web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Batutat Rama-Berisha në parlament

9 Tetor 2015, 08:14, Aktualitet CNA

Dita e djeshme, përveç akuzave dhe debateve të ashpra, ka dhuruar edhe humor.

Kryeministri Edi Rama ka vënë në lojë paraardhësin e tij Sali Berisha, ndërsa i qendronte në këmbë tek foltorja.

Ata kanë shkëmbyer një sërë replikash dhe batutash me njëri-tjetrin.

DEBATET

Meta: Ka fjalën zoti kryeministër?

Rama shkon në foltore, Berisha kërkon fjalën për replikë

Meta: Replika është dy minuta

Balla: Jo nuk ka replikë

Meta: Zoti kryeministër mund ta bëjë replikën 2 minuta zoti Berisha, ju lutem?

Rama e fton Berishën në foltore, i lë vendin dhe i rregullon mikrofonin? Deputetët duartrokasin dhe qeshin.

Berisha merr fjalën: Meqenëse zotëria foli pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, mashtroi dhe gënjeu pa asnjë lloj kufiri, po i them diçka. A nuk ju tha këtu se atë dokument ja u dorëzoi ju BDO-ja? Mashtroi. Ai dokument, ai studim, është dorëzuar në shkurt të vitit 2014, forma dëshmitare, forma preliminare i është dorëzuar atij zotërisë në nëntor të vitit 2013. Unë isha në pushtet apo ju ishit në pushtet? Po ty (Rama) të ka këshilluar gjyshja që të gënjesh.

Meta: Zoti Berisha, ju lutem koha me Kushtetutë mbaroi?

Rama pas disa minutash diskutim të Berishës: Mbarove? Ulu dhe merr fjalën prapë, se unë e kisha kërkuar fjalën.

Berisha: Të mbaroj këtë tani unë. E kam të qartë që je njeri me nerva të lodhura.

Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndryshe do të ndërmarr pushim.

Rama: Kthehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua (i tregon Berishës letrat që ka përpara).

Deputetët qeshin dhe filmojnë Ramën dhe Berishën

Berisha: Nuk është këtu, si nuk është këtu? Hajde këtu (fton një nga deputetë). S?ka gjë kështu e ka ky (për kryeministrin Rama). Ky zotëria që rri këtu në këmbë, i cili në kulisa me Stefan Fule e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bankën e të akuzuarve sot.

Rama: Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fule dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj­lloj aferash.

Berisha: E tha Kopac?

Rama: Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet Kopak dhe jo Kopac. Megjithatë tani mos më ndërprit se më more dhe kohën. Më lejoni të them dhe unë disa gjëra. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. Ishin porosi për qeverinë e tij. BDO kujt ia thoshte, neve apo qeverisë tënde?

Berisha: I dorëzova dosjen?

Rama: Po para se t?i dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet?

?..

Rama: Jozefinë qeshu por nuk je më ajo rinia që qesh se bota është e jotja.Të paktën ti mos u qesh se mund të themi për ty çka të dum por nuk mund të themi që ke qenë e përfshime në këtë punë kështu që mos u jep buzëgjeshje solidare atyre që do të shkojnë të përgjigjen për këtë çështje?ku i dihet, mund të kem unë të drejtë në këtë rast?

Topalli: E ke për Ilir Metën?

Rama: Ndigjoje Jozefinë ndigjoje

Topalli: Vazhdo, fol, se atë punë ke.

Rama: Ku t?i gjenin konsulentët këta, këta kishin Dollapin atje. Dhe u shndërrua në Dollap të kryeministrit. U bënë dy 21 janar, për të cilët duhet të mbash përgjegjësi. Ky është fundi i botës, siç thotë një miku im deputet nga Vlora. Kjo nuk është Republikë bananesh. Ta nxisim prokurorinë që në hetim të thërrasë hetues ndërkombëtarë, qoftë edhe nga FBI.

Noka: Ke të drejtë, nuk është republikë bananesh, por republikë hashashi. Ku i ke turkoshakët?

Strazimiri: Po ti je parizien ore?

Rama: Pse kryeministri i kohës nuk çeli menjëherë hetimin për CEZ? Rritja e çmimit të energjisë, duke urdhëruar ERE, është një tjetër çështje për hetimin. Abuzuesit e djeshëm, janë sot akuzatorët kryesorë. Në zyrën ku jam unë sot dhe ky ishte dje paraardhësi im, janë bërë abuzimet më të mëdha, favore dhe pazare.

Berisha: Ti je aksident. Po, po, je aksident?

Rama: ? Gjatë periudhës pas heqjes së licencës, nuk bënë asgjë për të mbledhur dhe evidentuar dokumentet, këta dhe letrat e shtetit janë dy epoka që s?kanë lidhje me njëri tjetrin. I pamë dokumentet e kryeministrisë me dosje që kalbeshin më katin e parë në shoqërinë e sekteve që këta bashkëjetonin. Nuk bëtë asnjë përpjekje për në arbitrazh. Studio ligjore argumenton se pretendimet e palës shqiptare bëhen të vështira për tu vërtetuar në arbitrazh. Shikoni se ç?thotë avokati dhe kjo do të thotë se jeni të pafytyrë. Jeni tërësisht të pafytyrë.

Noka: Ca thotë ky mo?

Topalli: Nxirre përjashta për thyerje të etikës.

Noka i drejtohet foltores.

Meta: Zoti Noka ju lutem uluni, qetësohuni?

Rama: Të gjithë këtu në sallë mbajmë përgjegjësi për ato që themi dhe pafytyrësia?

Noka: Si thua të pafytyrë more? Si mund të flasësh ashtu.

Rama: Ja ta shpjegoj?po të vihesh në pozitën time dhe të shohësh çfarë shoh unë do të thuash çfarë janë këta të pafytyrë këtu?që ju jeni krejtësisht të pafytyrë është konstatim, nuk është abuzim

Noka pranë foltores, afrohet Garda?

Meta: Zoti Noka ju lutem, mirë atëherë 5 minuta pushim, qetësohuni.

Vazhdon me dyer te mbyllura;

Rama-Berishës: Po për biletat e tifozëve kuq e zi pse gënjen?! Asnjë biletë nuk është bllokuar! Si je katandisur; të ka ngelur shpresa te Ballisti që të bëj ndonjë gjë, se u zhgënjeve nga Luli që s?bëri gjë! Ja le Partinë?..

Rinis seanca

Rama: Gjithë kjo opozitë merret me një tragë makine që jua ka dhënë një i kërkuar i drejtësisë. Mirë që nuk vini baste për targën.

Noka: Ne vejmë bast që atë aty (Tahirin) e ke trafikant. Mbaje dhe ta gëzosh.

Rama: Mbi të gjitha, ky është hetimi, të cilit duhet t?i nënshtrohet i pari ish-Kryeministri, sepse e them e përgjegjësi politike dhe morale të plotë si Kryeministër i këtij vendi, se nëse ka një person që duhet të zbardhë lidhjet e tij me këtë çështje, ky është vetëm Sali Ramë Berisha. Është hera e parë dhe e fundit që i përmend emrin e babës se ndoshta e ke harru.

Meta: Ka kërkuar zoti Berisha fjalën.

Braçe: Kam tre orë që kërkoj fjalën.

Meta: Ju kërkoj ndjesë. Do prisni dhe pak.

Braçe: Ca pak, ai flet një orë mo.

Berisha: ?Korrupsioni juaj nis që në shëndetësi?

Rama: Fol për CEZ-in ti. Hap dollapin e hajdutëve të tu?

Berisha: Mos më ndërpre?

Rama: Më fal. Se ti kur fola unë nuk më ndërpreve?

Berisha: Jo.

Rama: Ja ky harron dhe ato që bën brenda ditës.

Berisha: Gënje ti se të ka mësuar gjyshja të gënjesh se është mirë.

Rama: Ç?ke me gjyshen time ti mor i shkretë. Lere Ti je njeri pa gjyshe. Se po të kishe dëgjuar pak gjyshen do ishe njeri më normal.

Berisha: Lëre gjyshen time ti.. Nuk ja di historinë ti asaj..

Rama: Aaa. Unë gjyshen tënde ta lë, ti timen ta ngacmosh?

Berisha: Të flas dhe për gjyshen kur të duash?

Rama: Unë u mora me gjyshen tate apo ti me gjyshen time?

Berisha: E kam shprehur këtu, kam respekt për gjyshen, ishte guvernante në pallatin mbretëror

Rama: Lëre gjyshen time. Ke Jozefinën. Jozefina është ?në rregull. Merru me atë.

Braçe: E ka me Andi Bushatin.

Rama: E ka mendjen te Vito.

Berisha: Zotëria tha se e ka dorëzuar studimin në nëntor të vitit 2013?

Rama: Në nëntor është themeluar Partia Komuniste, nuk ka ardhur gjë?

Rama: Halim vere kravatën tamam, sportiv nuk të shkon.

Berisha: Nuk është ndeshja për te mbuluar hajnitë, ndeshja është ndeshje, hajnitë janë hajni i uroj ekipit fitore.

Braçe: Kujt i uron fitore Serbisë apo Shqipërisë se nuk e morëm vesh?

Berisha: ..Nëse ta mban ajo?e di vetë për kë e kam fjalën?

Leskaj: Zoti Berisha, ju lutem përmblidheni se akoma nuk kemi hyrë në rendin e ditës ndërkohë që shumica këtu duan të ndjekin dhe kombëtare, njësoj është e arsyeshme për të qenë racional?

Topalli: E ta mbyllim?

Leskaj: Jo moj Jozefinë se ti e ke mbyllur dhe pa arsye?

Berisha mbaron dhe ikën.

Rama: Ik se ishalla Ballisti po bën ndonjë gjë sot?

Ikën edhe Topalli

Rama?Topallit: Ik ik se të iku?





Lajmet e fundit nga