Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Corfu Imperial është një resort turistik i mrekullueshëm, që mund të përmblidhet si? krenaria turistike e Korfuzit. Dhomat, vilat, suitat, bangalou-t e tij shtrihen në një gadishull privat, nëntë kilometra larg qytetit, gadishull i cili përmban 3 plazhe ranore të magjishme.
Në historikun e frekuentimit, ky resort që është pjesë e zinxhirit hotelier Grecotel, shënon mjaft familje mbretërore që e preferonin, si atë të dikurshme greke ashtu edhe sovranë të tjerë nga bota.
Dhe një detaj tjetër, shefat e restoranteve të këtij resorti duhet patjetër të kenë fituar çmime ndërkombëtare të famshme për të filluar punë.
Për të mos krijuar keqkuptime, ky paragraf nuk ishte promocion për resortin në fjalë; aq më tepër që megjithë krizën greke, nga një kërkim në internet rezultoi se mjediset e tij ishin të zëna këto ditë gushti. Jo, këtë hyrje të nevojshme bëmë për të shpjeguar se ku i kalon këto ditë pushimesh ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.
Dy burime të DITA-s kanë konfirmuar faktin që Tahiri ndodhet në Corfu Imperial. Në vetvete nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është e domosdoshme që ministri i Brendshëm të pushojë.
Por pasi përshkruam cilësitë e resortit në fjalë, lexuesi mund ta marrë me mend që çmimet nuk janë aspak të përballueshme, qoftë dhe për rrogën e një ministri prej 150 mijë lekë bruto.
Të dhënat e DITA-s pohojnë se Tahiri pushon jo vetëm në një nga vilat (viletat) e kompleksit ekskluziv në fjalë. Nga faqja zyrtare e Corfu Imperial mësojmë se çmimet e këtyre viletave variojnë nga 1100 euro nata (junior bungalow suite), në 1600-2200-2400-2800-3200 euro nata dhe, për të mos shkuar më tej, ekzistojnë dhe mjedise si Palazzo Sissy dhe Royal Pavillon me përkatësisht 5 mijë dhe mbi 9 mijë euro nata.
Duke dashur të besojmë se ministri Tahiri ka zgjedhur luksin mesatar të këtij resorti, diku tek 2-3 mijë euro nata, sërish do të nevojitej gjithë rroga e tij vjetore për të kaluar një javë në Corfu Imperial.
Njëherësh, mësojmë se në këtë krenari turistike të Korfuzit, bashkë me ministrin është ndodhur edhe ish kreu i njësisë 6 për PS-në në Kombinat, i afërt me Sajmirin që kur ai si deputet socialist mbulonte njësinë 6.
Miku i ministrit, familjarë të të cilit shihen shpesh kohët e fundit në Tepelenën e akuzuar si ?Lazarati nr.2? së fundmi është përmendur për iniciativën e vënies së një rruge në Kombinat, të emrit të vëllait të ndjerë të vëllezërve Frroku. Ai nuk e ka mohuar se njihet me Frrokët, e madje se kishte biznese të përbashkëta me deputetin Mark Frroku.
Me profesion jurist, që në cv-në tij online, lidhur me aftësitë kompjuterike shkruan se ?di të përdor internetin, word-in, Excel-in etj?, ai shihet shpesh në shoqërinë e vyer të ministrit. Ajo që nuk dihet është a i kanë hesapet e këtyre shpenzimeve luksi më vete, apo kush ja paguan kujt.
Në çdo rast, janë pushime që ngrenë një pikëpyetje të madhe. 
Elvi FUNDOQKR-ja një institucioni i cili u quajt një nga suk...
Pronari sirian i tapeteve në Shqipëri, Raghed Hajjazi është ...
49 vjecarja me inicialet P.P ka gjetur vdekjen nga goditja e...
Këshilli Bashkiak i qytetit të Pogradecit do të mblidhet më...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Cako ka dhënë një konfe...
Gazeta Dita, e cila një ditë më parë botoi një lajm mbi ndal...
Një nënshtetas 52-vjeçar belg ka arritur të “blejë” vdekjen ...
Gushti i akullt Rama-Meta nuk është një konspiracion veror, ...
U desh të kalonte një dekadë, e ca më tepër, që të fillosh t...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot shpërndarjen e fo...
“Arrestohet piloti gjerman ne Tirane sepse tmerroi Ramen pas...
Mjeti i zv/kryeministrit Niko Peleshi parkohet kundravajtje....
Arkës së shtetit i mungojnë 130 milionë dollarë nga doganat ...
Tre shtetas shqiptare janë arrestuar pranë aeroportit “Nënë ...
Edi Rama dhe Ilir Meta nuk komunikojnë më direkt mes tyre. P...
Nga Mustafa NANOËshtë e vërtetë ajo që thotë Agron Gjekmarka...
Nga Artan FugaShoqeria jone qysh pasi nje pjese e klases pol...
Vrasja e trefishtë në bulevardin “Zogu I” në Tiranë, në fund...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...