Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Erion Veliaj ka zbatuar një nga zotimet që përmendi me dhjetra herë gjatë fushatës: Pezullimin e lejeve të ndërtimit në kryeqytet dhe anullimin e planit urbanistik të hartuar nga administrata paraardhëse. Në vend të tij kreu i ri i bashkisë së Tiranës ka pohuar se do të fillojë punë për hartimin e një plani të ri për Tiranën e madhe ?Bëhet fjalë për një projekt me afat. Ne parashikojmë që brenda një viti, Tirana të ketë plan zhvillimi të mirëfilltë, i cili do të jetë programi me të cilin do të zhvillojmë të gjitha pjesët e Tiranës, si ato qendrore, ashtu edhe ato të periferisë që përbëjnë 24 njësitë e Tiranës?, tha Veliaj.
Por ajo që shihet me dyshim në këtë frazë është fakti se ai përmend edhe zhvillimin e pjesës qëndrore të kryeqytetit, pa përcaktuar se cdo të thotë kjo. menjëherë pas zgjedhjes së tij u pa se Rama kishte organizuar një konkurs fantazëm që parashikonte një transformim brutal të sheshit Nënë Tereza, me godina që mbysnin selinë e universitetit dhe zaptonin hapsirën e gjelbër të parkut të Tiranës. Gjatë fushatës Veliaj ishte zotuar mëse një herë se gjatë mandatit të tij të parë ai nuk do të firmoste asnjë leje private ndërtimi në qendër të kryeqytetit. Dhe qytetarët presin që ai të mos mbetet në histori me këtë premtim ashtu si paraardhësi me tramin. Veliaj i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një marëveshje me Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila synon hartimin e një plani të ri zhvillimor që i përgjigjet territorit aktual të Tiranës me 24 njësi të reja administrative.
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, të cilët në fjalën e tyre vunë në dukje rëndësinë që ka për kryeqytetin pasja e një plani të mirëfilltë zhvillimor, duke qenë se Bashkia e Tiranës është zgjeruar në territorin e saj. Sipas tij, kjo nënkupton se plani ekzistues vendor, vetëm për bashkinë e vjetër të Tiranës, nga dita e sotme nuk është më në fuqi. Duke qenë se ka rënë plani i vjetër i zhvillimit, pezullohen lejet e ndërtimit deri sa ne të kemi një plan afatgjatë të zhvillimit të qytetit, në bazë të këtij bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Urban?, sqaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj theksoi se gjatë kësaj periudhe do të bëhet verifikimi i ndërtimeve pa leje, shkeljet në urbanistikë apo edhe një audit të lejeve që janë dhënë nga bashkia. Sipas tij, kjo do të shërbejë për t?u siguruar që, nëse ka parregullsi, ato të trajtohen ligjërisht. lapsi
Vera e nxehtë e këtij viti duket se ka nxehur mjaft koka. Kë...
Konflikti mes politikës dhe medieve për raportimin mbi punën...
Tamara Samsonova, një pensioniste nga St Peterburg, u arrest...
Vala e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës ishte e pashmangshm...
Disa ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila po i ...
Një administrator për njësitë të cilat kanë më pak se 5000 b...
Nazistët mund të kenë qenë shumë pranë prodhimit të bombës a...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për sh...
Ambasadori amerikan Donald Lu është takuar këtë paradite me ...
Me rastin e 30 Korrikut, Ditës botërore kundër Trafikimit të...
Ministria e Bujqësisë vitin e fundit ka dhënë me qira mbi 10...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ësht...
Kryetari i ri Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është filmu...
Nisi gjithçka si një shaka verore, me një status të postuar ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur paraditen e...
Paraditen e sotme është prezantuar sistemi i ri elektronik p...
Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike dhe ata të gru...
Akademiku Artan Fuga një ditë pasi Erion Veliaj, është ulur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...