web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varoufakis: Greqia do të përjetojë Kosovizimin

24 Shtator 2015, 11:36, Kosova & Bota CNA

Gjatë një interviste dhënë të përditshmes ?Politico?, Varoufakis, ka deklaruar se nuk dëshiron të zvogëlojë suksesin e ish-shefit të tij, por ka vënë në dukje se Syriza që nga janari ka humbur 363 mijë vota, derisa një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë dalë farë në zgjedhje: madje edhe ata 1.6 milionë grekë që kanë votuar në referendumin kundër masave shtrënguese, këtë fundjavë kanë qëndruar nëpër shtëpitë e tyre

Ndërkaq i  pyetur nga gazetari i ?Politico? se si e sheh Greqinë pas pesë viteve, Varoufakis ka dhënë një përgjigje shumë pesimiste.

?Nëse asgjë nuk ndryshon, do të jemi të zhytur edhe më thellë në vrimën e zezë. Nëse vazhdojmë të jemi në përputhje me dispozitat e marrëveshje së dakorduara për ndihmë, do të ndodhë Kosovizimi i Greqisë. Me këtë dua të them se gjithnjë e më shumë do të shndërrohemi në protektorat që e ka euron ? si Kosova ? por se eksporti ynë i vetëm do të jenë njerëzit dhe turizmi, me zero investime në veprimtari prodhuese, me banka që do të funksionojnë si thesar, e jo si institucione të kreditimit?, ka shtuar Varoufakis





Lajmet e fundit nga