"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Edi Rama dhe Ilir Meta nuk komunikojnë më direkt mes tyre. Prej disa ditësh, dyshja që qeveris vendin ka ndërprerë çdo kontakt dhe krisja në marrëdhënien mes dy aleatëve duket më seriozja që nga 1 prilli i vitit 2013 kur i dhanë fjalën njëri- tjetrit për t’u bërë bashkë në një koalicion tepër të diskutueshëm.
Sigurisht që bëhet gjithnjë fjalë për një krisje dhe jo thyerje, që nisur nga llogaritë politike të secilit, nuk pritet të shkojë deri në pikën e fundit. Por është e sigurtë që kjo është tronditja e parë e fortë në raportin personal dhe politik mes dy vëllezërve armiq. Çfarë ndodhi që i detyroi dy politikanët që ditët e nxehta të verës t’i kalojnë si në akull mes tyre?
Shumë komentatorë mendojnë se kjo ftohje është shkak i zgjedhjeve të fundit, i humbjes së LSI në Vorë, Lezhë, Pogradec, Selenicë e Mallakastër, ku kandidatët e saj nuk i morën votat e socialistëve dhe për rrjedhojë humbën përballë kandidatëve të opozitës. Kësaj pandehme iu ngjitën lloj- lloj enigmash si një urdhër i fshehtë që kishte zbritur nga lart për të kufizuar fuqinë e LSI, mesazhe të disa deputetëve të PS që sabotonin votat e kandidatëve të Metës, apo teoria se vetë Rama (si në rastin e Vorës) e kishte shprehur hapur bezdinë ndaj mënyrës se si LSI po bënte fushatë. Kjo pandehmë u forcua më tepër kur Ilir Meta vonoi të dalë të flasë për zgjedhjet, madje përpara se t’i uronte fitoren Erjon Velisë, përshëndeti qytetarinë e Halim Kosovës. Të tjerët, poshtë Ilir Metës, folën më hapur për një prerje në besë dhe mosmbajtje të marrëveshjeve politike.
Dekori ishte perfekt për të vendosur konfliktin e ri Rama- Meta, por atij i mungonte një përmbajtje e besueshme, një arsye e shëndoshë, një motiv i fortë për ta mbajtur në këmbë si të tillë. Deri këtu, e gjitha mund të lexohej si pakënaqësi, hatërmbetje, lëndim nga zhgënjimi, por jo si shkak për konflikt. Ilir Meta ka qenë i qartë se humbja në disa bashki më shumë se komplot i Ramës ishte pasojë e ndjeshmërive ndaj vetë kandidatëve. Në shumë bashki LSI kishte korrur vota sa asnjëherë më parë, shenjë kjo që PS kishte hapur rrugë në shumicën e rasteve. Por edhe nëse kishte patur ndonjë ndikim nga lart për të sabotuar LSI në ndonjë bashki të veçantë, kjo mund të çonte në hatërmbetje por jo në një ftohje të rëndë. Një ftohje që sot po mbizotëron mes Ramës dhe Metës.
Pra zgjedhjet mund të ishin një element, por jo arsyeja e thellë e prishjes mes dy aleatëve. Duke njohur stilin e Ilir Metës për të bërë politikë, disa analistë patën shkruar se më shumë se reagim ndaj zgjedhjeve, qëndrimi i Metës ishte një paralajmërim për të rritur çmimin brenda koalicionit. Për të synuar presidencën ose për të marrë ndonjë pjesë të rëndësishme nga pushteti. Nuk përjashtohet as kjo hipotezë, por përsëri ajo nuk mjafton për të shpjeguar ndërprerjen e çdo komunikimi. Meta mund të jepte sinjale të tilla edhe duke ruajtur, të pakëtn formalisht, kontaktet me kryeministrin.
Krisja e koalicionit të majtë duket më serioze se sa një presion për të arritur më shumë. Nëse vetë Meta po mundohet të përmbahet në qëndrimet e tij në raport me kryeministrin, njerëz afër atij kanë shkuar më larg duke aluduar madje për një afrim me PD. Ky nuk është më kërcënim, por produkt i një krize të vërtetë politike. Ilir Meta, ndryshe nga buzagazi i tij ironik që përcillte me lehtësi situatat kur e pyesnin për marrëdhëniet me Ramën, herën e fundit foli për raporte që “nuk janë as në ftohje, as në ngrohje”. Pra pezull, të ndera, që do të mjaftonte pak gjë për t’i rrënuar ato. I tillë ishte qëndrimi i tij edhe për dështimin spektakolar të qeverisë në mbledhjen e të ardhurave, gati- gati një qëndrim prej opozitari të moderuar. E po të kesh parasysh këtu edhe disa deklarata të “yjeve dhe babatakëve” të LSI, shenjat e krisjes bëhen më të qarta.
Por nëse nuk janë zgjedhjet apo presioni për të rritur pazarin politik, çfarë mund ta ketë sjellë këtë acar në pikun e gushtit? Më shumë se sa diçka konkrete, kjo ftohje ka të bëjë me një ndjesi të fortë se brenda ngrehinës së Ramës, Ilir Meta po humb peshë politike me shpejtësinë që ka humbur dhe peshën fizike. Me nuhatjen e një politikani me përvojë, Meta po vëren një lloj izolimi brenda vetë të majtës. Ai nuk është më pjesë e vendimeve apo sukseseve të mëdha të qeverisë. Kryeministri po shndërrohet në një lloj stari në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, ndërkohë që kreu i Kuvendit nuk u pa fare në dy momente të rëndësishme: vizitën e kancelares Merkel dhe ndihmës sekretares Nuland. Dy gra që Ramës i flasin dhe i kërkojnë vazhdimisht prova në luftën kundër krimit dhe korropsionit. I lënë disi në hije, Meta mund të jetë i prirur t’u japë më shumë rëndësi se sa mund të kenë vërtet, zërave që flasin për një distancim të kujdesshëm të Ramës ndaj aletatit të tij. Këto zëra shkojnë aq larg sa kuturisin për një plan të kryeministrit për të siguruar numra në Kuvend në rast divorci me LSI, madje edhe për të shkuar deri në zgjedhje të parakohshme nëse nuk i arrin dot numra. Të tjerë ka kohë që hamendësojnë se në 2017, në mungesë të një bilanci pozitiv në ekonomi, Edi Rama të shpikë një kauzë të re elektorale duke sakrifikuar LSI. Pikërisht nga këto zëra e ka burimin edhe përroi i lajmeve që kanë shpërthyer këto ditë për koalicione PS- PD, lajme që sigurisht nuk kalojnë pa lënë shenja në selinë e LSI.
Ilir Meta e ndjen një klimë të tillë që po ia ngushton hapësirën e veprimit. Nëse teoritë konspirative nuk janë të vërteta, distanca e kryeministrit ndaj tij është e dukshme, madje edhe në sytë e publikut që nuk po e sheh më kreun e Kuvendit në krah të tij në takime të rëndësishme. Presidenca duket gjithnjë e më larg dhe mundësia për të kushtëzuar në zgjedhjet e ardhshme edhe më e largët. Nëse deri dje, Ilir Meta ka luajtur me mjeshtëri si një urë komunikimi mes dy partive të mëdha, duke lënë të nënkuptuar se ai ka mundësinë e artë për të vendosur kahun e pushtetit, lufta e fundit që po i bën PD po ia dëmton edhe këtë aset të rëndësishëm. Edhe disa provokime për një afrim me PD, të lëshuara nga agjentët mediatikë të Metës, hasën menjëherë në refuzimin zyrtar të PD. I gjendur brenda një rrethi që sa vjen e ngushtohet, Ilir Meta ka arësye të ndihet i shqetësuar. Dhe me siguri është i bindur se nëse në një rast do të gabojë apo do të tregohet i dobët, Edi Rama është i gatshëm të mos e lerë rastin t’i shpëtojë. Meta e ka kuptuar tashmë se ai ishte i domosdoshëm që Rama të fitonte pushtetin, por nuk është dhe aq i nevojshëm për ta mabjtur atë. Dhe kryeministri nuk po bën asgjë për t’i dëshmuar të kundërtën. Kjo është arsyeja themelore e ftohjes së Ilir Metës me të.
Kryetari i LSI është sot përpara një dileme. Të ulë kokën në heshtje dhe të pranojë atë çka do t’i japë partia më e madhe tani dhe në zgjedhjet e ardhshme, pra të kthehet në një lloj milo- gjinushizmi, apo të tregojë forcën si dikur me Fatos Nanon, duke e detyruar Ramën të pranojë kushtet e tij. E para është jashtë natyrës së Metës dhe për më tepër ai e ka provuar shkelmin e Ramës sa herë që ul shpinën. Rruga e dytë është e mundshme përsa kohë edhe brenda PS ka të pakënaqur me Ramën që janë gati të kalojnë tek LSI. Por a ka Meta energjitë e dikurshme, mbështetjen e opinionit dhe të faktorit ndërkombëtar për të nisur një tjetër betejë politike brenda të majtës? Midis dorëzimit të fatit të tij politik në duart e Ramës dhe provës të fatit në një aventurë të re politike, gjendet sot Ilir Meta. Kjo krisje e brendshme e tij ia ka dhënë plasaritjen edhe koalicionit me PS. Deri në zgjidhjen e dilemës, qëndrimi i ftohtë me Edi Ramën është lëvizja e vetme politike që i ka mbetur. (lapsi.al)
Nga Mustafa NANOËshtë e vërtetë ajo që thotë Agron Gjekmarka...
Nga Artan FugaShoqeria jone qysh pasi nje pjese e klases pol...
Vrasja e trefishtë në bulevardin “Zogu I” në Tiranë, në fund...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të pezullojë lejet e nd...
Dikush nga drejtësia shqiptare ka informuar Francesco Becche...
Qindra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që mundën të...
Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në një ambient ba...
Reformimi i ligjit për qëndrimin në Gjermani lejon nga 1 gus...
Policia britanike në bashkëpunim me organizatën “Crime Stopp...
Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka denoncuar sjel...
Policia e qytetit të Ferarrës ka ekzekutuar sot urdhër arres...
Policia e Tiranës ka ndaluar mëngjesin e së dielës dy vajza ...
Në mars të vitit 1993, gazeta “Ringjallja”, organi i Shoqatë...
Proceset gjyqësore të Nurembergut, në të cilat dolën para gj...
Reformimi i ligjit për qëndrimin në Gjermani lejon nga 1 gus...
Kryeredaktorja e revistës Monitor, Ornela Liperi, ka bërë pu...
Banda muzikore One Direction ka kryesuar klasifikimet britan...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...