web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj gazetarëve, reagon OSBE

10 Nëntor 2015, 15:12, Aktualitet CNA

OSBE ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve.

Dunja Mijatovic, zyrtarja më e lartë për lirinë e mediave në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunim në Europë, ka ndarë në Tëitter shqetësimin mbi dhunimin e gazetarëve dhe operatorit të Abc Neës, mesditën e sotme në Tiranë.

Ajo punon në OSBE për të siguruar e garantuar një media sa më të lirë në vendet anëtare të BE, është informuar e ka ndjekur me shqetësim raportimet e mediave për ngjarjen skandaloze, ku dy gazetarë dhe një kameraman i Abc Neës u dhunuan në mënyrë të turpshme përpara amienteve të komisariatit nr. 4 nga shefi i tij, Fatmir Lleshi.

Mijatovic e ka shpërndarë  lajmin në faqen e saj me mijëra ndjekës.

Ajo  duket se ka dashur të vendosë në përgjegjësi autoritetet Shqiptare të cilët duhet të garantojnë dhe respektojnë lirinë e medias në Shqipëri.





Lajmet e fundit nga