Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Astrit PATOZI
Dje pata fatin e keq te ndjek live ne televizor me shume se gjysme ore nje shfaqje te shpifur te degradimit te institucioneve tona. Shtoi kesaj edhe shformimin qe shkakton gjithmone shtypi si nje pasqyre e deformuar asaj qe ndodh, eshte pak te thuash se ishte e neveritshme. Dhe kjo nuk ka te beje aspak me subjektivizmin e nje demokrati, qe e ka te veshtire te pranoje legjitimimin e fitores se nje socialisti. Por e gjithe ceremonia e konsistuimit te keshillit bashkiak te Tiranes dhe menyra se si ajo u percoll, e tejkalonte edhe fantazine e cdo enderrimtari ekstrem.
Ne harkun e pak minutave kam degjuar ndoshta 10 here se kryetari i ri i bashkise se Tiranes, Erion Velija, ishte marre personalisht dy dite me arredimin e zyres se tij. Dime me saktesi ngjyren e kolltukeve, te perdeve, moketin qe eshte perdorur, abazhuret, ngjyren e mureve, dhe te tjera hollesi si keto. Problemi eshte se kjo shtjelle marrezie qe u servir pa meshire per shume se dy ore nuk eshte aq vanitet i gazetareve apo redaktoreve te paformuar, sesa prodhimi i pare per median i zyres se re te shtypit ne bashkine e Tiranes. Dhe gjeja e pare qe te shkon nder mend eshte se jo thjesht se eshte socialist, por Erion Velija, e ka nisur me kemben e mbrapshte detyren e tij teper te rendesishme. E ka filluar me kolltukun e tij, per te mos thene ndonje fjale tjeter.
Dhe problemi qendron se ky eshte thjesht dhe vetem gjesti i pare i qytetarit te pare te Tiranes. Te atij qe ka premtuar se do te jete i perkushtuar dhe ne sherbim te te tjereve, madje ne sherbim te te gjitheve, pa dallim bindjesh politike, qe do te thote edhe te atyre qe nuk e kane votuar, nje prej te cileve jam edhe une. Une nuk dua te paragjykoj askend, dhe do te uroja sinqerisht qe gjerat te ndryshonin rruges, jo se dua te permiresohet socialisti Erion Velija, por se jam i bindur qe prej sjelljes se tij jane te lidhura dhe te varura intere
sat e rreth 1 milion banoreve te bashkise se madhe te Tiranes. Por me ate qe kam pare dje e kam tmerresisht te veshtire te besoj ne nje ndryshim per mire te kryetarit te ri te bashkise se kryeqytetit. Sepse jo vetem mua, por besoj edhe shume te tjereve, dje u eshte e rikthyer menjehere ne kujtese dasma e tij me disa seri ne kalane e Gjirokastres dhe gjetke, e cila muk mund te konsiderohet me si nje fenomen i vecuar apo si nje trill i nje te riu te dehur nga gezimi i marteses. Por si nje koncept i rrenjosur dhe nje prirje te forte per mondanitet, i cili natyrisht qe duhet gezuar, por dhe u duhet treguar te tjereve, se ndryshe cfare kuptimi ka? Te me ndjejne te ata qe mund te preken prej kesaj, por une nuk besoj se ky model politikani mund t’i coje gjerat perpara ne kete vend. Madje edhe me gjere se Shqiperia, po te doni.
Ka shume njerez qe jo pa te drejte akuzojne dhe shtypin per shplarjen e trurit qe i shkaktojne publikut duke shkruar apo transmetuar per ore te tera pa u lodhur kurre per modelin e kolltukeve, ngjyren e kravates, apo firmen e kemishes se zyrtareve te larte te shtetit. Eshte debat me vete se cfare vlere ka qe te ndiqet per kater ore ne TV nje ceremoni e merzitshme protokollare, qofte kjo edhe konstituimi i bashkise me te madhe te vendit, por persa kohe qe jepen gjithashtu live edhe plot aktivitete shume me te parendesishme se kjo, nuk ia vlen te ndalesh gjate ketu.
Ndaj une nuk dua te merrem shume me kete ceshtje jo thjesht se nje politikan e ka te ndaluar te fajesoje popullin per menyren se si voton dhe shtypin per ato qe shkruan dhe transmeton. Por se me intereson me shume ajo qe ndodh, sesa pasqyra. Eshte njesoj si ne nje aksident, ku ka pasur te vdekur dhe te plagosur rende, nuk konsiderohet fare ai qe mund te kete thyer kembet. Qe do te thote se sa do kot t’ia fuse, shtypishqiptar, nuk eshte pergjegjesi kryesor per kete duhme vaniteti, qe shperthen nga insistucionet tona. Te cilat, sa me shume kalben, aq me shume na ushqejne me “sharmin” e tyre.
Dhe si te mos mjaftonte ky shfrim provincial, keshiltaret e opozites braktisen ceremonine e betimit te kryetarit te bashkise se Tiranes, me pretendimin se aty ndodhej autori kryesor i masakres territoriale. Dhe fjala ishte per ministrin Cuci.
Te kuptohemi nuk kam gje me bojkotin si gjest politik, i cili eshte nje instrument qe mund te perdoret nga opozita, sa here ajo e gjykon te nevojshme. Mund te haje debat ai ishte apo jo dje rasti, por jam gati te pranoj se opozita eshte ne te drejten e vet qe te ike nga salla e parlamenti apo e keshillave bashkiake, edhe pa pasur apo pa paraqitur fare nje shkak. Mund te ikje dje nga salla e Keshillit te Tiranes ndoshta edhe per faktin se ne kryeqytet ashtu si kudo ne Shqiperi, vota e zgjedhesve eshte deformuar, pavaresisht ne e provon dot ose jo kete pretendim.
Madje edhe mund te mos shkoje fare ne mbledhjen e pare te kostotuimit, per te mos ia dhene kenaqesine Erion Velise qe te vishte me triumfalizem shiritin e kryetarit, ne syte e keshilltareve te PD. Gjest do te ishte edhe ai. Mund te ishte preludi i nje stine te re marredheniesh te veshtira me pushtetin, qe thuhet se do te nisin ne shtator. Dhe je ne te drejten tende ta besh. Sepse edhe argumenti nuk mungon. Per sa kohe qe mazhoranca bojkoton kostituimin e bashkise ne Vore dhe ne ndonje bashki tjeter, megjithese ka fituar, atij qe ka humbur i lejohen te gjitha.
Por nuk me shkon fare te mendoj se prania e “bajlozit” Cuci ne ate salle do te kishte qene e paranueshme per keshilltaret tane te respektuar. Sepse te gjithe kane degjuar dhe te gjithe e dine se autoret e vertete te salamandres territoriale dhe per cdo te keqe qe ka ndodhur ne Shqiperi ne keto dy vjet jane dyshja Rama-Meta. Atehere nga na doli ky Blendi Cuci? Une nuk besoj se ne tregohemi serioze po ta shperndajme ngarkesen e pergjegjesive tek cdo zyrtar qe na del perpara, te perfshire ne emocionet dhe interesat e momentit.
Me kujtohet nje batute e Fatos Nanos ne vitin 2002, ne kulmin e detantes politike PS-PD, qe solli edhe zgjedhjen e presidentit konsensual Alfred Moisiu. E mori fjalen ne parlament dhe ishte duke akuzuar qeverite paraardhese te Partise Demokratike dhe debati ishte i ashper. Dhe tha pak a shume qe “qeveria e tij nuk do te perseriste kurre bemat e regjimit te…(hodhi nje here syte nga Sali Berisha, u kujtua qe gjerat kishin ndryshuar, dhe vazhdoi)…Ridvan Bodes”.
Mendoj se ne mund te ia kursenim vetes kete pjese te pakendshme te teatrit te djeshem ne sallen e Keshillit Bashkiak te Tiranes, qofte edhe per t’ia lene te gjithe barren e shfaqjes se shemtuar Erion Velise dhe mazhorances, qe nuk qeveris sot vetem kryeqytetin. Nuk na kushtonte asgje dhe megjithate nuk e beme. Tani na mbetet te ngushellohemi se largimi yne per shkak te pranise se Bled Cucit eshte gjithesesi shume larg nisjes se qarte me kemben e mbrapshte te Erion Velise.
Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërk...
Presidenti i Shoqatës së Shërbimeve Private Sociale (BPA), B...
Nisin fërkimet dhe divergjencat e para serioze në mazhorancë...
Marrëdhëniet e ndera mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të ...
Perfaqesuesit e komuniteteve fetare duken qartaz ne foto qe ...
*Nga Besnik ALIAJ Si sot 4 vjet me pare Lulzim Basha u betua...
...
Aktori i njohur, Julian Deda ka komentuar në Facebook pas be...
Në partinë gjermane CSU po shtohen zërat për kufizimin e lir...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ndaj Krye...
Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson gjetjet e Rapor...
Pas gjykatës, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërko...
I riu nga fshati Levan i Fierit ka rrëfyer ngjarjen e rëndë,...
Në prag të përfundimit të sezonit politik, kryeministri Edi...
I shpallur në kërkim që prej vitit 2013, sot është vënë në p...
Ndërsa shumica e opinionit publik, grupet e interesit dhe ak...
Strukturat e Doganave, në bashkëpunim me ekipin e Crown Agen...
Erjon Veliaj është betuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ...
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar para pak m...
Aldrin Dalipi u zgjodh kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...