web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Më shumë se 160 miliardë euro nuk janë mbledhur si TVSH në Evropë

4 Shtator 2015, 20:10, Ekonomi CNA

Më shumë se 160 miliardë euro të ardhuar në formën e TVSH-së nuk janë marrë në vitin 2013 në Evropë për shkak të mashtrimit fiskal, të optimizimit fiskal, të taksave të papaguara apo të gabimeve statistikore, deklaroi Komisioni Evropian.

Shuma e përgjithshmë që duhej mbledhur arrin në 168 miliardë euro në të gjithë Bashkimin Evropian, duke përjashtuar Qipron dhe Kroacnë statistikat e të cilave në këtë fushë janë të paplota.

?Ky studim hedh dritë sërisht mbi nevojën për të reformuar më në thellësi sistemet e perceptimit të TVSH-së brenda BE-së?, theksoi Pierre Moscovici, komisioneri evropian i ngarkuar me Fiskalitetin, duke ftuar vendet anëtare të marrin masat e nevojshme për të luftuar kundër evazionit dhe vjedhjes fiskale.

Shumat më të konsiderueshme prekin ekonomitë më të mëdha evropiane, si Italinë (47,5 miliardë euro), Gjermaninë (24,8 miliardë euro) dhe Francën (14 miliardë euro).

Por në përqindje, diferenca në TVSH (diferenca mes shumës teorike të recetave dhe shumës së mbledhur) është më e madh në Rumani (41 për qind), Sllovaki (34,9 për qind) dhe në Greqi (34 për qind).

Në të kundërt Finlanda, Holanda dhe Suedia kanë një diferencë të TVSH-së prej vetëm 4 për qind, që përkthehet në grumbullim të kënsiderueshëm të ardhurash nga kjo taksë./ATA





Lajmet e fundit nga