Mbahet protesta e shtatë në Tiranë kundër qeverisë
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Nga Gjergj EREBARA
Konsumi mesatar i familjeve shqiptare ka qëndruar në vend numëro, që nga viti 2007, duke shënuar shtatë vjet stanjacion, por në të njëjtën kohë, pabarazia në konsum mes të pasurve dhe të varfërve është shtuar, gjë që do të thotë se të varfërit jetojnë sot më keq nga sa jetonin në vitin 2007.
Të dhënat e Institutit të Statistikave të nxjerra nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, një vrojtim kombëtar i kryer vitin e kaluar dhe i publikuar së fundmi, tregojnë se konsumi mesatar mujor i familjeve shqiptare për vitin 2014 qe 69 mijë lekë në muaj. Në krahasim me vitin 2007, konsumi final nuk ka pësuar ndryshime. Por ndërsa konsumi total ka mbetur në stanjacion, gjë që sakaq është tregues shumë i keq për një vend të varfër, statistikat sugjerojnë se brenda konsumit total vërehet një rënie dramatike e shpenzimeve për Ushqim, pije dhe restorante si dhe një rritje të konsiderueshme në disa zëra ku çmimet janë të kontrolluara. Psh, shpenzimet për banesën, ujin, energjinë elektrike dhe qiranë janë rritur me 19 për qind në periudhën nga viti 2009 deri më 2014. Shpenzimet për shëndetin janë rritur me 85 për qind, transporti me 25 për qind apo arsimi me 118 për qind.
Shkurt, shifrat sugjerojnë që shqiptarët janë detyruar të kursejnë aty ku munden ndërkohë që janë përballur me kosto shtesë në mallra dhe shërbime të cilat, në shumicë, kanë çmime të ndikuara nga taksat, ose nga konkurrenca e kufizuar. Psh, konsumi në restorante dhe hotele ka rënë me 33 për qind nga viti 2009 deri në vitin 2014, por shpenzimet për transport janë rritur me 25 për qind, për shkak se çmimi i naftës ka pësuar rritje të vazhdueshme nga viti 2009 deri më 2014.
Nga ana tjetër, shpenzimet për veshje dhe këpucë kanë ardhur në rënie të vazhdueshme por shpenzimet për qira, ujë, energji elektrike apo shërbime bashkiake pastrimi janë rritur me 19 për qind.
Shpenzimet që janë shtuar më shumë për familjet shqiptare gjatë periudhës 2009-2014 janë shpenzimet për arsim, të cilat janë shtuar me 118 për qind, pasuar nga shpenzimet për shëndetësi, të cilat janë shtuar me plot 85 për qind.
Shqiptarët shpenzuan 44 për qind të buxhetit të vet familjar për ushqime në vitin 2014, ndërsa shtëpia dhe faturat u hëngrën 10 për qind pasuar nga transporti me 6.8 për qind.
Konsumi mesatar i familjeve shqiptare nuk merr parasysh luhatshmëritë mes grupeve të niveleve të ndryshme të mirëqënies. Për të bërë të qartë diferencën, INSTAT ka ndarë veçmas konsumin e familjeve që i përkasin 10 përqindëshit të pasur të shoqërisë në krahasim me pjesën tjetër. Kjo ndarje të mundëson të shohësh se 10 përqindëshi i shqiptarëve të pasur kanë shpenzime mesatare mujore prej gati 61 mijë lekësh për frymë ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë ka konsum mesatar prej 17 mijë lekësh. Rrjedhimisht, 10 përqindëshi i pasur ka konsum 3.6 herë më të lartë se sa pjesa tjetër e shoqërisë.
Fakti tjetër është që përgjatë viteve 2009-2014, konsumi i 10 përqindëshit të pasur të shoqërisë është rritur me mbi 20 për qind, ndërkohë që konsumi i pjesës tjetër të shoqërisë për frymë është rritur me 8.9 për qind. Familja shqiptare është zvogëluar ndjeshëm përgjatë pesë viteve për nga numri i anëtarëve për arsye që nuk shfaqen në vrojtim, por që mund të ketë lidhje me emigrimin masiv. Një pjesë shumë e madhe e pabarazisë dallohet se lidhet edhe me faktin që familjet e pasura janë zvogëluar në numër mesatar anëtarësh më shumë se sa pjesa tjetër e shoqërisë.
Pabarazia dallohet edhe nga njëri qark i Shqipërisë në tjetrin. Sipas INSTAT, ndërsa konsumi mesatar mujor i familjeve është 69 mijë lekë në të gjithë territorin e Shqipërisë, në Tiranë konsumi është gati 82 mijë lekë për familje në muaj ndërsa në Elbasan është 53 mijë lekë në muaj. Sipas të dhënave të këtij vrojtimi, aktualisht Korça, Vlora dhe Elbasani janë zonat më të varfëra në Shqipëri ndërsa Shkodra, Lezha dhe Tirana janë më të pasurat.
Gazetari Adi Krasta ka hedhur akuza të rënda ndaj politikanë...
G.Nokshiqi mendohet të jetë personi që është paguar për të v...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pirro Kapurani ...
Top Channel raporton se referuar një dokumenti që disponon, ...
Policia ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Junxhin Llanaj,...
Partia Kristian Demokrate përmes një deklarate për mediat sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një...
Në Patos një bombël gazi ka shpërthyer.Ngjarja ka ndodhur pa...
Kreu i bashkisë, Eduart Kapri është shprehur se situata e p...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se ins...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Çeki për një vizitë zyrtare...
Karabinierët e Italisë kanë shkatërruar një grup italo-shqi...
PD ka vazhduar akuzat ndaj kryeministrit, Edi Rama për bllok...
Kryeministri Rama është nisur sot në një vizitë zyrtare në R...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po neglizhon situa...
Qyteti i Elbasanit ka dekoruar futbollistin e kombëtares, A...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me vendim...
Deputeti i opozitës Dashamir Shehi debatet e fundit në PD i ...
Nga Kristi PinderiZoti Kryeministër,Më shkruanit dje në një ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...