FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar sot kopshtin numër 29 në kryeqytet. Basha gjatë fjalës së tij tha se kopshtet që janë ndërtuar me kushte europiane, duke theksuar se për 30 objekte ka përfunduar invenstimet.
Fjala e plotë e kryebashkiaut Lulzim Basha
Në katër vite, me modelin tonë dyfishuam investimet, do të vijojmë punën deri ditën e fundit.
2011-1015; kanë përfunduar dhe janë në proces ndërtimi dhe rehabilitimi 64 objekte, shkolla, kopshte dhe çerdhe, përkundrejt 51 të realizuara në vitet 2004-2011
Me një investim prej 50.1 milionë lekësh ka përfunduar rindërtimi i kopshtit nr.29, në njësinë bashkiake nr. 3. Godina e re është konceptuar me 2 kate. Kopshti do të akomodojë rreth 150 fëmijë të ndarë ne 6 grupe, tre grupe në katin e parë dhe 3 grupe në katin e dytë.
Janë krijuar ambientet e mësimit, të ngrënies, ambientet e fjetjes, ambientet e zhveshjes si dhe tualetet. Kopshti ka gjithashtu, dhomën e mjekut, psikologes dhe kuzhinën. Ambientet e fjetjes, të lojës dhe garderoba janë të shtruara me parket. Godina ka sistem qendror ngrohje, me peletë. Kaldaja është vendosur në një dhomë të posaçme, jashtë objektit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i cili pa nga afër përfundimin e punimeve në këtë kopsht, e ka konsideruar si pjesën më të bukur të punës së tij inaugurimin e përfundimit të kopshteve, çerdheve e shkollave.
?Kopshti nr.29 është një investim i standardeve europiane që do u shërbejë 150 vogëlushëve të kësaj lagjeje. Kjo mbetet për mua pjesa më e bukur e punës, inaugurimi i përfundimit të kopshteve dhe cerdheve, sepse shohim me sytë tanë se si puna e bërë u shërben drejtpërdrejt qytetarëve më të rinj të Tiranës, vogëlushëve të Tiranës të cilët në këtë kopsht, sikundër në dhjetëra të tillë të rikonstruktuar apo ndërtuar nga fillimi në këto 4 vite, kanë kushte europiane sa u përket ambienteve, kuzhinës, shërbimit, ngrohjes, lojërave etj. Kjo reflektohet natyrisht drejtpërdrejt edhe në nivelin e kënaqësisë, lumturisë që ata kanë gjatë shërbimit në kopsht por natyrisht edhe të prindërve të tyre? – u shpreh kryebashkiaku Basha.
Në katër vite kanë përfunduar dhe janë në proces 64 objekte, përkundrejt 51 objekteve të investuara gjatë harkut kohor 2004-2011.
?Në këto 4 vite, Bashkia e Tiranës në programin e arsimit parauniversitar, pra kopshteve e çerdheve por edhe në programin e shkollave të mesme e 9-vjeçare ia ka dalë të përfundojë investimin në mbi 30 objekte, ndërkohë që 13 të tjera janë drejt përfundimit, 8 objekte të tjera janë në prokurim, 13 objekte janë të projektuara dhe gati për t?u investuar. Pra, në total 64 objekte në 4 vite, nga të cilat më shumë se 41 kanë përfunduar apo do të përfundojnë në muajt e ardhshëm dhe pjesa tjetër është bërë gati për t?u përfunduar në një periudhë kohore 12 ? 18 mujore. Nevojat e qytetit të Tiranës janë shumë më të mëdha se kaq por po të kemi parasysh se në periudhën 2004-2011, numri total i investimeve kapi 51 objekte, uroj që dyfishimi i investimeve në këto 4 vite të shërbejë si një standard për t?u ndjekur dhe çuar më tej. Të paktën këtu, shpresoj që modeli Basha të ndiqet dhe jo modeli i mëparshëm, sepse modeli i mëparshëm do të thotë t?i reduktonim në gjysmë për gjysmë investimet në këtë fushë? – theksoi zoti Basha.
Zoti Basha ka theksuar se do të vazhdojë punën në shërbim të qytetarëve të Tiranës, deri në ditën e fundit kur përgjegjësia do t?u kalojë drejtuesve të rinj.
?Ne do të vijojmë punën pa ndërprerë dhe unë do të jem në krye të punës deri në ditën e fundit, sepse qytetarët e Tiranës meritojnë e do të kenë një bashki funksionale, pa asnjë ditë pushim, të paktën deri në momentin e tranzicionit ku përgjegjësia natyrisht do të mbartet tek drejtuesit e rinj? – deklaroi zoti Basha.
Aktualisht, Bashkia e Tiranës po vijon punën në përfundimin e 42 objekteve që janë në proces ndërtimi, rindërtimi dhe rehabilitimi, si rikualifikim urban, infrastrukturë rrugore, çerdhe, kopshte e shkolla dhe konkretisht:
1) Rikualifikim urban lulishte blloku ?Dervish Hima? dhe stadiumi ?Qemal Stafa?; njësia 2
2) Rikualifikim urban blloku 40, 41, 42 (Faza I); njësia 2
3) Rikualifikimi urban i bllokut kufizuar nga rruga e Dibrës- Njazi Meka-Niko Avrami-Grigor Perlecev; njësia-4
4) Rikualifikim urban i bllokut 48; 49 (në kuadër të programit IPA); njësia 4
5) Rikualifikimi urban i bllokut te fusha e Aviacionit; njësia 7
6) Rikualifikim urban i bllokut te Dogana; Rikualifikim urban i bllokut te Dogana-Njësia 7
7) Mobilim urban i bllokut që kufizohet nga rrugët ?Memo Meto? dhe ?Ferit Xhajko?; njësia 8
8) Rikualifikim urban i zonës së ndodhur ndërmjet rrugës ?Sami Frashëri? ? Unazës (blv ?Gjergj Fishta?); njësia 10
9) Rikualifikim urban i bllokut mbi shina ( Faza I); njësia 11
10) Rehabilitim i skarpateve të lumit Lana
11) Rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave publike, Tufinë
Infrastrukturë rrugore
1) Ndërtimi i rrugës ?Faik Konica??; njësia 2
2) Ndërtimi i rrugës “Marko Boçari”; njësia 5
3) Ndërtim i rrugës së Kosovarëve; njësia 5
4) Zgjerim, ura në rrugën “Irfan Tomini”; njësia 5
5) Rikonstruksion i rrugës “Piro Goda”; njësia 6
6) Rikonstruksion i rrugës “Shefqet Musarai” dhe rikualifikimi i sheshit në bllokun 22; njësia 7
7) Rikonstruksioni i rrugës “Milo Duci”; njësia 7
8) Rruga “Isuf Balta”; njësia 9
9) Ndërtimi i segmentit të kryqëzimit, ish – kombinati “Josif Pashko”; ish Uzina Dinamo e re; njësia 9
10) Rruga “Don Bosko”, trotuaret; njësia 9+11
11) Rikonstruksion i rrugëve “Shyqyri Bërxolli” dhe “Reshit Çollaku”; njësia 10
12) ?Projekti i Transportit Multimodal/Korsitë e Dedikuara dhe i Rritjes së Sigurisë Rrugore, (Faza e II)
13) Bulevardi i Madh
14) Lumi Tiranës
Objekte Arsimore:
1. Rikonstruksioni i kopshtit 24; njësia 1
2. Ndërtim shkolla e Mesme, rruga “Hasan Tahsim”; njësia 2
3. Rehabilitim dhe instalim i sistemit të ngrohjes i shkollës Mustafa Greblleshi; njësia 2
4. Rehabilitim shkolla 9-vjeçare ?Fan Noli?; njësia 3
5. Rehabilitim dhe instalim i sistemit të ngrohjes i shkollës Gjon Buzuku; njësia 4
6. Shkollë e re 9-vjeçare (në kuadër të programit IPA), njësia 4
7. Ndërtim kopsht dhe çerdhe (në kuadër të programit IPA); njësia 4
8. Rehabilitimi dhe instalimi i Sistemit të Ngrohjes (kati i dytë) në shkollën 9-vjeçare ?Emin Duraku?; njësia 5
9. Rikostruksion i kopshtit 42; njësia 5
10. Ndërtim shkolle 9 – vjeçare tek ish – Kombinati Tekstil; njësia 6
11. Rikonstruskion i kopshtit nr.17; rruga “M. Shyri”; njësia 7
12. Rikonstruksion i plotë e shtesë ambientesh në shkollën e Mesme “Q. Stafa”, njësia 10
13. Rikonstruksion kopshti në Kodër ? Kamëz; njësia 11
Edukim Social (çerdhe):
1. Rikonstruksioni i çerdhes Shkozë; njësia 1
2. Rikostruksion i çerdhes nr.48; njësia 4
3. Ndërtim qendër sociale (në kuadër të programit IPA); njësia 4
Në procedurë prokurimi:
1. Rikualifikimi urban i 2 blloqeve dhe rehabilitimi i rr. “Dhimitër Kamarda”; njësia 1
2. Rikualifikim urban, blloku që kufizohet nga rrugët ?Sulejman Delvina?, ?Medar Shtylla?, ?Skënder Luarasi?, ?Grigor Heba?, ?Gjik Kuqali?; njësia 5
3. Rikualifikim urban i bllokut të kufizuar nga rruga “Ibrahim Rugova”, rr.”Pjetër Bogdani”, rr. “Gjin Bue Shpata”, blv “Bajram Curri”; njësia 5
4. Rikonstruksioni i trotuareve dhe rrugës ?Ali Demi?; njësia 1
5. Rikonstruksioni i rrugës ?A. Shefqeti?; njësia 1
6. Rikostruksion i rrugës ?Kujtim Laro?; njësia 3
7. Ndërtimi i rrugëve “Disha” , “Thoma Nasi” dhe ?Fransua Pukvil?; njësia 3
8. Rikonstruksion i rrugës “Hamdi Cenoimeri” faza II; njësia 6
9. Rikonstruksion kopshti nr.18, rruga “M. Grameno”; njësia 2
10. Rehabilitim dhe instalim i sistemit të ngrohjes në shkollën 9-vjeçare ?1 Maj?; njësia 1
11. Rikonstruksion dhe instalim i sistemit të ngrohjes në shkollën e mesme ?Ismail Qemali?; njësia 2
12. Rikonstruksion i kopshtit nr. 25/A; njësia 4
13. Rehabilitimi i Pjesshëm dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën 9-vjecare
?4 Dëshmorët?
14. Rehabilitimi i pjesshëm dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën e mesme
?S.Tafaj?
15. Rikonstruksion i çerdhes Nr. 54
16. Rikonstruksion dhe shtesë kati, çerdhe nr. 13
Kjo është dëshmia e plotë që Berisha ka dhënë në prokurori, ...
I ftuar në studion e News24, në lidhje me debatin e zhvillua...
Partia Demokratike, përmes deputetit Tritan Shehu ka shprehu...
Projektligji për arsimin e lartë në Shqipëri, ashtu siç edhe...
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi dhe deputeti Koco Kokëdhi...
Deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Bedri Hoxha konsideron...
Partia Demokratike, përmes zëdhënses së saj, Orjela Nebijaj ...
Grupi Parlamentar socialist, ka vendosur të miratojë në sean...
Kryetari i PD, Lulzim Basha, pak orë pas tryezës për arsimin...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një taki...
Deputeti i majte, Namik Dokle, pak ditë pas devbateve në Asa...
Deputetja dhe kryetarja e LDG, Albana Vokshi ne nje postim t...
Partitë komuniste po shkojnë drejt grupimit të ekstremit të ...
Deputeti socialist Erjon Braçe një ditë pas mbledhjes me dy...
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është shoqëruar me ...
Pas vendimit të marr dje gjatë mbledhjes së asamblesë së Par...
Partia Socialiste do të nisë analizën e rezultatit të zgjedh...
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere kërkon...
Partia Demokratike denoncon djegien e makinës së Armand Teli...
Ndërsa Asambleja Kombëtare e PS-së ka nisur punimet me fjalë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...