Begaj, në homazhet për efektivin e vrarë/ Familjarët i kërkojnë llogari: Po na vrisni, bëhuni të zotë
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder...
Në fundjavë hyjnë në fuqi rregullat e reja të azilit në Gjermani. Me këtë mund të fillojë edhe kthimi masiv i planifikuar i azilkërkuesve të refuzuar. Qeveria federale ndodhet nën presion për të vepruar.
Kriza e refugjatëve po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi politike në Gjermani. Sepse në radhët e popullsisë ka rrezik që atmosfera të ndryshojë në disfavor të refugjatëve. Gjysma e të anketuarve nga Instituti i Demoskopisë në Allensbach ndërkohë janë të shqetësuar se si mund të përballohet vala e refugjatëve. Sipas sondazhit tek shumica e të anketuarve dominon droja për rreziqe nga ky zhvillim kundrejt shanseve.
Këtë javë 200 kryetarë bashkish nga landi i Renanisë Veriore Vestfalisë, i prekur veçanërisht shumë prej valës së refugjatëve, iu drejtuan me një letër kancelares Merkel, duke i kërkuar asaj që ta kufizojë imigracionin në vend. Shqetësimin e bazës e ndiejnë edhe deputetët e Bundestagut në qarqet e tyre elektorale. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të konservatorëve (CDU/CSU) u shprehën kritika ndaj Berlinit. Në kuartierin qeveritar qarkullojnë edhe spekulimet e para, se Merkel nuk do ta mbijetojë krizën politikisht. Krijimi i zonave të diskutueshme të tranzitit, që duhet të lehtësojnë sa më shpejt komunat, ndërkohë has në rezistencën e partnerit të koalicionit të Merkelit, partia socialdemokrate (SPD). Zëdhënësja e dytë qeveritare Christiane Wirtz tha të premten (23.10), se ndërkohë po zhvillohen bisedimet përkatëse, për të arritur në një marrëveshje.
Vetëm një çështje durimi?
Partia populiste e djathtë AfD, që e ka përvetësuar si temë qendrore të saj çështjen e refugjatëve, nga java në javë po fiton simpatizantë – dhe në nivel federate ndërkohë ka arritur të ketë 7% pasues. Partitë e Unionit CDU/CSU po humbasin kuota. E kjo pavarësisht faktit se partitë e tjera paralajmërojnë nga AfD dhe tendencat radikale të saj. Në sfondin e dhjetëra mijëra refugjatëve të tjerë që ndodhen përgjatë itinerarit të Ballkanit po rritet edhe presioni ndaj qeverisë. Por Merkel tërheq vëmendjen për durim, sepse ajo do që ta ndryshojë rrënjësisht politikën kombëtare dhe europiane të azilit.
Megjithatë, ajo nuk po avancon aq shpejt sa duhet tani në Europë. Një model i qendrueshëm i shpërndarjes sipas kuotave të refugjatëve në vendet e BE-së nuk gjen mbështetjen e shumicës. Të dielën (25.10) zhvillohet samiti i tretë i jashtëzakonshëm për krizën e refugjatëve në BE për t’u konsultuar mbi situatën në Ballkanin Perëndimor. Madje edhe nga vetë vendi i konsideruar si model për çështjen e refugjatëve, Suedia, ndërkohë – edhe personalisht nga vet kryeministri Stefan Löfven – vjen mesazhi, se është arritur në limitet e kapaciteteve, siç shkruan gazeta “Handelsblatt”. Ngjashëm si në Gjermani edhe në Suedi herë pas here po u vihet zjarri strehimoreve të refugjatëve.
Planet për kufizimin apo luftimin e shkaqeve të migracionit në rajonet fqinjë të Europës, që Merkel i ka vendosur në agjendën e saj, janë një sfidë shumë më afagjatë, krahasuar me atë që do të ndërmarrë Merkel në Gjermani dhe në Europë.
Kjo atmosferë është edhe arsyeja, përse paketa ligjore për ashpërsimin e së drejtës së azilit e miratuar me procedurë të përshpejtuar javën e kaluar në Bundestag (Parlamenti) dhe në Bundesrat (Këshilli Federal) do të hyjë në fuqi më parë qysh në fundjavë dhe jo më 1 nëntor, siç ishte planifikuar. Në këtë paketë ligjore mungon vetëm nënshkrimi i presidentit dhe publikimi në fletoren zyrtare, tha të premten (23.10) një zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Duket pak si aksionizëm, por nga ana tjetër edhe një javë është një kohë që nuk duhet nënvleftësuar. Me sinjalin, se po bëhet diçka, synohet të qetësohet disi atmosfera. Pikërisht për këtë u shpreh të premten në intervistë për ARD ministri pranë kancelarisë Peter Altmaier, i cili është koordinator i qeverisë për refugjatët. Zbatimi më i shpejtë i rregullave më të rrepta për azilin është një sinjal i mirë, tha Altmaier.
Ashpërsimi i së drejtës së azilit
Paketa ligjore në fakt përmban ndryshime thelbësore. Nën titullin “Mbrojtje për refugjatët politik, por jo për emigrantët ekonomikë” të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor shpallen vende të sigurta. Ende mijëra vetë nga këto vende – së fundi kryesisht nga Shqipëria – vërshojnë drejt Gjermanisë. Këtej e tutje këta nuk kanë më shanse për azil.
Paralelisht me këtë duhet të realizohet me konsekuencë kthimi i detyrueshëm i azilkërkuesve të refuzuar. 190.000 azilkërkues të refuzuar jetojnë ndërkohë në Gjermani, prej tyre 140.000 me leje afatshkurtër qendrimi, ndërsa 50.000 të tjerë duhet të kthehen menjëherë në atdhe. Këtej e tutje azilkërkuesit mund të qendrojnë më gjatë – jo më si deri më sot vetëm tre muaj, por deri në gjashtë muaj – në qendrat e pranimit fillestar, në mënyrë që pas shqyrtimit të kërkesës së tyre të realizohet që këtu kthimi i menjëhershëm. Kjo edhe për faktin se çdo vend në strehimoret e refugjatë nevojitet për refugjatë të tjerë, të ashtuquajtur me perspektivë qendrimi.
Një tjetër masë restriktive, e cila siç shpreson qeveria mund të ketë efekt, është se azilkërkuesve këtej e tutje nuk do t’u jepen më para në dorë, por vetëm veshje, sende dhe ushqime të nevojshme. Me të hyrë ligji i ri në fuqi këtë fundjavë, thuhet më tej, do të nisë menjëherë dëbimi i të refuzuarve.
Probleme me shqyrtimin e kërkesave
Sidoqoftë ka edhe të tjera vështirësi. Shqyrtimi i kërkesave për azil ecën me ritme të ngadalta dhe ende jo ashtu siç do të duhej të ishte. Qindra mijëra kërkesa pritet të shqyrtohen. Në zyrën përkatëse, Enti Federal për Migracionin dhe Refugjatët, duhet të hapen mijëra vende të reja pune, por kjo zgjat. Në disa lande federale si në Berlin nuk po ia dalin as me regjistrimin fillestar të refugjatëve. Me këtë nuk nënkuptohet kërkesa për azil, por vetëm rregjistrimi i të dhënave personale. Edhe për këtë refugjatët ndonjëherë duhet të presin me muaj.
Mbështeje ka marrë Merkel ndërkohë nga presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker. Ai e vlerëson shumë, që Merkel “nuk tërhiqet nga kursi i saj për shkak të anketimeve”, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Juncker, vë në dukje, se është i kënaqur që sheh tek Merkeli një aleatë, e cila “ka durim të mjaftueshëm dhe aftësi veprimi për t’iu përgjigjur sfidave të tilla”.
Një herë e një kohë, Turqia aspironte të bëhej fuqi kulturor...
OKB-ja në vitin jubilar po përballet me shumë sfida të mëdha...
Qindra mijëra azilkërkuesit, të cilët po mbërrijnë në Gjeman...
Lideri i AAK-së,Ramush Haradinaj në një konferencë për media...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka denuar zhvillimet ...
40 të vdekur janë shënuar pas një përplasjeje të një autobu...
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje t...
ISIS kërcënon se ata do vrasin çdo hebre në botë përmes një ...
Një ngjarje makabre ka ndodhur në Shuarek të Kosovës.Në fami...
Uragani “Patricia” mund të arrijë maksimumin teorik të një s...
Një vështrim mbi hetimin në Uashington të sulmeve në Bengazi...
Kriza e refugjatëve përçan partitë konservatore europiane. N...
Në kuadër të rikthimit të forte të Rusisë në skenën globale,...
Opozita në Kosovë ka hedhur sërish ditën e sotme gaz lotsjel...
Stuhia më e fortë e regjistruar ndonjëherë në Amerikë ka pre...
Dy sulme me bomba në veri-lindje të Nigerisë kanë lënë të pa...
50 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të zhduk...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi tha i ka rregull...
Qeveria gjermane po mendon që për dëbimin e refugjatëve të p...
Sulmet e Shtetit Islamik shënuan një intensifikim ditor prej...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...