web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Shqipëria digjet, Rama krihet ekraneve

9 Tetor 2015, 18:34, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar konferencën për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur ditën e sotme lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari Basha shkruan se ndërsa vendi ynë është i zhytur në varfëri, korrupsion dhe krim, Kryeministri është bërë komentator i rubrikës sportive.

Ja çfarë shkruan kryetari i PD-së, Lulzim Basha në Facebook:

Shqipëria digjet nga varfëria, korrupsioni dhe krimi, ndërsa kryepërgjegjësi na krihet ekraneve si komentator i rubrikës sportive. Vendi është përmbytur nga korrupsioni që ka shpërthyer në cdo anë. Shqiptarëve u janë marrë nga afera e tij me CEZ 600 milionë euro. Kryepërgjegjësi përcakton klientët dhe ndërtuesit e tij fitues të cdo tenderi që para se të bëhet tenderi. Ministri i tij ka hapur mësimore droge. Pasi e ndriti me papunësinë, taksat, cmimet dhe shëndetësinë tani na bën edhe leksione futbolli e tifozërie. Këndon gjeli majë plehut!





08:34 Aktualitet

Nuk/Nga Edison YPI

Nuk i kuptova. Nuk i durova. Nuk i mora seriozisht. Nuk më n...

Lajmet e fundit nga