Informaliteti, Ruli: Aksioni i qeverisë kryqëzatë për biznesin
Deputeti i PD-së, Genc Ruli flet në TemaTv: Qeveria mbjell t...
Borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit me 425 milionë euro ose mbi 18 për qind në harkun kohor të një viti, duke shënuar një nga rritjet më të forta gjatë viteve të fundit.
Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë, borxhi i jashtëm publik arriti në 2 miliardë e 807 milionë euro nga 2 miliardë e 383 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas bankës, rritja i dedikohet kredive që Shqipëria ka marrë nga institucionet ndërkombëtare të financave si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
Sapo erdhi në pushtet, qeveria e majtë kontraktoi nga këto dy institucione një paketë emergjente kredish me mbi 600 milionë euro, para të cilat sipas saj ishin të nevojshme për të shlyer borxhet e prapambetura që la qeveria e mëparshme.
Aktualisht borxhi i jashtëm përbën rreth 42.6 për qind të totalit të borxhit publik të vendit, ose i shprehur si raport ndaj prodhimit kombëtar, rreth 29.1 për qind.
Vitet e fundit financimi me kredi nga jashtë është parë si një mënyrë e mirë për të siguruar valutë, por edhe për të financuar ekonominë pa prekur burimet e brendshme.
Por rritja e tij e ekspozon ekonominë përballë dy rreziqeve: kursit të këmbimit dhe riskut të rifinancimit. Vitin e kaluar vetëm për shkak të dobësimit të lekut, veçanërisht ndaj dollarit, borxhi i vendit u rrit me 9.6 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e borxhit të marrë nga jashtë ka rritur edhe pagesat që shkojnë për shërbimin e tij.
Vitin e kaluar buxheti pagoi 26 miliardë lekë, ose mbi 200 milionë dollarë për të shlyer borxhin e jashtëm, nga të cilat 17.8 miliardë lekë ishin shlyerje të kredive që janë marrë në vitet e mëparshme, ndërsa 8.2 miliardë lekë ishin interesa.
Një pjesë e kredive që Shqipëria ka marrë vitet e para të tranzicionit tani janë duke u maturuar dhe duhet të shlyen mbrapsht. Bashkë me interesat që paguhen për stokun ekzistues të kredive nga jashtë, kjo e vendos buxhetin përballë nevojës për të siguruar fonde në valutë.
Për të minimizuar këtë risk, në strategjinë për menaxhimin e borxhit, qeveria është angazhuar që të mos e rrisë raportin e borxhit të jashtëm mbi kufirin 45 për qind të totalit.
Deputeti i PD-së, Genc Ruli flet në TemaTv: Qeveria mbjell t...
Bashkitë që nuk kanë një plan të miratuar vendor do të vazhd...
Investimet e huaja direkte u rritën me 36 përqind në tremujo...
Ministri i Financave mbrojti aktin normativ të Qeverisë për ...
Kryeministrat e Ukrainës dhe të Sllovakisë kanë dënuar marrë...
Bizneset që nuk deklarojnë punonjësit dhe ato që ushtrojnë a...
Papunësia mbeti i pandryshuar në tremujorin e dytë të vitit ...
Ish-ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode deklaron se a...
Pas ngadalësimit të fortë në korrik, kur zbriti në 1.3 për q...
Profesor Sotiraq Dhamo, një nga ekspertët më të njohur të ta...
Më shumë se 160 miliardë euro të ardhuar në formën e TVSH-së...
Rahoveci mbledh mijëra vetë këtë fundjavë, në një festival t...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë me dije se “defiçiti i s...
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka nënshkruar ditën e ...
Fondi i Kursimeve për Pension të Kosovës (FKPK) ka humbur dh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një deklar...
Nga Mitro CelaEdhe pse Rama, përpiqet ta bëjë “trarin qime”,...
Nëse deri më sot, e martë, qytetarët e Kosovës ishin të pang...
Deputeti demokrat, Florion Mima thote se as diktatura e Hoxh...
Dita e parë e aksionit të tatimorëve kundër evazionit fiskal...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...