web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pogradec/Permbytjet Fatkeqsia e familjes Abrashi ne Verdove

11 Tetor 2015, 11:09, Aktualitet CNA

Familja Abrashi në Vërdovë të Pogradecit i ka shpëtuar për pak një tjetër tragjedie nga përmbytjet.
Vetëm 6 muaj pasi gruaja e Andrea Abrashit, Monika Abrashi humbi jetën ndërsa vërshimi i lumit Vërdovë e mori përpara në oborrin e shtëpisë, kësaj familje i është shembur gjysma e shtëpisë.
Në momentin e ngjarjes në banesë ishin 6 anëtarët e familjes, mes tyre tre fëmijë.
I zoti i shtëpisë, Andrea Abrashi, tha për Ora News se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe se në dhomën që shembi lumi flinin fëmijët.
Ai tregon se po të mos ishte në banesë muri i shembur do t?ia kishte zënë poshtë fëmijët.





Lajmet e fundit nga