web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nishani dekreton Manjanin si ministër Drejtësie

10 Nëntor 2015, 16:37, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes dy dekreteve të njëpasnjëshme ka pranuar dy kërkesat e mbërritura nga kryeministri Edi Rama.

Kërkesat ishin për shkarkimin e Nasip Naços, i dorëhequr një ditë më parë dhe përmes një dekreti të dytë emërimin në vend të tij si ministër i Drejtëisë të Ylli Manjanit.

Naço paraqiti  dorëheqjen paraditen e së hënës dhe në letrën e bërë publike ku shpjegonte arsyet e këtij vendimi.

Po të hënën, kryeministri Edi Rama pranoi emrin e Ylli Manjanit të mbërritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim si pasues të Naços.

Kjo lëvizje në kabinetin qeveritar të kryeministri Rama është interpretuar në media si presion i Ilir Metës ndaj Edi Ramës për rikompozim të qeverisë.





Lajmet e fundit nga