Lotaria Amerikane/ Të gjitha përgjigjet e pyetjeve që keni për aplikimin
Më 1 tetor u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2017....
*Elvi FUNDO
Kryetarët e PD-së në disa degë, kanë hedhur kohë mbas kohe, akuza dhe fyerje ndaj ish deputetëve që kanë drejtuar më parë grupet e punës, apo ish ministrat dhe drejtuesit e djeshëm të qeverisjes të PD-së.
Sulmet kanë qenë nga më banalet, Roland Bejko akuza dhe ironi ndaj Genc Rulit, kreu i PD në Shkodër Ramiz Çobaj, ndaj Jozefina Topallit, Mojsi Meminaj i Vlorës së fundi sulmoi ashpër Arben Ristanin, kreu i Lushnjës Myslyym Murrizi akuza në total, kreu i Durrësit më në fund ju përgjigj euforisë së kolegëve të tij. Të gjitha sulme që vijnë nga intervista apo postime në rrjetet sociale.
Këto quhen sulme dhe akuza parimore dhe moraliste prej tyre, pikërisht ato akuza që ata kanë hedhur në publik. Në dy momente përpara dhe pas zgjedhjeve, atëherë kur fluturonin dhe pasi u ulën nga fluturimi, por mesa duket ende nuk janë me këmbë në tokë. Problemi nuk janë vetëm ata që kam përmendur si shembuj më sipër, sepse ata të paktën kanë kurajon dhe flasin publikisht. Janë dhe ca nga ata që po ta analizosh më shumë duket analfabet klasik, se një drejtues që përfaqëson opozitën në qytet.
Problemi qëndron tek shumica e kryetarëve të degëve, që me shpatë në dorë deklarojnë se janë mbështetës të Bashës, ata e kanë bërë kryetar dhe ai ka detyrim pasi ju ka premtuar ti fusë deputetë në lista. Dhe gjithçka fillon korrik 2013. Por atyre ju ka ngelur ora ende atje, kurse PD-ja, dhe opozita nuk mund të mbeten peng i një pazari momenti, që në fakt koha e vërtetoi të dështuar.
Këtu pikërisht këtu fillon debati, këtu e kanë fillesën akuzat. Pra nuk kemi të bëjmë me sulmë parimore që shëndoshin dhe zhvillojnë opozitën, por thjesht me lojra klanore për ca karrige në parlament. Gjithçka politikë, për të pasur postin nesër, por që krijohet nga një interes kolltuku dhe ska aspak moral. Për më tepër po ti hyjmë analizës parimi dhe vlera e një debati kryetarë të rinj, ish-ministra dhe dreëjtues na bie përtokë. Kjo jo vetëm për pasionin për të zënë karrigen e deputetit, por për të thënë të vërtetën që këta kryetarë janë po aq përgjegjës për gjendjen e opozitës sa ish-ministrat kush më shumë e kush më pak.
Janë po këta njerëz që dje kanë qenë në ofiqe, gjatë qeverisjes të PD, drejtorë në ministri, tatimorë, prefektë, drejtorë arsimi, drejtorë patentash, ish-deputetë e kështu me rradhë. Llokmat e tyre të korrupsionit janë bema, kanë edhe gjëma në shumë qytete, dikush edhe në Tiranë apo institucione të varësisë. Skandale që në fakt janë ditur bësoj jo vetëm nga njerzit por nga drejtuesit në qendër dhe qarrqet mediatike. Pra janë përgjegjës për atë që PD mori si kosto pushteti duke ikur në opoizitë.
Shumë prej tyre kanë dëmtuar hapur interesat e PD-së, në zgjedhje. Dikush ka kandiduar i pavarur, dikush me LZHK, dikush akuzohet për Dushkun, dikush ka shkuar me Ballin, dikush tjetër ja ka shitur zonën PS-së, dikush pazare dhe sot me LSI-në.
Ku qëndron morali këtu? Çfarë kërkojnë këta njërëz që janë krerë lokale të PD-së sot? Pasi humbin zgjedhjet lokale, pse kërcejnë si gjela?
Do e vlerësoja debatin e tyre po të kishte parime dhe vlerë, por për sa kohë e bejnë për të rrëmbyer një karrigë deputeti, apo fshehin të djeshmen e tyre dhe sot bejnë moralin, gjithcka e tyre është ose shterpë, ose më keq akoma, një malinjë e orkestruar për të hequr vëmendjen nga thelbi i problemit. Gjendja skandaloze e opozitës që i ka dhënë shtysë arogance dhe nota regresive qeverisë.
Kryetarët e degëve, që disa janë edhe më te vjetër se Basha apo disa ministra në PD, e dinë mirë se duke thyer këmbën e karriges së deputetit, të disa personave që dje ishin ministra, mund të jenë nesër në lista, kështu mendojnë se i shërbejnë imazhit të PD-së dhe rregullojnë opozitën. Në fakt imazhin e PD-së po e bëjnë sallatë, mjafton rezultati në zgjedhje lokale, ku diku PD është edhe 13%, për të kuptuar sa vlejnë. Më keq akoma ku diku PD, ka humbur edhe nga çmenduritë dhe skandalet e kryetarëve, pa folur për zona ku i kanë sabotuar hapur kandidatët dhe kanë qenë në Pazar me qeverinë, Korça është shembulli perfekt I kësaj të fundit.
Ish-ministra dhe drejtuesit e djeshëm kanë kostot e tyre dhe kjo nuk diskutohet, por problemi është se disa nga këta kryetarët e degëve në bazë kanë një kosto me të madhe se ish-drejtuesit e djeshëm. Zgjedhjet lokale e treguan, në shifrat reale jo ato që përpiqet të na tregojë Ristani.
Kosto jo thjesht nga imazhi i hajdutit të djeshëm veshur me pelerinën e ndershmërisë sot, kjo është pak shumë pak, por kostot për gjendjen që kanë katandisur degët e tyre me përcarje e përjashtime, me rrezultate më të ulta se në vitin 1997, edhe më pak se në 2013, në shumë degë. Kosto që vijnë prej sjelljes së tyre arrogante dhe përcarëse e cila është shkatërruese për PD-në, ata e dinë dhe e shohin, por nuk i le endra për karrigen e tyre, ku të humbur e ku të pa fituar në parlament.
Prandaj sa flasin dhe kërcejnë që të rrëmbejnë një karrige, minimalisht dhe moralisht shumica duhet të jepnin dorëheqjen publikisht, të lirojnë degët, të ketë një analizë reale, bashkim vlerash dhe kontributesh, respektim të mendimit ndryshe dhe punë konkrete cdo minutë të ditës, jo broçkulla mediatike për pak lavdi të humbur dhe dështim që kërkon të fshihet duke akuzuar./*citynews
Më 1 tetor u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2017....
Shirat e rrëmbyer në Pogradec kanë shembur një banesë.Bëhet ...
Është identifikuar vikitma e parë nga përmbytjet në Vlorë.Pe...
Vlora dhe Fieri janë dy qytetet më të dëmtuar nga përmbytje...
Në qytetin e Vlorës është shënuar viktima e parë nga përmbyt...
Me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe rikthimin e reshjev...
Jemin Gjana, i saporikthyeri në PD ka deklaruar në një inter...
Reshjet e dendura të shiut që shoqëruan të gjithë vendin ka...
Në qytetin e Fierit është krijuar një situatë mjaft kritike...
Disa rrugë të qytetit të Vlorës u përmbyten për shkak të re...
Policia e Korçës ka arrestuar një 58 vjeçar , pasi kishte kt...
...
Hidrovori i Karavastasë dhe ai i Darëzezës kanë patur munges...
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje të qyteti...
Instituti i Parashikimit të motit ‘Meteoalb’ njofton për një...
Shirat e orëve të fundit kanë krijuar një situatë të pazakon...
Edhe pse në ditën e sotme autostrada Tiranë-Durrës ka patur ...
Ligjvënësi socialist i Qarkut të Lezhës, Arben Ndoka në mëny...
Filmi “The Big Short” është i bazuar në librin e Michael Lew...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...