Helmimi i kursantëve në Akademinë e Sigurisë/ Policia e Prokuroria vijojnë hetimet, në shënjestër dhe AKU
Ka shkuar në 64 numri i kursantëve të helmuar nga ushqimi ...
Ka shkuar në 64 numri i kursantëve të helmuar nga ushqimi ...
Numri i refugjatëve, që hyjnë çdo ditë në BE, shtohet. Politika evropiane është plotësisht e pafuqishme. Gjithçka varet nga Gjermania, kufijtë e së cilës janë faktikisht të hapur, mendon Bernd Riegert.
Në samitin e BE-së javën e kaluar kryetarët e shteteve dhe të qeverive bënin ende sikur kishte një politikë të përbashkët për refugjatët dhe iniciativa për zgjidhje. Tani, as një javë më vonë, faktet në rrugën e Ballkanit flasin një gjuhë tjetër. Nuk ndjehet më asgjë nga solidariteti evropian dhe ndarja e barrës. Çdo shtet mbron vetëm vetën.
Hungaria izolohet në mënyrë të vazhdueshme me ndihmën e Çekisë dhe Polonisë. Greqia, Kroacia, Sllovenia, Austria i lënë të kalojnë sa më shpejt të jetë e mundur refugjatët e lagur dhe që dridhen nga të ftohtët. Vendet kandidate të BE Maqedonia dhe Serbia bëjnë të njëjtën gjë. Në fund të zinxhirit ndodhet Gjermania, e cila nuk është në gjendje të pranojë më dhe gjithnjë e më shumë nuk dëshiron të marrë më, nëse ke parasysh protestat e qeverisë së landit të Bavarisë dhe sondazhet e opinionit publik.
Situata po rëndohet
Pavarësisht nga shumë vendime në Bruksel situata nuk është përmirësuar, por është acaruar: Një numër gjithnjë e më i madh azilkërkuesish dhe refugjatësh guxojnë të ndërmarrin udhëtimin, pavarësisht nga pengesat e mëdha në kufi. Numri i tyre po rritet dhe jo ashtu siä e kishin përfytyruar liderët evropianë. Dhjetëra mijëra janë rrugës nga Greqia drejt Evropës veriore. Të hënën Komisioneri i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara konstatoi numrin më të lartë të hyrjes në një ditë nga Turqia në Greqi për këtë vit.
Ideja e BE-së për ta transferuar problemin në Turqi funksionon ndoshta pas disa muajsh. Por qeveria turke ka bërë tashmë të qartë se nuk do të pranojë të gjithë refugjatët, që nuk i do Evropa. Turqia nuk do të luajë rolin e “kampit të përqëndrimit” për Evropën, u shpreh kryeministri turk në një krahasim të paparë. Këtu nuk sjellin dobi as joshjet me lëshime politike dhe me bankënota evropiane.
Politika evropiane e muajve të fundit për refugjatët ka dështuar dhe tani kërcënon të zhytet plotësisht në kaos. Komisioni Europian i pafuqishëm flet ende për një zgjidhje panevropiane dhe dëshiron të shmangë fajësimet. Po shtetet anëtare Kroacia, Sllovenia, Austria, Hungaria dhe Greqia e bëjnë një gjë të tillë. Ato tregojnë njëri-tjetrin me gisht dhe akuzojnë njëri-tjetrin se shkelin rregullat evropiane. Çfarë rregullash? Çfarë vlen ende si rregull?
Dublini ka marrë fund – por äfarë vjen pas tij?
Kancelarja gjermane e ka shpallur të vdekur rregullin e Dublinit, sipas të cilit përgjegjës për refugjatin është shteti anëtar, ku ai hyn për herë të parë. Austria, Hungaria dhe landi gjerman i Bavarisë, insistojnë që të ruhet ky rregull, në mënyrë që të mund t’i kthejnë përsëri refugjatët. Greqia dhe deri diku edhe Italia nuk e repsektojnë prej vitesh rregulloren e Dublinit. Askush nuk ka deri tani një plan, se cilat rregulla duhet të zëvendësojnë Dublinin. As kancelarja gjermane.
Koncepti i paqartë, sipas të cilit kufiri me Turqinë duhet të bllokohet dhe refugjatët duhet të futen në qendra të mëdha regjistrimi (hot spots), ka filluar të ravijëzohet. Nëse mund të vihet me të vërtetë në praktikë, është e diskutueshme. Për shkak se për këtë nevojitet një siguri më e rreptë e kufirit, kampe të ruajtura fort dhe dëbime konsekuente në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Bavaria mund të veprojë e vetme
Gjendja aktuale, ku secili vend i BE-së sheh vetëm interesat e veta, nuk mund të zgjasë shumë. Menjëherë sapo Gjermania të ndërpresë pritjen e refugjatëve, i gjithë sistemi i kalimit përgjatë rrugës ballkanike do të pësojë kolaps. Një ndërprerje të tillë kancelarja Angela Merkel nuk e ka përjashtuar, por nëse në kufirin bavarez vazhdojnë të hyjnë çdo ditë mijëra njerëz, dikur nuk do të ketë rrugë tjetër. Nëse situata vazhdon të përkeqësohet, është vetëm çështje ditësh derisa Bavaria, ndoshta e vetme në kundërshtim me qeverinë federale, do të mbyllë kufijtë.
Njerëzit, që vuajnë dirket nga ky kaos, janë refugjatët, si një masë që shtyhet nga andej këndej dhe si mjet presioni në politikën evropiane. Çfarë po ndodh? Ku kanë mbetur vlerat evropiane? Presidenti i Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker, porositi në fjalimin e tij mbi situatën në BE, se Evropa nuk mund të pranojë gardhe dhe kufij. Por recetat e deritanishme të BE-së nuk vlejnë më.
...
Çmimi i mishit shënoi një rënie 0.4 % në pikat e tregtisë të...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka vijuar aku...
Rezervat e shtetit janë kthyer këto ditë në zyra ankandesh, ...
Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu ka deklaruar ...
Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për lirimin e shesheve ...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur n...
Ministria e Financave prezantoi një vështrim të përgjithshëm...
Partia Demokratike Dega Korçë, përmes zëdhënëses Elda Gjanci...
Agjencia vlerësuese Standard & Poor tha së fundmi se afirmoi...
Pesë persona kanë që vidhnin ujin e pijshëm nga rrjeti i shp...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur ...
Aleanca e Grave Deputete së bashku me Programin e barazisë g...
*Nga Thanas Dimço/Specialist IT & Cybernetic CrimeDuke parë ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e UNESCO...
Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar in...
Në Durrës ka humbur jetën një grua pasi e ka zënë korrenti g...
Një skandal ka përfshirë Ministrinë e Jashtme.Greqia ka thir...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...