Berisha: Edi Rama ka gati ligjin e konfiskimit te banesave
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij thekson q...
Nga Lulzim BASHA
Para tri javësh me një VKM sekrete në 29 Korrik, Edi Rama legalizoi vjedhjen e 160 milion dollarëve nga tatimet dhe doganat e vendit. Sot tri javë pas këtij akti Edi Rama shpalli amnistinë për hajdutët dhe kontrabandistët. Nuk gjeti asnjë fjalë për të kërkuar ndjesë, nuk gjeti asnjë mundësi për të shpalosur para shqiptarëve përgjegjësinë që është e gjitha e tij, asnjë fajtor, asnjë kallëzim për 160 milion dollarë të vjedhura.
Kjo është gropa më e madhe financiare, e cila është shkaktuar kryesisht nga kontrabanda me mallrat e akcizës, e në vecanti me cigaren dhe naftën. Po Edi Rama nuk foli dhe nuk flet për këtë krim, sepse kontrabandistët janë pjesë e oligarkisë financiare dhe politike, që ka marrë peng zhvillimin e vendit.
Zgjidhja e Edi Ramës është të mbushë gropën e madhe të krimit në dogana e tatime, duke goditur biznesin e vogël, sipërmarresit e zakonshëm dhe të ndershëm që tashmë i ka çuar në zgrip të falimentimit me politikat e tij të taksave të larta, kërbaçit dhe korrupsionit.
Rritja e taksave, dyfishimi i tyre është shkaku i parë që solli këtë gjendje. Barra e rëndë që Edi Rama vendosi mbi bizneset ka sjellë falimentimin e tyre, ka sjellë largimin e tyre nga vendi, dhe nga ana tjetër rritja e taksave ka nxitur informalitetin, bilancet e dyfishta, fshehjen devijimin, evazionin.
Ne e paralajmëruam këtë dhe nuk u mjaftuam me denoncimin e përmuajshëm të përkeqësimit të situatës. Por dhamë edhe rrugën e zgjidhjes përmes amendamenteve dhe alternativës që paraqitëm në Parlament. Por Edi Rama dhe Ilir Meta i votuan kundër. Sepse nga njëra anë klientela e qeverisë favorizohet, ndërsa pjesa tjetër e binzesit të vogël, të mesëm është përballë dy alternativave: të mbushë xhepat e zyrtarëve me rryshfet ose ti vërë drynin biznesit e ta mbyllë duke flakur në mes të rrugës mijëra kryefamiljarë.
Pra ulin traun e doganave për klientët dhe ngrejnë kërbaçin për ata që mezi mbajnë familjen me bukë.
Korrupsioni, rryshfeti, zhvatja e qytetarëve dhe e biznesit është shtrirë dhe rritur në nivele alarmante, por kjo dramë që po shaktërron ditë për ditë ekonomitë familjare, individuale të shqiptarëve nuk gjen asnjë fjalë nuk gjen asnjë vëmendje në monologjet e kryeministrit.
Nga ana tjetër, po falimenton masivisht dhe biznesi i vogël po tkurret biznesi i mesëm dhe i madh dhe papunësia po rritet nga dita në ditë.
Asnjë reflektim prej kryeministrit për këtë gjendje të rëndë ku është katandisur ekonomia
Dhe kjo, sepse Edi Ramës nuk i mungojnë vetëm 160 milion dollarë në tatime e dogana.
Atij i mungon kurajo për të pranuar dështimin e madh e të turpshëm e të paralajmëruar të politikave të taksave të larta, të akcizave të larta që nxitën evazionin, kontrabandën dhe korrupsionin.
Atij i mungon vullneti për të goditur evazionin dhe korrupsionin sepse kontrabandistët dhe evazorët e mëdhenj, malavita dhe personat me rekorde kriminale në biznes, janë pjesë e grupit të tij politik.
Atij i mungon aftësia për të pranuar, ose për ta thënë më mirë, nuk ia ndjen, që taksat e rritura prej tij kanë rrënuar e çuar në kufinjtë e ekzistencës mijëra ekonomi familjare, mijëra biznese të vogla e të mesme. Sepse, Edi Ramës nuk ia ndjen për shqiptarët, nuk ia ndjen që ata zhyten në borxhe për bukën e gojës, për faturat e energjisë dhe madje për të nxjerrë pasaportat e kurbetit.
Ky dështim i shoqëruar me hajdutëri ka sjellë pasoja të rënda në jetën e vendit. Kriza ekonomike vetëm thellohet, papunësia shtohet dhe eksodi rritet çdo muaj.
Por Edi Rama bën sikur nuk e kupton, e në fakt nuk ia ndjen. Refuzon ta pranojë këtë realitet. Refuzon të pranojë që për shkak të taksave të larta dhe korrupsionit të shtrirë në çdo nivel qeverisje, siç pohoi edhe Departamenti amerikan i Shtetit, për shkak të qeverisjes me klanet kriminale, jeta e shqiptarëve përkeqësohet çdo ditë.
Edi Ramës nuk ia ndien, ndaj Edi Rama nuk ka zgjidhje. Ai është peng dhe bashkëpunëtor i oligarkëve, peng dhe bashkëpunëtor i kontrabandistëve, peng dhe bashkëpunëtor i klaneve kriminale.
Çdo masë dhe produkt i tij në këto kushte, është në kurriz të shumicës së shqiptarëve pamundur dhe në favor të klientëve miqve dhe grupeve kriminale.
Edi Ramës nuk ia ndien, Edi Rama nuk ka zgjidhje, Edi Rama nuk ka vullnet.
Por Partia Demokratike opozita dhe unë, jemi pranë qytetarëve shqiptarw në çdo fshat, lagje e qytet, me hallet dhe problemet e tyre. Ne ndjejmë dhe prekim dhimbjen e tyre të përditshme që shtohet bashkë me dëshpwrimin dhe me mungesën e shpresës. Ne e kuptojmë shumë mirë situatën, momentin dramatik që po kalojnë mijëra e mijëra familje shqiptare
Ne e kuptojmë biznesin e vogël e të mesëm, të shtypur dhe të ndrydhur nga taksat e larta, korrupsioni, nga qeverisja arbitrare dhe e padrejtë.
Ne kemi një plan. Kemi vendosmërinë që këtë plan ta kthejmë në një zgjidhje. Kjo kërkon vendime të vështira, por unë, Partia Demokratike dhe opozita bashkë me qytetarët e vendit jemi gati ti marrim këto vendime.
Pastrim i menjëhershëm të qeverisjes nga krimi.
Vendosjen e taksës së sheshtë më të ultën në Ballkan.
Transparencë dhe luftë pa kompromis korrupsionit.
Barazi para ligjit dhe konkurencë e ndershme.
Por më parë e mbi të gjitha, pastrim i menjëhershëm i qeverisjes nga krimi.
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij thekson q...
Nga Kastriot ISLAMINë themel e në drejtim të QEVERISJES OLIG...
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka vazhduar punën në kry...
Burime të Ora News, komfirmuan edhe një takim të thirrur pak...
Forcat e Armatosura kanë sfida me të cilat ballafaqohen, dhe...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun aktual te qev...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi nj...
Në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën italiane “L’Uni...
Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar hakmarrje heqjen e mb...
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka braktisur dëshm...
Sherbim torturues per pasaporta per emigrantet dhe nxenesit ...
Pas emërimit të sekretares në konsullatën greke, të Merita H...
Partia Demokratike thotë se OSHEE ka vendosur të mbledhë një...
Ekipi i kryebashkiakut, Erion Veliaj pritet të fillojë refor...
Edhe pse deputet i Partisë Demokratike, Kaç Islami nuk rri d...
Deputetët e majtë nuk do të presin fillimin e sesionit parla...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e nisi aksionin për lir...
Ditët e fundit përfaqësues të opozitës kanë deklaruar në med...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur aksionin për ...
Dy ditë pas intervistës së kryeministrit Rama, edhe partneri...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...