web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kakavijë / U kap me 32 pako kanabis në makinë, arrestohet greku

9 Tetor 2015, 10:51, Aktualitet CNA

Një 51-vjeçar grek ka rënë në prangat e policisë kufitare.

Ai është Theodoros Zoisit, banues në Greqi.

Greku  u kap me 32 pako kanabis (8 kg e 330 gram), sasi të cilën do ta trafikonte nga vendi ynë për në shtetin fqinj.

Në makinën e tij tip Peugeot, kishte  një sasi lënde narkotike të fshehur në pjesët e brendshme të saj.

Drejtuesi i automjetit  u shoqërua  në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tirane për Trafik Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike.





08:34 Aktualitet

Nuk/Nga Edison YPI

Nuk i kuptova. Nuk i durova. Nuk i mora seriozisht. Nuk më n...

Lajmet e fundit nga