Plagoset shtetasi në ambientet e Poliklinikës/ Në pranga babë e bir në Shkodër
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Në një deklaratë për mediat pranë selisë së partisë Demokratike , nënkryetari Edmond Spaho akuzoi qeverinë për dështimin në mbledhjen e të ardhurave dhe administrimin e financave publike.
Spaho tha se ?Ministria e Financave ka pranuar më në fund zyrtarisht dështimin e qeverisë në mbledhjen e të ardhurave. Dështimi në mbledhjen e të ardhurave, dështimi në tatime e dogana, është në fakt dështimi kryesor i një qeverie. Kur një qeveri nuk mbledh të ardhurat, ajo pushon së funksionuari në rolin e saj më kryesor.
Pranimi zyrtarisht i këtij dështimi nga Ministria e Financave ka nxjerrë në pah gënjeshtrat e Edi Ramës, i cili vetëm pak ditë më parë kur bëri bilancin, foli për arritje e suksese.
Më e rënda për vendin është se këto 134 milionë dollarë që mungojnë në buxhet, që mungojnë në investime, në rrugë, shkolla, apo ujësjellës, kanë si origjinë korrupsionin. Janë 134 milionë dollarë që kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, e ministrave e klientelës së Edi Ramës.
134 milionë dollarë që mund të ishin pensione të rritura, apo paga më të mira, shkolla e kopshte, rrugë të reja, ujësjellës apo rrjet i ri energjitik, rimbursim për energjinë apo ndihma ekonomike për të varfërit, nuk ekzistojnë sot sepse janë kthyer në pasuri për një grusht njerëzish e janë përdorur për të blerë vota.
Partia Demokratike e ka denoncuar që në fillim, se korrupsioni, rryshfeti, ulja e traut të doganës për miqtë e qeverisë po shkaktonte një gropë të madhe në të ardhurat e vendit. Edi Rama e mohoi vazhdimisht dhe fliste gjithnjë për rritje e arritje.
Por e vërteta e hidhur ka dalë në shesh. Tani nuk e dimë se çfarë emri do ti vërë Edi Rama kësaj? Çfarë arritje apo suksesi janë këto 134 milionë dollarë të vjedhura në tatime e dogana?
Ky korrupsion galopant i ka dhënë pasojat, siç e dimë përfaqësuesi i FMN u shpreh i zhgënjyer dhe fondi monetar ka vendosur të mos lëvrojë kredinë. Edhe pse Edi Rama vendosi taksat më të larta në rajon, ai sot ka performancën më të dobët në rajon në grumbullimin e të ardhurave.
Para këtij fakti tronditës, nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Përkundrazi, në filozofinë e Edi Ramës, fajin e ka populli.
Ai nuk ka ndërmend të ndalojë e të marrë masa për hajdutërinë e hajdutët rreth tij, por ka shpallur se do të rrënojë popullin, do ti tregojë atij burgun, me një fushatë kërbaqi që ka vendosur të nisë në shtator.
Ka ndërmend ti nxjerrë në kurriz të popullit, të ardhurat që nuk ua merr miqve të tij biznesmenë, të ardhurat që nuk ia merr klientelës së tij në dogana. Të ardhura që sigurisht i ndan me ta.
Qytetarët e këtij vendi kanë duruar shumë padrejtësi të kësaj qeverie, dhe zor se do të durojnë edhe padrejtësinë e mbulimit të korrupsionit e selektivitetit në pagimin e taksave dhe detyrimeve doganore.
Partia Demokratike thekson se zgjidhja e vetme është ulja e taksave, administratë e ndershme në tatime e dogana, dhe trajtimi i barabartë para ligjit e detyrimit për të gjithë.
Partia Demokratike bën edhe një herë të ditur se sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit, ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 përqind, më të ultën në rajon.
Do shmangim kështu korrupsionin e informalitetin, do rrisim të ardhurat, dhe do ta bëjmë vendin më tërheqësin në rajon për investime. ? përmbylli Spaho.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe anëtari i Komisionit t...
Në një bashkëbisedim me gazetarët, ish-kryeministri Sali Ber...
Genti Strazimiri, deputet i PD-së, përmes një komenti në Fac...
Kryetari i grupit të Partisë Demokratike në këshillin bashki...
Politikat e vërteta të Edi Ramës në Arsim nuk janë ato që de...
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi konfi...
Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, i ka ...
Ermal Kapllani do të jetë Drejtori i ri i Policisë Bashkiake...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e cilëson si pozitiv bilancin ...
Zbardhet takimi që Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot me ...
Vërshimi i azilkërkuesve vazhdon të mbetet çështje dite në G...
U zhvillua në ambjentet e teatrit “Petro Marko” ceremonia zy...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla e vlerësoi ...
Ditën e sotme është konstituuar Bashkia e Vlorës, në krye t...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat ...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një mesazh t...
Partia Demokratike nuk e çoi deri në fund mbledhjen e parë t...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve ...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në n...
Deputeti demokrat Eduard Halimi informoi se sot pati një tak...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...