Shtypi i dites
...
Ditë të zymta për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili nuk ka homolog në Evropë më të ekspozuar ndaj trafikut të drogës. Pas çdo dalje, çdo dëshmie dhe raporti, pozitat e tij sa vijnë e rëndohen. Sa të jetë Edi Rama kryeministër, Saimir Tahiri mund t?i shpëtojë drejtësisë shqiptare, por ministri i Brendshëm shqiptar tashmë është një shqetësim rajonal, evropian dhe ndërkombëtar. Saimir Tahiri pritet të jetë objekt hetimi nga drejtësia italiane, nga e cila nuk ka kryeministër dhe kryeprokuror që e shpëton. Në shtetin fqinj po zhvillohen hetime intensive, ndërsa ka sinjale serioze rreth rolit të dyshimtë të ministrit në trafikun e drogës. Ministri ka pranuar publikisht se makina e tij është përdorur për trafik droge, por ajsbergu i skandalit nuk është shfaqur i plotë. Po ashtu, ka akuza të forta, nga ish-shefi i anti-drogës, se edhe skafi i ministrit është përdorur për trafik droge drejt Italisë. Nga hetimet e autoriteteve italiane pritet të dalin në skenë emrat e mjaft zyrtarëve shqiptarë, të cilët mbrojnë dhe drejtojnë trafikun e drogës. Edhe nëse ndaj ministrit Tahiri nuk do të ngrihet ndonjë akuzë konkrete, nuk ka dyshim se roli i ministrit do të hetohet dhe qartësohet nga autoritetet italiane.
Akuzat
Pak ditë më parë, mediat italiane i bënë jehonë akuzave të bëra nga ish-kreu i antidrogës në Fier, Dritan Zagani. Mediat kanë shfaqur dyshime për përfshirjen e vetë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në trafikun e lëndëve narkotike. Një tjetër goditje ndaj Tahirit dha edhe vetë Parlamenti Italian. Përmes një raporti mbi trafikun e drogës Shqipëri-Itali, Parlamenti shprehej se në vitin 2014 pati rreth 500 herë më shumë drogë të trafikuar në Itali nga vendi ynë. Bëhet fjalë për rreth 113 ton kanabis të trafikuara. Pak ditë më parë, për këtë çështje foli dhe prokurori i antimafies në Leçe, Cataldo Motta, i cili deklaroi se trafiku i drogës Shqipëri-Itali është tepër aktiv. Madje, ai u shpreh se kohët e fundit ka filluar që të rritet dhe trafiku i armëve. Për shkak të rritjes së trafikut, duket se ka nisur dhe bërja gati e dosjes nga italianët.
Precedentët
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nëse do të jetë objekt hetimi nga autoritetet italine, rrezikon të ketë fatin e kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç. Në vitin e tij 2010 ai u detyrua të jepte dorëheqjen, pasi ishte i akuzuar për përfshirje të drejtpërdrejtë në trafiqe dhe për bashkëpunime me bandat. Në prag të dhënies së statusit kandidat Malit të Zi për integrimin në BE, ai u detyrua të jepte dorëheqjen. Për këto arsye, shumë vende nuk janë aspak në mbështetje të tij, i cili ka më shumë se dy dekada që dominon politikën malazeze. Akuza të shumta ndaj tij pati edhe nga Italia. Një tjetër precedent është Fatmir Mediu, deputeti i Partisë Republikane. Në vitin 2002, ai është dënuar nga një gjykatë italiane me burgim për përkrahje të personave të inkriminuar. Në vendim thuhet se kreu i PR-së ka favorizuar Gazmend Mahmutajn, dënuar me dhjetë vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge, për të kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali me emër të rremë (Raqi Gjoni). Duket se dhe Tahiri shumë shpejt mund të rikthehet në qendër të vëmendjes, nëse autoritetet italiane zbulojnë nëse ai është i përfshirë në vepra kriminale. Nga ana tjetër mësohet se hetimet për sasitë gjigante të drogës shqiptare në Itali ecin me ritme intensive./SOT
...
Policia e Korçës ka arrestuar tre persona pas një konflikti ...
Efektivët e policisë së Vlorës kanë sekuestruar 8 kilogramë...
Moti i keq ka sjellë probleme në aksin nacional Peshkopi – T...
Apple ka nënshkruar një marrëveshje me J.K. Rowling për të s...
Nuk është një ditë si të tjerat për Marvel; Disney ka njoftu...
Pasditen e sotme ishte njoftuar ardhja e Kryeministrit serb ...
Ylli i 007, Daniel Craig ka thënë se do të bëjë një tjetër f...
“Jam dakord që PD ka nevojë për një farë përmirësimi të komu...
Përgjaket Rruga e Kombit pranë Kukësit. Tre të vdekur dhe nj...
Aktori Marko Bitraku u nda nga jeta ne moshen 64-vjeçare, pa...
Instituti i Statistikave raporton rritje të çmimeve në shtat...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka marrë fjalën pas kryeminis...
Ka rifilluar seanca plenare, pas pushimit 10 minutësh.Rama k...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është detyruar të ndërpresë seanc...
“Ju flisnit për 600 mln euro të vjedhura nga ne, ndërkohë që...
Një skenë unike ka qenë ajo që ka prodhuar Parlamenti ditën ...
Është arrestuar 14-vjeçari që qëlloi me gur autobusin e Serb...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...