web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj betohet si kryetar i Bashkisë së Tiranës

30 Korrik 2015, 09:41, Aktualitet CNA

Erjon Veliaj është betuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në ceremoninë e mbajtur paraditen e sotme në këtë institucion.

Këshilltarët e djathtë e kanë braktisur sallën në momentin e betimit, duke anashkaluar edhe fjalimin e Veliajt.  Në fjalën e tij,  kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se, ai dhe skuadra e tij do të punojë me të gjitha forcat për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

?Por ndryshimi i Tiranës kërkon kohën e vetë dhe bashkëpuni.Do ta mirëpres gjithmonë debatin. Opozita do të gjejë tek unë një derë të hapur. I them opozitës se, ne i përkasim partive të ndryshme, por këtu përfaqësojmë interesat e qytetarëve të Tiranës?, ka thënë Veliaj.

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës ka vlerësuar edhe qeverinë e në veçanti ministrin Bledi Çuçi për realizimin e reformës territoriale, që sipas tij do t?i japë një zhvillim të ri kryeqytetit dhe rretheve.

 





Lajmet e fundit nga