Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kjo është dëshmia e plotë që Berisha ka dhënë në prokurori, në lidhje me akuzat e Tom Doshit, se ka pasur plan që aid he deputeti democrat Mhill Fufi, do të vriteshin nga Ilir Meta.
Berisha thotë në dëshmi, se është informuar nga njerëzit e tij për këtë plan.
Fillimisht Berisha ka dorëzuar një deklaratë para prokurorëve dhe më pas iu është përgjigjur pyetjeve.
Deklarata para prokurorëve:
Me vullnetin e tij të lirë shtetasi Sali Berisha, bën këtë deklaratë:
Jam me banim në adresën e mësipërme dhe aktualisht jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në lidhje me sa pyetem për të dhënë shpjegime në lidhje me procedimin penal Nr.63 të vitit 2015, regjistruar nga ana juaj për veprën penale ?Vrasje të funksionarëve publikë?; e mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 79/a dhe 22 i Kodit Penal, kam për të sqaruar si më poshtë vijon: Informacioni për këtë ngjarje nuk e kam nga asnjë nga këta persona që janë përfshirë në këtë ngjarje pasi nuk kam komunikime as me Tom Doshin e as me persona të tjerë që përmenden.
Muaj më parë, nuk mbaj mend se kush, por jam i sigurt se më shumë se një person, më kanë thënë që ka ndodhur kjo ngjarje. Nuk mbaj men nëse me tritol apo snajper, di të them që ajo gjë përflitej rëndomtë në Parlament. Veprimi i vetëm që bëj sa herë që e shoh të arsyeshme e kam denoncuar në frazën ?këta ose ju do vrisni njëri-tjetrin?.
Nuk kisha asnjë pengesë për të thënë që Iliri po vret Tomën apo të kundërtën, por mund të thoshte Toma ?jo nuk është e vërtetë?.
Këtë ja kam thënë mazhorancës më së shumti publikut. Këto mund ti kem thënë në konferencat e mia mujore ose seancat plenare. Kjo deklaratë mund të jetë bërë rreth dy herë por jam i sigurt që një herë është bërë. E kam bërë që të ulet temperatuar e krijuar midis personave që përmenda më lartë. Nuk kam dëgjuar për Fufin asnjë fjalë. Kur unë kam thënë se ju do vrisni njëri- tjetrin, nuk kam patur dijeni se ky kërcënim i është bërë edhe Fufit. Para rreth një muaji i them ?Ja mbyll gojën Tom Doshit?, ose i kam thënë ?që cuat Shullazin?, duke thënë që po të kapesh me Tahirin ke të bësh me mua.
Pas kësaj është mbyllur seanca dhe Toma më tha që ?nuk ishste Shullazi por ishte diçka tjetër dhe ti e di?. Ai më tha se ka qenë një deputet i yti, që unë nuk e mora vesh dhe se nuk e dija që ishte edhe Fufi i përfshirë. Më vonë pyes të mijtë se çfarë kishte ky me fjalën që tha, dhe ata më thonë se ky për të cilin fliste Toma ishte Mhill Fufi dhe se atë kam dashur me e vra. Ata më thanë se Ilir Meta ka thirrur familjarët e Fufit dhe u ka thënë se Sali Berisha ka dashur tu vrasë vëllanë (Mhill Fufin) dhe ata i kanë thënë që nuk ësht ëe vërtetë se Sali Berisha nuk ka asgjë me ne.
Pastaj një nga këta, vëllai i Mhillit, i ka kërkuar takim Ilir Metës dhe Iliri e priti. Ai i tha se ?nga Sali Berisha nuk kemi asgjë, por nëse ndonjërit nga ne i preket një qime floku do kesh probleme me ne?.
Në seancë i kam thënë se ty (Ilir Metës) të shkoj dëm skenari pasi ke dashur të na e faturosh neve. Nuk kam treguar interes për të dhëna të tjera pasi di që Toma i kishte paraqit këtë shqetësim tek kryeministri, ministri i Brendshëm.
Dëshmia e Berishës në Prokurori:
Pyetje: Pas këtij momenti, a jeni takuar me deputetin Tom Doshi?
Përgjigje: Asnjëherë nuk jam takuar me Tom Doshin përjashtu rasteve kur kemi replikuar në seancë dhe atë herë që isha para një muaji në Parlament.
Pyetje: Në lidhje me Mhill Fufin, a keni komunikuar me të në lidhje me sa kishit marrë dijeni?
Përgjigje Jo, nuk kam komunikuar fare me të për këtë çështje. Kam qëndrim tjetër ndaj kërcënimit, nuk e përfill nuk merrem me të.
Pyetje: A i njihni shtetasit Agron Kuliçaj dhe Agim Rama?
Përgjigje: Të dy këta unë i njoh mirë. Me Agim Ramën takohem çdo fundjavë dhe me Agronin takohem rreth dy herë në javë. Me Agimin janë takime familjare ndërsa me Agronin janë takime pune.
Pyetje: A e njihni shtetasin Durim Bami, nëse po në çfarë rrethanash?
Përgjigje: Unë nuk e njoh këtë person.
Pyetje: A e njihni shtetasin Ymer Lala?
Përgjigje: Emrin e tij e kam të dëgjuar pasi ky është një person me precedentë penal dhe emrin e tij e kam dëgjuar në informacionet e policisë por nuk e kam njohur asnjëherë personalisht.
Pyetje: Shtetasin Ylli Xhaxhollari, Fatjon Skënderaj dhe Eugen Beçi a i njihni?
Përgjigje: Shtetain Ylli Xhaxhollari nuk e njoh absolutisht, as Fatjon Skënderaj nuk e njoh por mazhoranca e kanë përdorur këtë shtetas për tia faturuar këtë ngjarje opozitës pasi ky shtetas para shumë vitesh ka qenë shofer i Partisë Republikane dhe i nxorrën këto argumenta për të akuzuar opozitën. Ka disa muaj që ata (mazhoranca) deklarojnë se Tom Doshi është deputet i Partisë Demokratike, gjë që nuk është e vërtëtë dhe këto janë faktë të padenja. Ndërsa Eugen Beçin e kam dëgjuar në media si Prokurori i Krimeve të Rënda.
Pyetje: Mund të na thoni se në çfarë rrethanash u vutë në dijeni për këtë ngjarje?
Përgjigje: Nuk mbaj mend kush më ka vënë në dijeni, ka qenë më shumë se një njeri që ma ka thënë këtë. Duhet të ma kenë thënë persona që nuk më kujtohen.
Pyetje:Në shpejgimin tuaj thatë ?jam informuar nga këta të mijtë?, a mund të na thoni se nga cilët persona konkretisht jeni vënë në dijeni?
Përgjigje: Kam pyetur shtetasin Edi Paloka i cili është edhe kryetar i grupit parlamentar të PD.
Pyetje: Ju shpjeguat se vëllai i Mhill Fufit ka shkuar dhe ka takuar Ilir Metën, a e dini se kush është vëlla i i Mhillit dhe si quhet?
Përgjigje: Jo nuk ja di emrin por mund të them që për këtë gjë jam informuar rreth një javë ose dy javë përpara se Toma ta bënte publike çështjen e tij.
Pytje: Në lidhje me deklaratën që ju keni bërë në shtyp, dhe ka lidhje me këtë ngjarje, a ju ka takuar ndokush në lidhje me këtë?
Përgjigje: Jo, nuk më ka takuar askush për këtë ngjarje.
Pyetje: Keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar?
Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të shtuar.
I ftuar në studion e News24, në lidhje me debatin e zhvillua...
Partia Demokratike, përmes deputetit Tritan Shehu ka shprehu...
Projektligji për arsimin e lartë në Shqipëri, ashtu siç edhe...
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi dhe deputeti Koco Kokëdhi...
Deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Bedri Hoxha konsideron...
Partia Demokratike, përmes zëdhënses së saj, Orjela Nebijaj ...
Grupi Parlamentar socialist, ka vendosur të miratojë në sean...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, pak orë pas tryezës për arsimin...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një taki...
Deputeti i majte, Namik Dokle, pak ditë pas devbateve në Asa...
Deputetja dhe kryetarja e LDG, Albana Vokshi ne nje postim t...
Partitë komuniste po shkojnë drejt grupimit të ekstremit të ...
Deputeti socialist Erjon Braçe një ditë pas mbledhjes me dy...
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është shoqëruar me ...
Pas vendimit të marr dje gjatë mbledhjes së asamblesë së Par...
Partia Socialiste do të nisë analizën e rezultatit të zgjedh...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere kërkon...
Partia Demokratike denoncon djegien e makinës së Armand Teli...
Ndërsa Asambleja Kombëtare e PS-së ka nisur punimet me fjalë...
Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të shtune As...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...