web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë / Tre të arrestuar, u konfilktuan me armë

9 Tetor 2015, 07:51, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona pas një konflikti banal që degjeneroi në përdorimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shqitas.

Irjat Rukaj, 50 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar me dy vëllezër, Sokol dhe Aurel Dinoshi, përkatësisht, 25 dhe 21 vjeç.

Dy të rinjtë  deklarojnë se janë qëlluar drejt për drejtë nga 50-vjeçari, të cilit i janë shmangur goditjes.

Vëllezërit kanë mundur ti marrin armën Rukajt, e më pas e kan goditur me thikë në trup dhe në kokë, duke i shkaktuar plagë trupore.

50-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia i arrestoi të tre personat, dhe sekuestroi një armë gjahu moel gjerman, një fishek, një gëzhojë, një thikë buke, si he një sopatë të vogël që janë përdorur në ngjarje.

Mbi Irjat Rukajn rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa për vëllezërit Dinoshi rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.





Lajmet e fundit nga