“E shite apo s’e shite vilën në Itali?”/ Balla shënjestron Shehajn: Mos e nxjerr Kadastra italiane që e ke ende
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kriza e refugjatëve përçan partitë konservatore europiane. Në kongresin e Madridit pati grindje për politikën e azilit. Nëse Merkel beson se Europa ia del mbanë, kryeministri hungarez Orban kërkoi ndërhyrje të ashpër.
Kongresi i partive konservatore europiane në Madrid ishte planifikuar si një festë familjare plot harmoni dhe pak ndihmë për fushatën zgjedhore për kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, i cili kërkon të rizgjidhet më 20 dhjetor. Por për shkak të krizës së vazhdueshme të refugjatëve, ai u kthye në një samit spontan të krerëve konservatorë, që erdhën në një numër të madh në Madrid. Pati shumë takime në rreth të ngushtë, madje për njërin nga këto takime u tha se plasi vërtet sherri pas dyerve të mbyllura. Por në skenën politike në sallë u tregua më shumë harmoni. Pllakate blu vetëm me një fjalë “Së bashku” reflektuan shumë qartë dëshirën për një politikë të përbashkët.
Merkel: “Gjithkush duhet të trajtohet në mënyrë njerëzore”
Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) e përsëriti qëndrimin e saj se kufijtë parimisht janë të hapur dhe se nuk ka limit për pranimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve. “Kushdo që shkel në Europë, ka të drejtën të trajtohet si njeri. Ne nuk e kemi bërë kartën e të drejtave bazë të njeriut që njerëzit që vijnë nga diku tjetër të mos i trajtojmë si njerëz”, bëri thirrje Merkeli para përfaqësuesve të 75 partive popullore konservatore nga 40 vende. Ajo përsëriti fjalinë e saj orientuese: “Ne do t’ia dalim!” Duhet të punojmë së bashku me Turqinë dhe duhet të kthejmë sërish ligjin në kufijtë me partnerët e NATO-s Turqinë dhe Greqinë.” Mijëra refugjatë vijnë ditë pas dite me gomone në ishujt grekë.
Merkel nuk u shpreh mbi gjendjen kaotike në itinerarin e Ballkanit. Ajo apeloi me patos kolegëve të saj në skenë për solidaritet. “Ne duhet ta ndajme barrën dhe këtë detyrë në mënyrë të drejtë. Çdokush në bazë të mundësive dhe kapaciteteve dhe mbi atë se çfarë mund të bëjë konkretisht. Kjo ka qenë gjithmonë Europa dhe kjo është formulë suksesi. Prandaj nuk do të ndalem së luftuari për këtë, që ne t’ia dalim me solidaritet edhe kësaj sfide, ndoshta më e madhja e dekadave të fundit.”
Orban: “Europa është e dobët”
Por kryeministri hungarez Viktor Orban e cilëson të gabuar këtë politikë. Ai kërkoi në Madrid sigurimin e kufijve europianë dhe kufizimin e fluksit të refugjatëve. Po qe se kjo nuk funksionon në Greqi, atëherë Hungaria dhe Sllovenia duhet ta marrin vetë situatën në dorë. “Europa sot është e pasur dhe e dobët. Kjo është përzierja më e rrezikshme” iu drejtua ai delegatëve. Nuk kam gjë kundra myslimanëve tha ai, por “ne nuk kemi mandat të ndryshojmë thellësisht shoqërinë europiane.” Në adresë të kancelares gjermane, kryeministri Orban tha se refugjatëve nuk iu duhen bërë premtimet që nuk mund të mbahen. Shumë nga migrantët nuk janë refugjatë lufte, por “djem të rinj që duken si një ushtri.”
Kreu i fraksionit të kristdemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber (CSU) pranoi në bisedë me Deutsche Wellen se brenda partisë së tij ka përplasje të forta. “Partia popullore europiane nuk është ndryshe nga Europa. Ne kemi një marrëdhënie të tensionuar”, tha Weber. Ai kërkoi që Europa t’i ndihmojë refugjatët. “Kur Jordania, Libani si vende tejet të varfra munden t’u ofrojnë strehë sirianëve, atëherë edhe Europa duhet t’ia dalë mbanë.” Detyra jonë është që të ndihmojmë, por nuk duhet të lejojmë që qindra amijëra vetë lëvizin të pakontrolluar në Europë, thotë politikani i CSU-së. “Duhet t’i japim shtetit fuqinë që ka, të kontrollojë. Kufijtë e jashtëm të Europës duhet të sigurohen”, por nuk bëhet fjalë për të ngritur gardhe, tha Weber.
“Jo shoqëri multikulturore”
Por pikërisht këtë bën Hungaria për ta drejtuar fluksin e refugjatëve nga vendi i saj drejt Kroacisë apo Sllovenisë. Eurodeputeti hungarez György Schöpflin i partisë qeverisëse hungareze Fidesz mendon se Hungaria vepron ashtu si duhet. Hungaria respekton të drejtën europiane e nuk i ka mbyllur kufijtë, thotë eurodeputeti hungarez. Hungaria kërkon që refugjatët të kalojnë nëpër qendrat e regjistrimit. Kush do të aplikojë për azil në Hungari, mund ta bëjë këtë. Lidhur me Gjermaninë ai thotë se “Gjermania duhet të vendosë. Unë e kuptoj deri në një pikë pse Gjermania tregohet kaq zemërgjerë, por nuk jam i sigurtë nëse Gjermania vërtet mund t’ia dalë më këtë numër të jashtëzakonshëm refugjatësh.” Schöpflin thotë se Hungaria nuk lejon që të marrë udhëzime nga Gjermania për politikën e saj të azilit. “Mendoj se ka një dallim të madh mes shteteve në Lindje të Europës dhe shteteve perëndimore. Po qe se perëndimi vendos shoqëri multikulturore, mund ta bëjë këtë. Por ne nuk e duam këtë, dhe ky është vendimi ynë.”
Konservatorët europianë u shprehën në një rezolutë se Europa nuk mund të pranojmë miliona refugjatë të tjerë. “Ne kemi një detyrim të ndihmojmë”, tha kreu i rizgjedhur i konservatorëve europianë, Joseph Daul. “Por ne kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët tanë. Ne nuk mund t’i hapim dyert për të gjithë refugjatët.” Ndërkohë presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk kërkoi hapur dhënien fund të “sherrit të turpshëm” për kuotat e shpërndarjes së refugjatëve në Europë. Shansi tjetër për një ujdi është këtë dielë kur të takohen krerët nga vendet e Ballkanit me politikanët europianë.
Presioni që vjen djathtas
Në shumë shtete të BE-së partitë konservatore ndodhen nën presion, sepse në kohën e krizës së refugjatëve ekstremet e spektrit politik të djathtë po krijojnë lëvizje populiste: Pegida dhe “Alternativa për Gjermaninë”, në Gjermani, Fronti Nacional në Francë, UKIP në Britaninë e Madhe etj. Kundër këtyre populistëve që ofrojnë “përgjigje të thjeshta” konservatorët europianë u distancuan qartazi. Në Madrid delegatët konservatorë ngritën lart Spanjën si një shembull në politikën e refugjatëve. Ky vend ka nënshkruar prej vitesh marrëveshje me Marokun, Saharanë Perëndomre dhe Senegalin. Këto vende marrin ndihma financiare në këmbim të pengimit të refugjatëve në tentativën e tyre për të ardhur në Spanjë. Rreth eksklavave spanjolle Ceuta dhe Melilla janë ngritur gardhe ndarës.
Në kuadër të rikthimit të forte të Rusisë në skenën globale,...
Opozita në Kosovë ka hedhur sërish ditën e sotme gaz lotsjel...
Stuhia më e fortë e regjistruar ndonjëherë në Amerikë ka pre...
Dy sulme me bomba në veri-lindje të Nigerisë kanë lënë të pa...
50 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të zhduk...
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi tha i ka rregull...
Qeveria gjermane po mendon që për dëbimin e refugjatëve të p...
Sulmet e Shtetit Islamik shënuan një intensifikim ditor prej...
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka akuzuar autoritetet çek...
Kosova pritet të nënshkruajë javën e ardhshme marrëveshjen e...
Një person i maskuar e i armatosur me një shpatë ka vrarë n...
Ministria e Shëndetësisë e Irakut ka raportuar se janë 1,80...
Kisha polake ka shkarkuar nga detyra priftin polak i cili p...
Policia e Shkupit ka arrestuar një person të shpallur në kër...
SHBA ka dënuar ashpër vizitën në Moskë të presidentit sirian...
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prish...
Teherani nuk heq dorë nga ideologjia. Ja pse Obama nuk mund ...
Zv.Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nuk do garo...
Zv.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar rekoman...
Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe kryediplomati serb Ivica D...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...