Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në stadiumin ?Qemal Stafa? në Tiranë, në ndeshjen FK ?Kukësi?-Legia e Varshavës grupi i tifozëve kuksianë i quajtur ?Armata e Veriut?, kishte shpalosur një banner ku shkruhej në adresë të polakëve të ?Legias?: ?The end of the game will be the end of your life. I am not slav. I am Albanian.? Në shqip do të thotë: ?Fundi i lojës do të jetë fundi i jetës suaj. Unë nuk jam sllav. Unë jam shqiptar.?
Ky banner u kërkua të arsyetohet me atë se tifozët e ?Legias? na paskan thënë diku se ?Kosova është Serbi.? Gjithsesi, jo në Tiranë, ku ata nuk shpalosën asnjë banner me këtë përmbajtje.
Ironia në këtë histori është se tifozët kuksianë marrin përsipër që ta mbrojnë Kosovën më shumë se Qeveria e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, që me veprimet e tyre, sa i përket futbollit, e kanë pohuar me shkrim se Kosova është Serbi. Për këtë mjafton të shihet marrëveshja e vitit 2014 mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës nga njëra anë si dhe FIFA-s në anën tjetër, sipas së cilës marrëveshje Kosova mund të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, me përfaqësueset e vendeve anëtarë të FIFA.
Sipas marrëveshjes Kosova do të luajë pa simbole shtetërore dhe për çdo ndeshje do të japë miratimin e saj paraprak Federata e Futbollit e Serbisë, nëpërmjet FIFA-s. Pra, Kosova, për të bërë një ndeshje ndërkombëtare, duhet t? i bëjë një kërkesë FIFA-s, e cila nga ana e saj do të pyesë Serbinë nëse i vjen për mbarë apo jo që ndeshja të luhet. Dhe nëse Serbia e jep lejën, FIFA i bën me dije Kosovës se ndeshja mund të luhet. Kjo do të thotë se Kosova ka pranuar sovranitetin e Serbisë në futboll. Eventualisht Serbia nuk mund kundërshtim që me këtë formulë ta japë lejen edhe për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA se kështu Kosova vendoset në raport me Serbinë, ashtu si Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut në raport me Britaninë e Madhe, të cilat janë krahina të Britanisë së Madhe që kanë njëfarë autonomie. A kanë faj pra disa tifozë të ?Legias? që thonë se ?Kosova është Serbi? kur vetëm Qeveria e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës e ka pohuar këtë gjë në marrëveshjen me FIFA-n?
Kuptohet se arsyeja për shpalosjen e bannerin që i kërcënonte polakët me vdekje ka qenë tjetër.
Mos na shtiret kaq antiserbe kjo Armata e Veriut qe ndër vite ka brohoritur lojtarët serbë të FK ?Kukësit?. Sa për të përmendur vetëm disa: Llazar Popoviç, Milosh Jevdjeviç, Ivan Gvozdenoviç. Apo trainerin serb të FK ?Kukësit?, Miodrag Radovanoviç, që e drejtoi ekipin deri në qershor 2015. Ku ishte Armata e Veriut kur FK ?Kukësi? shkoi në Zllatibor të Serbisë për pushime dhe stërvitje?
Duke parë faqen zyrtare në Facebook të Armatës së Veriut, vura re një detaj shumë interesant. Urimet për festat fetare i bëjnë në mënyrë të njëanshme, vetëm për festat fetare muslimane. Në 17 korrik 2015, stafi i Armatës së Veriut bën këtë urim: ?Ne kete nate te madhe Stafi AV ju uron Gezuar Fiter Bajramin. Allahu ndriçoft familjet dhe jetet tuaja. Nje lutje sot dhe per ty Kukes.?
Nuk do të kishte pasur ndonjë gjë të keqe nëse urime të ngjashme do të kishte pasur edhe në ditët e festave fetare të krishtera. Por në ditët e festave fetare të krishtera, në Pashkë dhe në Krishtlindje nuk do të gjeni asnjë urim në faqen zyrtare të Armatës së Veriut. Dikush mund të thotë se nuk ka kuksianë të krishterë, prandaj nuk ka përse të bëhet një urim i tillë. Mund të jetë e vërtetë që nuk ka kuksianë të krishterë, ndonëse unë dyshoj për këtë gjë, megjithatë është e sigurt se gjysma e lojtarëve të FK ?Kukësit? janë të krishterë, shqiptarë dhe të huaj. Dhe këta kanë qenë lojtarët më të mirë të ekipit. A nuk duhej të kishte pasur pra një urim për festat e krishtera, duke pasur parasysh lojtarët e krishterë të Kukësit? Kështu duhet të ishte nëse Armata e Veriut nuk do të ishte konceptuar nga drejtuesit e saj si një grupim ekskluziv fetar musliman.
Sa për lojtarët e krishterë të ekipit këta shihen sipas Kuranit, si skllevër në shërbim të muslimanëve. Ky është radikalizëm islamik. Armata e Veriut nuk është vetëm e njëanshme në urimet fetare, është agresive ndaj festave me prejardhje të krishtere. Në 14 shkurt 2015 në faqen zyrtare të Armatës së Veriut është ky status: ?NO VALENTIN DAY?.
Me këtë u bëhet thirrje anëtarëve të grupimit që të mos e festojnë Shën Valentinin. Ky është radikalizëm islamik. Na faqen zyrtare të Armatës së Veriut, tifozët e klubit të ?Laçit?, pra të një qyteti dhe krahine si Kurbini, me popullsi më së shumti të krishterë katolike, quhen ?derra?, një aludim i qartë për përkatësinë e tyre fetare, si ngrënës të mishit të derrit, që për muslimanët është i ndaluar. Në 13 prill 2015, në faqen e Armatës së Veriut është ky status pas ndeshjes me ?Laçin?: ?Erdhet si DERRA iket si DERRKUCA, nejtet si viktima ne cep te stadiumit, i moret “pershendetjet” nga me te ndryshmet dhe ne min 75 iket nga frika, po prap se prap u rrehet jasht stadiumit o DERRA te degjenerum. SHIKOJM PERPARA.?
Fjala ?derr? është fyerja më e rëndë që mund të bëjë një islamik. Në Kamzë, Bathore, Kukës ka imamë që janë të afërt me Armatën e Veriut, kinse për shkak se ata janë edhe tifozë. Statuset e mësipërme janë edhe falë ndikimit të tyre. Organizatat radikale islamike globale i shikon grupimet e tifozëve si mjedise shumë të përshtatshme për të përhapur idetë e tyre dhe për këtë qëllim shpërndan edhe manuale të posaçme. Lind pyetja: Si ka ndodhur që Armata e Veriut ka përdorur manualin radikal islamik, çka vërtetohet me sa thashë më lart? Për këtë duhet të bëjnë hetime institucionet përkatëse në vend që janë të okupuar me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.
Te ideali islamik i drejtuesve të Armatës së Veriut duhet kërkuar edhe shkaku i bannerit ku polakët kërcënoheshin me vdekje. Dihet se ?Legia? e Varshavës është një nga klubet europiane tifozeria e së cilës është më së shumti praktikuese e krishterë, përkatësisht katolike. Polonia është ndër vendet e para në botë për numrin e praktikuesve të fesë katolike në raport me popullsinë. ?Legia?, fjalë që do të thotë ?Legjioni? është një klub futbolli me origjinë ushtarake të hershme, dhe mburret se bart traditën ushtarake të husarëve të famshëm me fletë polakë (Winged Hussars), të cilët në 1683 shpëtuan Vienën dhe Europën nga pushtimi osman. Tifozët e ?Legias? janë antiislamikë, e prej këtej njëfarë animoziteti i tyre ndaj Kosovës muslimane. Dikush i udhëzoi drejtuesit e Armatës së Veriut që të shpallnin një ?fetva? vdekjeje në stadium për polakët e ?Legias?, madje në anglisht që të bënte lajm në botë. Dhe pastaj normalisht që do hidheshin gurë në fushë, sipas traditës më të vjetër islamike të vrasjes së armiqve me gurë, si mënyra më poshtëruese e vrasjes.
Gjysma e Veriut të Shqipërisë ka popullsi të krishterë katolike. Veriorë janë edhe shkodranët katolikë, lezhianët, mirditorët, kurbinasit, pukianët katolikë etj. Është një akt djallëzor islamik kur shpalohet një banner kinse në emër të veriorëve, ku kërcënohen me vdekje polakët katolikë. A do ta donin këtë gjë veriorët katolikë shqiptarë? Sigurisht që jo. Polonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk duhet pritur që polakët ta duan Kosovën më shumë se shqiptarët e Kosovës, të cilët votojnë politikanë që po e shesin pak nga pak Kosovën te Serbia, për shpërblimin e pushtetit të tyre, të miratuar nga ndërkombëtarët.
E gjithë kjo histori nuk është kaq e thjeshtë sa duan ta paraqesin, domethënë sikur janë vetëm disa djem të ekzaltuar, të cilën shpaluan një banner e pastaj disa të tjerë të ekzaltuar hodhën sende në fushë. Në të vërtetë ka pasur një fushatë të organizuar edhe me ardhjen e tifozëve të grupimit ?Plisat? nga Prishtina, të cilët me arrogancë shpallën publikisht se shkuan në Tiranë vetëm për të rrahur polakët, jo për të parë ndeshjen. Edhe në Kosovë shumë nga imamët radikalë kanë qenë të afërt me grupimet e tifozëve, por autoriteteve të Kosovës nuk iu konvenon të hetojnë kaq thellë. Ajo që bënë ?Plisat? në Tiranë ditën e ndeshjes FK ?Kukësi?-Legia nuk ishte një veprim tifozësh, por një akt terrorist islamik.
Kuksianët iu thonë polakëve do t? iu vrasim në Tiranë! A e dinë kuksianët se çfarë është Polonia për Europën, SHBA dhe NATO-n? A e dinë kuksianët se Lufta e Dytë Botërore ka nisur për të mbrojtur Poloninë? A e dinë kuksianët se në SHBA ka 10 milionë polako-amerikanë? A e dinë kuksianët se që prej vitit 2004, kur Polonia u bë vend anëtar i Bashkimit Europian, Britania e Madhe ka hapur dyert për të shkuar atje 800 mijë polakë që tashmë janë rezidentë në Britani, me leje të rregullt qëndrimi, si popullsi e parapërlqyer atje, për shkak të lidhjeve të hershme britaniko-polake. Sot në Britaninë e Madhe jetojnë më shumë se një milion polakë, bashkë me emigracionin e hershëm të kohës së pas Luftës së Dytë Botërore. Kur shqiptarët mund të shkojnë në Britaninë e Madhe vetëm duke u fshehur në kamionë si minj dhe kur i kapin i rikthejnë si kriminelë.
Polonia sot konsiderohet një fuqi e madhe ushtarake brenda NATO-s, ndërsa Presidenti i Bashkimit Europian është një polak. Polonia është partneri kryesor ushtarak i SHBA në Europën Qendrore, kundrejt Rusisë, që ka aleat të ngushtë Belarusinë (Bjellorusinë) kufitare me Poloninë. Sa peshë kanë Shqipëria dhe Kosova në krahasim me Poloninë me 40 milionë banorë dhe me komunitete të gjëra polake në Perëndim. Zero! Përse duhet të armiqësohemi me Poloninë? Kush ka interes për këtë? Kuptohet se interes kanë misionarët islamikë që kanë infiltruar te Armata e Veriut.
Sigurisht që jo të gjithë ata të cilët i bashkohen si tifozë Armatës së Veriut janë radikalë islamikë, madje pjesa më e madhe e tyre nuk janë të tillë. Por problemi është se ky grupim përbën një instrument të përkryer të manipulimit të të rinjve dhe të radikalizmit të tyre islamik. Praktikisht një i ri i manipuluar bën të njëjtin dëm si një militant islamik i vetëdijshëm. E ashtuquajtura Armatë e Veriut përbën një rrezik për sigurinë kombëtare. Nëse tolerohen ekzistenca e grupimeve të tillë, nesër do të shndërrohen në organizata terroriste islamike. Atëherë lufta ndaj tyre do të jetë shumë e vështirë.
Ajo është 20-vjeçe dhe për vite me rradhë ka përjetuar dramë...
Policia e Delvinës ka bërë të mundur asgjësimin e 4996 rrënj...
Kryeprokurori Adriatik Llalla vijon të thyejë çdo rekord sa ...
Lëkunden dhe krisen në mënyrë të papritur raportet mes kryem...
thesat pa fund të tragjedisë financiare greke mund të mos i ...
Mediat italiane flasin për një sekuestrim “rekord” të lëndëv...
..Qeveria shqiptare ka kërkuar kohe për të përmirësuar perfo...
Trafikantët shqiptarë sa vijnë edhe i sofistikojnë mënyrat e...
Erion Veliaj ka zbatuar një nga zotimet që përmendi me dhjet...
Vera e nxehtë e këtij viti duket se ka nxehur mjaft koka. Kë...
Konflikti mes politikës dhe medieve për raportimin mbi punën...
Tamara Samsonova, një pensioniste nga St Peterburg, u arrest...
Vala e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës ishte e pashmangshm...
Disa ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila po i ...
Një administrator për njësitë të cilat kanë më pak se 5000 b...
Nazistët mund të kenë qenë shumë pranë prodhimit të bombës a...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për sh...
Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar këtë paradite me ...
Me rastin e 30 Korrikut, Ditës botërore kundër Trafikimit të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...