BERLIN/ Nahles: Ja pse do të rritet papunësia në Gjermani
Qindra mijëra azilkërkuesit, të cilët po mbërrijnë në Gjeman...
OKB-ja në vitin jubilar po përballet me shumë sfida të mëdha. Ndërkohë janë shtuar edhe dyshimet nëse OKB është në gjendje të përballet me këto sfida dhe probleme, në veçanti në sektorin e sigurisë dhe paqes në botë.
Terrori islamik, lufta në Ukrainë, kërcënimet e përhershme me përdorimin e armëve atomike nga Koreja e Veriut apo Lindja e Mesme. Janë këto vetëmdisa nga sfidat e mëdha, me të cilat po përballet sot organizata botërore dhe të cilat e mbajnë gjithë botën në një gjendje ankthi. Edhe sikur të mos ekzistonte OKB-ja, do të duhej të shpikej një organizatë e tillë. Por në kremtimet e 70-vjetorit të themelimit të kësaj organizate, janë shtuar kritikat se ajo është shndërruar më shumë në një klub debati se në një rojtare të paqës në botë.
Zyrat me ajër të kondicionuar në qendrën e OKB në Manhattan të Nju Jorkut janë shumë larg krizave dhe luftrave, thuhet shpesh. Më së shumti kritika ka rreth konfliktit të Siri. 21 organizata të ndihmave e kanë akuzuar organizatën botërore për dështim në këtë krizë. Nga mesi i korrikut, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, Salil Shetty, tha se gjendja në OKB është e mjerë. Lidhur me krizën e refugjatëve dhe përballjen me sifdat e shekullit 21-të, Shetty foli për “një dështim të turpshëm të bashkësisë ndërkombëtare?.
Mungesa e bashkëpunimit
Ish-ambasadori gjerman në OKB Hanns Heinrich Schumacher (2001/2002), i bën përgjegjës për këtë gjendje vendet anëtare. Ato shumë shpesh i bllokojnë aktivitetet, në vend se t’i zgjidhin ato. Para pesë vitesh është miratuar edhe një kumtesë në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku shprehet kritikë për humbjen e jetës së 5.000 njerëzve. Ndërsa sot kemi 250.000 të vdekur më shumë. Megjithatë duket se Siria po shkatërrohet totalisht, thotë Schumacher.
Ish-ambasadori kritikon në veçanti strukturat e Këshillit të Sigurimit. Pesë vendet anëtare të OKB: SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe mund të bllokojnë të gjitha iniciativat me veton e tyre. Vendimet e domosdoshme varen prej egoizmave të anëtarëve. Këtë e dëshmojnë vetot në rastin e luftës në Siri apo në Ukrainë. Njëkohësisht ato po e bllokojnë edhe reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB, sepse për reforma po diskutohet qysh prej vitit 1990.
Privilegjet dhe mungesa e veprimit
Para më shumë se katër javësh, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier ka nisur një përpjekje të re për të bindur organin më të lartë të OKB-së që t’u përshtatet zhvillimeve më të fundit ndërkombëtare. Këtu bën pjesë edhe kufizimi i së drejtës së vetos. Kjo për shkak se organizata botërore pamundësohet të veprojë edhe në rastet kur bëhet fjalë për krimet më të rënda.
Shpesh edhe helmetkaltërit janë në shënjestër të kritikave për sulme seksuale. Kundër misioneve në Haiti, Kongo, Liberi apo Sudanin Jugor po vazhdojnë edhe hetimet. Ndërkohë që misionet vuajnë edhe nga pasojat e dështimeve në disa misione. Në vitin 1994 helmetkaltërit u tërhoqën nga Ruanda, në vend që të evitojnë masakrat dhe gjenocidin kundër pjestarëve të fisit tutsi. Në vitin 1995 helmetkaltërit fajësohen se nuk e evituan masakrën në Srebrenicë.
Sukeset e mëdha
Në historinë e OKB ka pasur edhe misione të suksesit të madh, thotë ish-ambasadori gjerman në OKB Gunter Pleuger (2002 bis 2006), në bisedë me Deutsche Welle. Krahas forcimit të të drejtave të njeriut, dekolonializimi është një prej sukseseve më të mëdha të saj. Prej vitit 1940 – 2002, OKB ka ndihmuar që 120 koloni të arrijnë pavarësinë. Kjo ka ndryshuar edhe politikën globale, sepse në këtë mënyrë shihet se sa e papranueshme është politika e dhunës në këto vende. Pleuger është i bindur se kjo ka kontribuar edhe në lëvizjet demokratike në Evropën Lindore dhe në veçanti heqjen dorë nga dhuna eventuale në rastin e ribashkimit të Gjermanisë. Ky diplomat mendon se megjithë kritikat, OKB do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në përmasat botërore, për zgjidhjen e konflikteve, ruajtjen e mjedisit dhe gjendjen e zgjidhjeve globale. “Asnjë shtet i veçantë nuk mund të luajë një rol të tillë, sepse për zgjidhjet globale kërkohen edhe institucione globale, siç është OKB-ja.?
Qindra mijëra azilkërkuesit, të cilët po mbërrijnë në Gjeman...
Lideri i AAK-së,Ramush Haradinaj në një konferencë për media...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka denuar zhvillimet ...
40 të vdekur janë shënuar pas një përplasjeje të një autobu...
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje t...
ISIS kërcënon se ata do vrasin çdo hebre në botë përmes një ...
Një ngjarje makabre ka ndodhur në Shuarek të Kosovës.Në fami...
Uragani “Patricia” mund të arrijë maksimumin teorik të një s...
Një vështrim mbi hetimin në Uashington të sulmeve në Bengazi...
Kriza e refugjatëve përçan partitë konservatore europiane. N...
Në kuadër të rikthimit të forte të Rusisë në skenën globale,...
Opozita në Kosovë ka hedhur sërish ditën e sotme gaz lotsjel...
Stuhia më e fortë e regjistruar ndonjëherë në Amerikë ka pre...
Dy sulme me bomba në veri-lindje të Nigerisë kanë lënë të pa...
50 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të zhduk...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi tha i ka rregull...
Qeveria gjermane po mendon që për dëbimin e refugjatëve të p...
Sulmet e Shtetit Islamik shënuan një intensifikim ditor prej...
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka akuzuar autoritetet çek...
Kosova pritet të nënshkruajë javën e ardhshme marrëveshjen e...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...