Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë fjalës në ceremoninë e stërvitjes rajonale të emergjencave tha se pasojat e zjarrit të djeshëm kanë efekte shkatëruese për ekonomitë e atyre zonave. Ai nënvizoi se të gjithë shtetasit pa dallim duhet të ndërgjegjësohen dhe të bashkëpunojnë me policinë, për të minimizuar fatkeqësitë natyrore.
“Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, për rreziqet që i kanosen nga fatkeqësitë natyrore vendit tonë apo çdo vendi. Askush nuk është imun nga pasojat që mund të vijnë kur fatkeqësi të tilla vijnë për shkak të natyrës apo për shkak të dorës së njeriut.
Dhe jemi dëshmitarë, jo më shumë se pak kohë më parë, të efekteve shkatërruese që mund të ketë për ekonominë dhe për jetën e qytetarëve çdo lloj fatkeqësie që i rrezikon të ardhmen shoqërisë.
Mjafton t?ju kujtoj që vetëm dje në Shqipëri ishin aktive 7 vatra zjarri, me mbi 80 hektarë pyje dhe kullota. E ndonëse e thënë kështu nga goja ime nuk duket e rëndë, mbase nuk duket as e matshme, pasojat e vetëm ngjarjeve të djeshme, me zjarret në pyje e kullota, kanë pasoja shkatërruese për ekonominë në atë zonë, për qytetarët dhe shoqerinë në atë zonë dhe jo vetëm.
Angazhimi total i strukturave të mbrojtjes civile dhe luftës kundër zjarrit, policisë, ushtrisë, pushtetit, vendos dhe institucioneve në tërësi, pa asnjë dyshim sjell efekt në këtë kuadër. Por, në fund të ditës, ne e dimë të gjithë që rreziku është aty pas dere menjëherë dhe kjo imponon pas asnjë dyshim marrjen e masave efektive, duke filluar nga kuadri ligjor për mbrojtjen civile deri tek kapacitetet infrastrukturore dhe teknologjike, deri tek mundësia për të bashkëpunuar në kohë reale dhe në mënyrë intensive ndërmjet institucioneve dhe ndërmjet nesh dhe partnerëve, për të bërë të mundur që pasojat, në këtë kuadër, të jenë sa më të vogla.
Shqipëria në sezonin e verës rrezikohet vazhdimisht nga zjarret.
Pasojat dhe fatura financiare është tejet e lartë për këtë shkak. Për më tepër dëmton ekonominë e vendit, por akoma më shumë dëmton të ardhmen zhvillimore të atyre vendeve.
Ndaj është e rëndësishme që ne të bëjmë ç?është e mundur, duke investuar energji njerëzore, resurse të kualifikuara, duke investuar në teknologji dhe duke investuar, mbi të gjitha, në bashkëpunim ndërmjet institucioneve dhe qytetarit dhe shoqërisë, ndërmjet institucioneve me njëra-tjetrën, pushtetit vendor dhe pushtetit qëndror, dhe pastaj ndërmjet nesh dhe partnerëve, për të bërë të mundur që ngjarje të tilla të parandalohen, kur është e mundur, ose të luftohen me efektivitet për të pasur sa më pak pasoja atëherë kur shmangia ose parandalimi është i pamundur.
Që do të thotë që, në rastin konkret, ka nevojë nga njëra anë për dënime penale shumë të rënda kur fatkeqësitë vijnë për shkak të dorës së njeriut dhe nga ana tjetër, për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve për të zvogëluar në minimum pasojat që vijnë nga fatkeqësitë.
Në këtë kuadër, rezultatet që vijnë nga ky ushtrim që bëmë mund të na shërbejnë më së miri për të kuptuar përmasën e problemit me të cilin përballemi, ashtu siç mund të na shërbejë shumë mirë për të kuptuar rolin e secilit prej nesh.
Në këtë kuadër, rezultatet që vijnë nga ky ushtrim që bëmë mund të na shërbejnë më së miri për të kuptuar përmasën e problemit me të cilin përballemi, ashtu siç mund të na shërbejë shumë mirë për të kuptuar rolin e secilit prej nesh.
Por mbi të gjitha mund të na shërbejë si një shembull i mirë për të krijuar një kuadër ligjor efektiv, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për të ndërtuar një model, modelin e përballjes shoqërore dhe shtetëtrore ndaj fatkeqësive natyrore, qofshin për shkak të natyrës, qofshin për shkak të dorës së njeriut dhe për të bërë të mundur edukimin e qytetarëve dhe veçanërisht të të rinjve me pasojat e fatkeqësive natyrore; edukimin e qytetarëve me reagimin dhe rolin e secilit në skenare të tilla; edukimin e shoqërisë në tërësi me parandalimin dhe pastaj reagimin e përbashkët ndaj fatkeqësive dhe pastaj, pa asnjë dyshim, rolin e mirëpërcaktuar të pushtetit vendor, për të filluar nga ekipet vullnetare deri tek kapacitetet institucionale dhe pushteti qëndror, në përballjen e pasojave me fatkeqësitë natyrore.
Shqipëria është gjendur dhe gjendet gjithmonë në krah të partnerëve për të marrë pjesë në cdo skenar të mundshëm të përballjes së fatkeqësive natyrore, në rajon dhe më gjerë. Por kjo, më së pari imponon vetëdijen më të lartë institucionale shtetërore dhe shoqërore, në mënyrë që shoqëria dhe qytetarët të kuptojnë fillimisht efektet shkatërruese që kanë fatkeqësitë natyrore, dëmi që i vjen ekonomisë dhe të ardhmes dhe pastaj potenciali që kemi për t?i dalë përpara dhe për të reaguar ne kohë ndaj të tilla fenomeneve.
Unë dua ta mbyll këtu duke falënderuar edhe një herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët për këtë mundësi që na dhanë, për të eksploruar më mirë kapacitetet tona dhe për të nxjerrë mësime se si mund ta bëjmë vendin më të sigurtë, duke bashkëpunuar me njeri ? tjetrin dhe duke gjetur çdo mundësi brenda nesh, shteti, institucionet, shoqëria dhe qytetari për të parandaluar pasojat e fatkeqësive natyrore, të çdo lloj natyre”, deklaroi ai.
Kryeministri, Edi Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij lidhu...
Kryetari i Partisë Demokaratike ka zhvilluar sot një takim ...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në seancën parlamentar...
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, i sapongritur nga K...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në takim a...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar so...
Kjo është dëshmia e plotë që Berisha ka dhënë në prokurori, ...
I ftuar në studion e News24, në lidhje me debatin e zhvillua...
Partia Demokratike, përmes deputetit Tritan Shehu ka shprehu...
Projektligji për arsimin e lartë në Shqipëri, ashtu siç edhe...
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi dhe deputeti Koco Kokëdhi...
Deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Bedri Hoxha konsideron...
Partia Demokratike, përmes zëdhënses së saj, Orjela Nebijaj ...
Grupi Parlamentar socialist, ka vendosur të miratojë në sean...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, pak orë pas tryezës për arsimin...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një taki...
Deputeti i majte, Namik Dokle, pak ditë pas devbateve në Asa...
Deputetja dhe kryetarja e LDG, Albana Vokshi ne nje postim t...
Partitë komuniste po shkojnë drejt grupimit të ekstremit të ...
Deputeti socialist Erjon Braçe një ditë pas mbledhjes me dy...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...