Ministria e Bujqësisë jep me qira 1000 hektarë tokë bujqësore
Ministria e Bujqësisë vitin e fundit ka dhënë me qira mbi 10...
Me rastin e 30 Korrikut, Ditës botërore kundër Trafikimit të personave, dje në mbrëmje u organizua në Durrës një marshim sensibilizues. Në të morën pjesë Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, Kryetari i Bashkisë Vangush Dako, Prefekti i Qarkut, deputetë, dhe përfaqësues të OJF që punojnë në këtë fushë. Zv/ministrja Gjebrea tha se puna e strukturave kundër trafikimit është rritur dhe rezultatet janë të ndjeshme. Në 2014 janë ndjekur penalisht 18 të pandehur, nga 3 që ishin një vit më herët, ndërsa janë identifikuar 125 viktima të mundshme të trafikimit.
Fjala e plotë e zv/ministres Elona Gjebrea:
Ju falënderoj për pjesëmarrjen, në këtë ditë promovimi, ndërgjegjësimi, që sikurse u përmend ka të bëjë me luftën kundër trafikimit të personave. Në fakt nuk është një ditë e vetme, për Ministrinë dhe Qeverinë, ajo që na kujton sesa punë duhet të bëjmë përsa i përket ndërgjegjësimit, por gjithsesi është një rast shumë i mirë, që ne të përsërisim mesazhet tona dhe të përpiqemi me mënyra të ndryshme të rrisim ndërgjegjësimin.
Është shumë e nevojshme që qytetarët, fëmijët , prindërit, të kuptojnë se ç?do të thotë trafikimi, kush janë format e trafikimit. Dhe aq më tepër Durrësi që është një vend turistik , sikurse u përmend edhe nga Kryetari i Bashkisë me shumë vizitorë, me shumë hyrje dhe dalje, duke patur dhe portin këtu merr një rëndësi të veçantë.
Në fakt do të doja të falënderoja në këtë rast edhe Prefektin e Durrësit për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për ta kthyer Komitetin rajonal të Durrësit në një model suksesi i cili duhet të merret shembull edhe nga Komitetet e tjera Rajonale. Dhe prandaj një arsye përveç rëndësisë që ka qyteti i Durrësit sidomos në sezonin e verës, një arsye që ne zgjodhëm Durrësin është edhe përsa i përket punës shumë të mirë që ka bërë Komiteti Rajonal duke vënë në efiçencë të gjitha strukturat që janë këtu.
Trafikimi, nuk do doja të përsërisja ato fjalët klishe që tashmë dihen nga të gjithë është një krim i rëndë cenon dinjitetin e njeriut dhe këtu jemi sot për të ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të trafikimit.
Duket si një fjalë ndoshta ndonjëherë jo shumë e kuptueshme, por ndërkohë nga ana tjetër shumë e kollajshme, thjesht, shumë kollaj një person mund të bjerë pre e trafikimit. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të ndërgjegjësohemi dhe të edukohemi me informacionin e nevojshëm që të dimë dhe si të mbrohemi por dhe nga ana tjetër edhe të raportojmë dhe të dimë si të raportojmë.
Jo më kot sot këtu janë edhe strukturat e Policisë së Shtetit, duke falënderuar dhe Drejtorin e Policisë së Durrësit, pasi edhe ata kanë një rol kyç në identifikimin e rasteve të trafikimit dhe asistimin në kohë të shpejtë.
Tashmë qeveria shqiptare ka një numër falas: 116 006 ? linja kombëtare falas në ndihmë të viktimave të trafikimit.
Në raste se ju jeni dëshmitarë të një ngjarjeje, mos hezitoni të raportoni. Ta dini që informacioni që do të jepni do të jetë konfidencial dhe do të ruhet anonimiteti. Eshtë shumë e rëndësishme që ne ta përdorim këtë mundësi që u është dhënë qytetarëve. E përsëris edhe njëherë, është një linjë falas që mund të telefonohet në çdo moment qoftë nga telefonat fiks apo nga telefonat celularë.
Ashtu sikurse për të rinjtë, meqenëse shikoj që ka shumë të rinj këtu, një aplikacion që ne e kemi prezantuar prej disa muajsh, aplikacioni ?Raporto Shpëto?. Nëpërmjet ?google play?, vetëm thjesht një klikim, ?raporto shpëto? dhe ky aplikacion do të jetë i mundshëm në celularin tuaj.
Nëpërmjet këtij aplikacioni mund të raportoni me një tekst të thjeshtë, apo të lidheni direkt me linjën kombëtare falas.
Eshtë shumë e rëndësishme që ne të jemi të gjithë bashkë. Kjo është një sfidë që tregon që është një sfidë e vështirë dhe qe tregon që duhet bashkëpunim me të gjitha strukturat.
Prandaj qeveria shqiptare, Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe gjithë strukturat e kanë prioritet të punës së tyre. Dhe vetëm të gjithë së bashku ne do të arrijmë të tregojmë vendosmëri dhe sfidë për parandalimin dhe për të çuar para drejtësisë ata trafikantë që guxojnë dhe vënë në lojë dinjitetin e shumë vajzave dhe grave.
Tashmë, jo vetëm gjatë vitit të fundit është rritur numri i dënimeve. Ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet policisë, prokurorisë dhe prefekturës dhe inkurajomë gjithë këto institucione të vazhdojnë punën e tyre për të vazhduar e për të rritur numrin e dënimeve dhe të arrijmë t?u tregojmë vendin që u takon trafikantëve të cilët guxojnë të nëpërkëmbin jetën, dinjitetin e të ardhmen e vajzave tona.
Ju falënderoj edhe njëherë për pjesëmarrjen. Do të doja që të gjithë së bashku të vazhdojmë marshimin në këtë ditë solidariteti në luftën kundër trafikimit dhe të jemi të gjithë pjesë e punës sonë të përbashkët për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar këtë plagë, këtë krim të rëndë.
Ministria e Bujqësisë vitin e fundit ka dhënë me qira mbi 10...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ësht...
Kryetari i ri Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është filmu...
Nisi gjithçka si një shaka verore, me një status të postuar ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka pritur paraditen e...
Paraditen e sotme është prezantuar sistemi i ri elektronik p...
Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike dhe ata të gru...
Akademiku Artan Fuga një ditë pasi Erion Veliaj, është ulur...
Një 22-vjeçare nga Kosova pasditen e së enjtes ka tronditur ...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, përmes një letre drejtuar...
Gjykata e Strasburgut ka publikuar dje, bashkë me arsyetimin...
Ende pa u ulur mirë në karriken e kryebashkiakut, Erion Veli...
Policia e Shkodrës ka asgjësuar gjithsej 5916 rrënjë bimësh...
Një 40-vjeçar është hedhur nga kati i 7 i një pallati në Ti...
Nga Astrit PATOZIDje pata fatin e keq te ndjek live ne telev...
Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërk...
Presidenti i Shoqatës së Shërbimeve Private Sociale (BPA), B...
Nisin fërkimet dhe divergjencat e para serioze në mazhorancë...
Marrëdhëniet e ndera mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...