Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Gushti i akullt Rama-Meta nuk është një konspiracion veror, fantazi mediatike apo produkt i shterpësisë së lajmeve, siç po rreket ta ngjyrosë një palë, por duket se është maja e ajzbergut të një pabesie politike, kristalizimi i së cilës ka nisur qysh para zgjedhjeve lokale. Ndonëse fërkimet e para Rama-Meta kanë dalë në pah vetëm ditët e fundit, akujt e parë në raportet mes dy aktorëve kryesorë të shumicës në pushtet janë shfaqur dukshëm prej disa muajsh. Jo rastësisht, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e rithekson herë pas here korrektësinë politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe parimin e saj për t?u qëndruar deri në fund marrëveshjeve politike. Por çfarë fshihet pas zbërthimit të këtij mesazhi të koduar? Kujt i adresohet ky mesazh? Cili nga aleatët po i dredhon marrëveshjes në mes të mandatit qeverisës dhe a po riluan Edi Rama telenovelën e vitit 2007?
1. Provokimi me Tom Doshin
Nëse roli i Edi Ramës në ofensivën e Tom Doshit ndaj Ilir Metës ishte i mjegullt dhe i dyshimtë, Edi Rama befas doli në skenë vetëm pak javë më vonë, teksa provokoi hapur Ilir Metën, duke flirtuar me deputetin e përjashtuar, madje duke e angazhuar edhe në fushatë. Vetëm disa javë pasi i patën shpallur luftë njëri-tjetrit, raportet mes Ramës dhe Doshit njohën një kthesë të papritur, duke konfirmuar dyshimet se skenari i komplotit nuk ishte ashtu siç dukej. Me miratimin në heshtje të Ramës, Doshi u ftua në fushatë, pa ndërprerë sulmet ndaj LSI dhe Ilir Metës.
2. Sabotimi në zgjedhjet e 21 Qershorit
Nuk ka asnjë dyshim se Partia Socialiste sabotoi LSI në zgjedhjet e 21 Qershorit, në gjashtë njësi të rëndësishme vendore. Me orientim apo jo, socialistët nuk mbështetën kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke shkaktuar humbjen e aleates kryesore në Kukës, Lezhë, Vorë, Mallakastër, Pogradec etj., ndërsa i ka vështirësuar fitoren në bastione historike të së majtës, si Berati dhe bashki të tjera. Në bashkitë ku kandidonin kandidatët e LSI, rezulton që socialistët ose kanë bojkotuar votimin ose kanë votuar kandidatët e Partisë Demokratike, kjo për shkak se në të gjashtë bashkitë e humbura nga LSI, PS-LSI kanë fituar thellë në këshillat bashkiakë. Kjo solli edhe tension pas zgjedhjeve kur LSI foli për pazare në Pogradec dhe theksoi se ata i janë përmbajtur marrëveshjes
3. Tërheqja e deputetëve nga fushata
Sabotimi i LSI në gjashtë bashki, duket se ishte një plan i mirëpërgatitur dhe me qëllime të caktuara politike. Para dhe gjatë fushatës elektorale, shefi i mazhorancës ka tërhequr në prapavijë deputetët e Partisë Socialiste, të cilët ishin angazhuar në njësitë vendore, ku kandidonin kandidatët e propozuar nga LSI. Teksa deputetët e kanë pritur me befasi këtë orientim politik, Rama ka këmbëngulur që ligjvënësit socialistë të kishin një angazhim të zbehtë dhe modest në bashkitë e LSI. Edhe pas kësaj lëvizje, Meta u tregua i përmbajtur dhe i matur në raport me Ramën, ndërsa aleati i tij vijoi sagën e pabesive.
4. Rrëzimi i amendamenteve të LSI për arsimin e lartë
Kryeministri Edi Rama rrëzoi amendamentin e LSI për heqjen e kapitullit 12 të ligjit për arsimin e lartë, kapitull i cili parashikon financimin e universiteteve private dhe goditjen e universiteteve publike. Duke parashikuar një votë të mundshme kundër LSI për shkak të rënies së amendamentit, Rama arriti një pakt me Lulzim Bashën, për ta kaluar ligjin në parlament sipas përmbajtjes që reflektonte interesat e Henri Çilit. Kështu, Lulzim Basha tërhoqi deputetët nga salla para votimit, duke mundësuar kalimin e kapitullit 12. Nëse deputetët e PD do të qëndronin atë natë në sallë, kapitulli 12 nuk mund të kalonte për shkak të përmbysjes së raporteve të numrave.
5. Flirti me Lulzim Bashën
Teza e një aleance të mundshme mes PS-PD, për të nxjerrë LSI në opozitë dhe shpëtuar të djathtën nga shpërbërja, e fryrë kaq shumë ditët e fundit, nuk është thjeshtë një presion dhe shantazh i Edi Ramës ndaj Ilir Metës. Që pas vizitës së George Soros, vitin e kaluar, në Tiranë, një erë e re ka fryrë në raportet mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Pas zbarkimi të filantropistit me famë botërore, George Soros, në Tiranë, me një mision të veshur me mister dhe dyshim, lufta politike Rama-Basha është thjeshtë teatër, shtirje dhe lojë për të kamufluar një pakt të madh politik. Përpos George Soros, interlokutorët dhe kumbarot më të vegjël të kësaj aleance në horizont janë Henri Çili, Fahri Balliu dhe Bamir Topi, personazhe të lidhura nga fijet e interesave si me Ramën ashtu edhe me Bashën.
6. Shantazhi me Bamir Topin
Krisja e parë në raportet Rama-Meta u shfaq në publik menjëherë pas zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, ku Lëvizja Socialiste për Integrim mori 80 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2013, ndërsa Partia Socialiste pësoi një rrjedhje prej 300 mijë votash. Edi Rama faktorizoi, fryu dhe futi në lojë Bamir Topin si shantazh, provokim dhe presion ndaj Metës, për t?i thënë këtij të fundit se mund të hyjë në zgjedhjet e 2017 edhe pa LSI në koalicion. Rama barazoi qëllimisht Bamir Topin me Metën dhe Idrizin, duke i dhënë një nënkryetar në Bashkinë e Tiranës, ndonëse FRD ka marrë 10 herë më pak vota se LSI dhe dy herë më pak se PDIU.
7. Shantazhi dhe akuzat e ndërsjella për pazare
Ka një përpjekje për ta paraqitur krisjen Rama-Meta si një presion të kryetarit të Kuvendit për pazar. Një tezë e tillë është hedhur nga një opinionist i të gjitha pushteteve, madje që nga koha e Enver Hoxhës. I dyshimtë është fakti që kësaj teze i është dhënë zë dhe kënd qëllimisht në mënyrë të tepruar, duke shitur gjithçka si një oreks të Ilir Metës për pushtet. Sipas idesë së hedhur, Meta po bën si i hatërmbetur dhe po ngre një stuhi artificiale për t?i imponuar Ramës një pazar, ndërkohë që protagonist i pazareve është dikush tjetër.
8. Ftesë pas sulmeve politike
Ndërsa duket qartë zbutja e akujve mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, nga ana tjetër, raportet mes PS dhe LSI pritet të njohin ditë edhe më të vështira. Ftohja konfirmohet edhe nga rrethi i ngushtë i kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit. Që pas zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, ku Partia Socialiste pësoi një shok psikologjik për shkak të humbjes së 300 mijë votave, Rama dhe Meta kanë ndërprerë takimet. Nëse para zgjedhjeve, Rama dhe Meta takoheshin disa herë në javë, në Kryesinë e Kuvendit dhe Kryeministri, pas zgjedhjeve takimet u rralluan deri në ndërprerje. Madje sipas burimeve, Meta ka refuzuar një ftesë të kryeministrit Rama për të marrë pjesë në një iftar të shtruar pak ditë më parë. Nëse më parë dy drejtuesit e koalicionit shfaqeshin në shumë aktivitete, ceremoni dhe inaugurime, kreu i Kuvendit nuk i është përgjigjur ftesës së kryeminsitrit për të marrë pjesë në iftarin e shtruar. Nga ana tjetër, Rama ka përjashtuar dhe mënjanuar Ilir Metën nga pritja e zyrtarëve të lartë. Ndërsa mediat pranë Ramës artikuluan tezën se Merkel nuk e do Metën ndaj Rama e ka të vështirë koalicionin me të.
9. Gjueti shtrigash në administratë
Ftohja e raporteve mes PS dhe LSI në qendër është reflektuar menjëherë me një shtim të frymës agresive ndaj njerëzve të LSI në administratën publike. Raportet mes njerëzve të PS dhe LSI në administratë kanë qenë dhe janë të ndera, madje që në ditët e para të koalicionit, por ndryshimi i marrëdhënieve mes drejtuesve të koalicionit ka shtuar tensionin dhe frymën agresive. Drejtuesit e Partisë Socialiste pretendojnë se LSI ka emëruar më shumë nga sa i takon njerëzve të saj në administratë si dhe mban në punë njerëzit e PD. Për këtë arsye, socialistët mendojnë se janë braktisur nga elektorati i tyre.
10. Akuza në rrethet diplomatike
Ndonëse konflikti gjysmë i heshtur ende nuk ka plasur në publik, Edi Rama ka nisur të denoncojë Ilir Metën, qarqet diplomatike dhe ndërkombëtare. Mësohet se shefi i mazhorancës po akuzon aleatin e tij kryesor në rrethet diplomatike për korrupsion dhe abuzime me pushtetin. Gjatë takimeve me diplomatë të ndryshëm, por edhe me anë të rrethit të tij, Edi Rama ka identifikuar Metën dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim si përgjegjës për nivelin e lartë të korrupsionit dhe ngërçin e reformave. Duke iu referuar edhe rasteve të prangosjeve të një sërë drejtorëve të LSI për abuzime, kryeministri Rama, përpos akuzave të artikuluara, pritet t?u nisë qarqeve ndërkombëtare edhe disa raporte kundër Ilir Metës. Është një praktikë e vjetër e aplikuar nga Partia Socialiste kryesisht pas vitit 2009 dhe sidomos pas 21 Janarit 2011, ku për Ilir Metën kanë shkuar në kancelaritë evropiane dhjetëra raporte dhe dokumente akuzuese. Ndërkaq, provokimet, loja dhe shantazhi vijon. Skenarët për fatin e koalicionit qeverisës dhe të raporteve Rama-Meta janë të shumtë. Nuk përjashtohet skenari i formalizimit të një aleance PD-PS. Por nuk përjashtohet as teza e një kthimi të mundshëm të Ramës nga kursi i përmbysjes së koalicionit. Nuk përjashtohet as skenari që Rama t?i provokojë vazhdimisht raportet me Metën deri në 2017, për të pamundësuar një koalicion parazgjedhor me LSI. Nga ana e saj, LSI është e përgatitur për të gjitha skenarët. Krahas skenarit të bashkëqeverisjes deri në 2017, LSI është gati t?i përgjigjet edhe një aleance PD-PS, duke dalë në opozitë. Mjegulla e skenarëve, hipotezave, varianteve dhe dilemave, pritet të darovitet në shtator. Një gjë është e sigurt; Frika që Rama ka ndaj rritjes së aleatit të tij po e çon përfundimisht në një martesë me njeriun që ka gisht në vrasjet e 21 Janarit, paktin e detit dhe vjedhjen spektakolare të 230 milionë USD të rrugës Durrës-Kukës.
U desh të kalonte një dekadë, e ca më tepër, që të fillosh t...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi sot shpërndarjen e fo...
“Arrestohet piloti gjerman ne Tirane sepse tmerroi Ramen pas...
Mjeti i zv/kryeministrit Niko Peleshi parkohet kundravajtje....
Arkës së shtetit i mungojnë 130 milionë dollarë nga doganat ...
Tre shtetas shqiptare janë arrestuar pranë aeroportit “Nënë ...
Edi Rama dhe Ilir Meta nuk komunikojnë më direkt mes tyre. P...
Nga Mustafa NANOËshtë e vërtetë ajo që thotë Agron Gjekmarka...
Nga Artan FugaShoqeria jone qysh pasi nje pjese e klases pol...
Vrasja e trefishtë në bulevardin “Zogu I” në Tiranë, në fund...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të pezullojë lejet e nd...
Dikush nga drejtësia shqiptare ka informuar Francesco Becche...
Qindra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që mundën të...
Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në një ambient ba...
Reformimi i ligjit për qëndrimin në Gjermani lejon nga 1 gus...
Policia britanike në bashkëpunim me organizatën “Crime Stopp...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...