Berisha merr në mbrojtje Shehajn: Tano Caridi, lule para Ballës, shkuarja te vila, akt i turpshëm
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Agron Sheha...
Gjendja është jashtëzakonisht e rëndë, kampet në vendet fqinjë janë të tejmbushura dhe miliona vetë po rrezikojnë jetën në përpjekjet për të përshkuar Mesdheun.
Ndërsa udhëheqësit evropianë përpiqen të gjejnë një zgjidhje për valën masive të emigrantëve, një nga debatet më të nxehta është ai për shkaqet bazë për krizën më të rëndë të refugjatëve në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.
Analistët janë në një mendje se dëshpërimi po i detyron dhjetra mijëra njerëz të lënë shtëpitë dhe vendet e tyre, por qëndrimet e tyre janë më komplekse lidhur me përgjegjësitë që dalin nga mungesa a hapave më të hershme për të parandaluar situatën e kirjuar.
Ivan Vejvoda, nënpresident i Fondit Marshall thotë se ndërhyrjet në Irak dhe Afganistan krijuan një situatë ku siguria u bë tejet e brishtë, Pranvera Arabe u pasua nga kaosi dhe më pas mungoi vullneti për të ndërhyrë në Siri.
?Do të thotë që veçanërisht pas kolapsit në Siri, askush nga aleanca perëndimore nuk veproi prandaj gjendja u përkeqësua dhe u ndërlikua edhe më tej nga emigrantët e Afrikës nënsahariane dhe sigurisht nga gjendja në Libi?.
William McCants që drejton Projektin për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Botën Islamike në Institutin Brookings, thotë se përgjegjësia nuk i takon vetëm perëndimit.
?Mendoj se bie direct mbi qeveritë që nuk dëgjuan popujt e tyre kur ata bënë thirrje për një ndryshim paqësor të regjimit. Bie më pas tek vendet fqinjë, veçanërisht ato më të pasurat dhe pastaj bie mbi komunitetin ndërkombëtar?.
Ai thotë se një pjesë e madhe e krizës së refugjatëve është shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve jo vetëm nga Shteti Islamik, por edhe nga regjimi i Asadit.
Zoti Vejvoda thotë se një zgjidhje diplomatike në vitin 2012 me një largim të mundshëm të Presidentit Bashar al-Assad, ose bisedime mes palëve luftuese mund të kishte qenë një masë parandaluese. Por ai shton se këto analiza bëhen me avantazhin e informacionit që kemi sot.
?Rrethanat e atëherëshme ishin krejtësisht të ndryshme dhe mendoj se njerëzit thjesht nuk e dinin se çfarë do të vinte më pas, që do të kishte një vale të tillë masive drejt Evropës?.
Mungesë e alternativave të qarta për zgjidhjen e krizës
Por Daniel Serwer, studiues në Institutin e Lindjes së Mesme thotë se fokusi duhet të jetë gjetja e një zgjidhjeje.
“Ju mund ta analizoni këtë çështje në të gjitha këto aspekte, por kjo nuk do t?ju ndihmonte për të zgjidhur problemin dhe sot nuk ka zgjidhje të lehta. Do të doja të shihja ndonjë zonë të sigurt, zonë të mbrojtur në pjesën veriore apo jugore të Sirisë, por nuk mendoj se këto gjëra do ta zgjidhnin shumë shpejt problemin.”
Zoti McCants duke iu referuar disa prej vendeve të Gjirit, thotë se disa që kanë premtuar miliona dollarë për kampet e refugjatëve nuk i kanë mbajtur zotimet. Ai mendon se duhet të investohet më shumë për kampet, në zonat pranë konfliktit.
“Do të ishte shumë mirë nëse qeveritë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara pranojnë më shumë refugjatë, por mendoj se ne duhet të fokusohemi shumë më tepër tek burimi nga vijnë këta refugjatë dhe tek vendi ku ndalen së pari në udhëtimin e tyre, që zakonisht janë këto kampe më pranë konfliktit.?
Zoti Serwer ka të njëjtin mendim, por thotë se kjo duket e pamundur dhe se ai nuk sheh zgjidhje të lehta.
Shqetësimi i depërtimit të elementëve radikalë
Zoti McCants, i cili sapo ka publikuar një libër mbi historinë dhe strategjinë e ISIS-it shpreh shqetësimin se elementët radikalë mund të hyjnë në Evropë bashkë me mijëra njerëzit që kalojnë kufijtë.
“Mendoj se në përgjithësi, shumica e njerëzve që vijnë thjesht duan t?i shpëtojnë kaosit, por kurrë nuk mund të thuhet me siguri se elementët e këqinj nuk do të përpiqen të kalojnë, aq më tepër që sulmet në Evropë janë përparësi për luftëtarët e Shtetit Islamik.?
Më shumë se 470 mijë njerëz kanë hyrë në Evropë këtë vit, rreth 40 për qind e tyre nga Siria, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin.
Shtetet e Bashkuara kanë në plan që, duke filluar nga viti 2017, të japin deri në 100 mijë viza në vit për refugjatët, nga 70 mijë që japin tani.
Papa Françesku mbajti një fjalim historik në Kongresin ameri...
Dy sulmues vetëvrasës, sulmuan një xhami në kryeqytetin e Je...
Samiti i BE nuk ka të bëjë vetëm me njerëzit, që vijnë në Ev...
Nga Noah FeldmanCila është loja e e vërtetë Vladimir Putinit...
Hakerët që shkelur rrjetet e qeverisë amerikane kanë vjedhur...
Rregullatorët e SHBA-së gjetën se prodhuesi më i madh i dytë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka marre ne telefon kën...
Një zëdhënës i presidencës së Rusisë tha sot se presidenti, ...
Më pak se 24 orë pasi bëri betimin si pjesë e qeverisë së re...
Ish-presidenti finlandez, njëherazi edhe hartuesi i planit q...
Presidenti rus, Vladimir Putin po përgatitet për sulme ajror...
Zëvendëskryeministri kosovar, Hashim Thaçi vlerëson se Rusia...
Papa Françesku ka arritur në Capitol Hill, prej nga do t’i d...
Së paku 717 persona kanë vdekur sot gjatë pelegrinazhit të h...
Ai zgjodhi që t’i uronte besimtarët myslimanë për këtë festë...
Ministri francez i mbrojtjes Jean-Yves Le Drian i ka bërë th...
Një fatkeqësi hedh hijen e saj mbi festën e rëndësishme mysl...
Kërkesat për azil nga emigrantët nga Ballkani Perëndimor kry...
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur sot në...
Numri i myslimanëve të vdekur teksa po kryenin pelegrinazhi...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...