahje sociale dhe ekonomike?, shkruan Totozani, që vlerëson se këto masa do të sjellin dhe mbipopullimin e burgjeve.
Politikani Fatos Nano ka hedhur sot në gjyq Bashkinë e Tiran...
Një ditë pasi Ylli Manjani u propozua si ministër i Drejtësi...
Pas një takimi me shoqatat e taksive, ministri i Transportev...
Raporti i Progresit për Shqipërinë i publikuar sot nga Komis...
Kryetari i Aleancës KuqeZI, Kreshnik Spahiu i është bashkuar...
Tregtarët pranë tregut të Medresesë dhe ata të tregut çam ka...
Gilman Bakalli është një nga pedagogët e UET, universitet që...
Largimi i Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejtësisë d...
Vetëm 5 ditë me parë, kryeministri Edi Rama deklaroi në Top ...
Komisioneri Johannes Hahn prezantoi sot para Komitetit të Ja...
Sulmuesi i Mançester Junajtit është bërë protagonist në spor...
Pas citostatikëve për sëmundjet tumorale, në Qendrën më të m...
Kryeministri Edi Rama ka shtuar presionin mbi ministrat, gja...
Tregu industrial pranë zonës së Medresesë ka zhvilluar sot n...
...
Java politike ka nisur me dorëheqjen e një ministri, me taki...
Ndryshimi i Ministrit të Drejtësisë do të shkaktojë edhe ndr...
Ish-shefi i Antidrogës së Policisë së Fierit, Dritan Zagani ...
Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtoreshës p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...