Polici maqedonas, leter prokurores speciale: hetoni te paren Kumanoven
Një pjesëtar i policisë maqedonase, që mori pjesë në aksioni...
Që kur Hungaria mbylli kufirin e saj me Serbinë, Kroacia është kthyer në vendin kryesor të tranzitit për refugjatët në Ballkan. Por edhe këtu Hungaria tani po ndërton një gardh. Vetëm tri kalime kufitare janë të hapura.
Kur motorët me naftë të autobusëve ndalojnë, nga xhamat e autobusëve depërton jashtë vetëm britma e mbytur e fëmijëve të refugjatëve. Atmosfera në kufirin midis Hungarisë dhe Kroacisë ka një qetësi të frikshme. Rreth njëzet autobusë me refugjatë kanë mbërritur nga kampi i pritjes në Opatovac të Kroacisë. Kur dyert hapen, një kufitar hungarez me maskë higjenike në gojë bërtet: “Vendosuni në dy rradhë”. Me ngurrim, 50 nga rreth 1000 refugjatët zbresin nga autobuzi dhe dalin në vapën e drekës. Ajo që kanë para syve i ngjan një kështjelle ushtarake. Automjete të blinduara, mitrolozë dhe një çadër e përbashkët furnizimi me një WC të vogël, kështu i pret Hungaria njerëzit në kalimin kufitar Beremend.
Refugjatët trajtohen si të arrestuar
Procedura që nis tani është tamam rënie në qafë. Çdo ngarkesë autobusi me refugjatë kontrollohet veçmas nga dyzina policësh të kufirit. Çdo çantë duhet të hapet. Njerëzve u bie shpesh të fikët nga rraskapitja, punonjës sanitarë kujdesen për ta. Në anën hungareze presin autobuzë.
Që refugjatët tani lejohet të hyjnë në Hungari, kjo e çudit shumicën e tyre. Ata e patën zgjedhur rrugën përmes Kroacisë vetëm sepse Hungaria e mbylli kufirin me Serbinë vetëm një javë më parë. “Jemi nisur në Liban dhe kemi udhëtuar përmes Mesdheut në Turqi. Prej atje, përmes detit shkuam në Greqi, pastaj në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci”, thotë një sirian i ri, i cili udhëton me një grup studentësh. Ai nuk ka pasur alternativë tjetër, prindërit e tij punonin për regjimin e Assadit: “Kur nuk shkojmë në ushtri, kërkon të na rekrutojë IS ose Ushtria Çlirimtare Siriane. Po ne nuk duam luftë, duam vetëm të studiojmë.”
Kamp i tejmbushur në Kroaci
Më shumë se dy d itë iu desh të priste një grupi me 4000 refugjatë në kampin e vetëm të pritjes, që ekziston aktualisht në anën kroate. Para kampit në Opatovc janë krijuar vargje të gjata njerëzish dhe refugjatë të rinj shfaqen herë pas here nga fushat e misrit pranë. Vetëm javën e kaluar më shumë se 50.000 refugjatë erdhën nga Serbia në Kroaci. Vendi është krejtësisht i mbingarkuar me valën e refugjatëve. Kalimi kufitar Beremend është kthyer në vrimë gjilpëre, sepse përmes kufirit të gjelbër në Hungari thuajse nuk vijnë më refugjatë. Pak metra larg kalimit kufitar syri të zë një grup ushtarësh hungarezë që ngulin kollona të mëdha në tokë me mjete të rënda. Me shpejtësi të madhe Hungaria tani po punon të mbyllë kufirin prej 320 kilometrash me Kroacinë.
Vetëm pas gjashtë orësh pritjeje, kolona e parë me autobusë, e shoqëruar nga automjete të blinduara të ushtrisë, vihet në lëvizje – drejt një stacioni të vogël treni në Magyarboly të Hungarisë. Prej këtu, trenat i sjellin njerëzit në kufirin austriak dhe më pranë ëndrrës së tyre, Evropës Perëndimore.DW
Një pjesëtar i policisë maqedonase, që mori pjesë në aksioni...
Kleriku më i lartë i Arabisë Saudite, myftiu i madh ka bërë ...
Bosi kryesor i trafikut të qënieve njerëzore në Libi është v...
Sipas zyrtarëve policorë dhe njohësve të çështjeve të siguri...
Ky problem vazhdon të jetë i heshtur, edhe nga përfaqësuesit...
Polonia akuzon Rusinë se po i rikthehet metodave të manipuli...
Qeveria e Serbisë ka hequr kundërmasat e ndërmarra ndaj Kroa...
Familjarja e të vrarit ka rrëfyer për Gazetën Express se dja...
Një shqiptar i Kosovës është vrarë në luftimet në Siri.Beki...
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ka thënë se prem...
Policia e Shkupit ka marrë njoftimin se një mjet shpërthye...
Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan se vala prej 8...
Të dielën do të mbahen zgjedhjet rajonale në Katalonja.Një f...
Papa Francesku në vitin 2013 i ka shkruajtur një letër të ha...
16 persona janë lënduar nga përleshjet që kanë shpërthyer në...
“Brookings Institute”Politika turke po rrëshqet thellë e më ...
Gjendja është jashtëzakonisht e rëndë, kampet në vendet fqin...
Papa Françesku mbajti një fjalim historik në Kongresin ameri...
Dy sulmues vetëvrasës, sulmuan një xhami në kryeqytetin e Je...
Samiti i BE nuk ka të bëjë vetëm me njerëzit, që vijnë në Ev...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...