Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
*Nga Çim Peka
Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale si provë e parë për Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike, dhe dy vjet pas fitores së këtij posti, është e udhës të bëhet një bilanc, jo vetëm mbi rezultatin e zgjedhjeve, por më tepër mbi atë se çfarë është sot Partia Demokratike nën drejtimin e Bashës, dhe cilat janë premisat e saj.
Kam hezituar të shkruaj, mbi këtë temë, për disa arsye.
E para, kam preferuar që mendimet e mia t?ia them, miqësisht dhe privatisht.
E dyta, nuk kam dashur të bëhem objekt i teorive të ndryshme konspirative që burojnë në korridoret apo kafene e në oborrin e PD-së, por edhe i thashethemexhinjve mediatikë të kampit tjetër.
Se treti, kam dashur ti lë kohë vetes për të kuptuar se çfarë është PD-ja nën lidershipin e Bashës dhe ku po shkon ajo.
Që në krye të herës, dua të theksoj se Lulzim Basha është kryetari legjitim i Partisë Demokratike; që është zgjedhur në mënyrë plebishitare nga trupa e antarësisë demokratike; që procesi i zgjedhjeve për kryetarin e PD-së është absolutisht procesi më i mirë zgjedhor që është bërë ndonjëherë në Shqipëri; që kutitë jo vetëm nuk janë thyer (siç pretendon ndonjë demokrat, ish-socialist, a LSI-st, të strehuar se fundmi në TVSH, e nesër kushedi se ku), por edhe se vetë i ndjeri Olldashi ka qenë krejt i qartë se beteja e tij me shumë se për vendin e parë, ka qenë për të dytin në PD!
Dhe mungesën e tij sot më shumë se PD-ja po e ndjen Basha. Pasi me Olldashin si kërcënim, Basha do ishte i detyruar të ishte opozitar model.
Në një proces të avashtë por solid Basha ja arriti te rikonfirmojë anëtarësinë e PD-së, dhe ta shtojë atë në numër vetëm një vit pas daljes në opozitë. U krijua një parti e strukturuar, me anëtarësi reale dhe jo fiktive, me seksione, grup-seksione dhe degë të organizuara në bazë të qendrave te votimit; një database e anëtarësisë në një formë dhe model që nuk kishte ekzistuar më parë.
Basha a hapi partinë duke sjellë fytyra të reja, figura premtuese në portret edhe pse pa eksperience dhe të panjohur për publikun. Krijoi trupën e Koordinatorëve, me individë të mirë në profesionin e tyre por të panjohur për bazën e PD-së dhe bëri shumë mirë. Sot janë të pa eksperiencë, por eksperienca politike në opozitë fitohet.
Lulzim Bashën e kam parë dhe vazhdoj ta shoh si Kryeministrin e ardhshëm të shqiptarëve, dhe si personin që ka premisa për ta sjellë PD-në në pushtet.
Në aspektin personal e kam njohur Bashën që në fillim të vitit 2005 dhe kam patur rastin ta ndjek me endje karrierën plot shkëlqim jo vetëm në KOP, por edhe në qeverisjen e PD-së. E kam njohur qysh kur i dukej luks të rrinte me Kullurin, liberalin e djathtë të Henri Çilit atë kohë, e njoh dhe më mirë sot kur ja bën avokatin Alfred Lela, liberali i djathtë i Henri Çilit këtë kohë. Nuk ka ndryshuar, vetëm është rritur. Besoj se ka qenë një ndër Ministrat e Jashtëm më të mirë që ka patur Shqipëria; ashtu siç kam besuar dhe besoj, se pa punën e Bashës si ministër i Brendshëm, liberalizimi i vizave do ishte për shumë kohë një ëndërr e shqiptarëve. Si gazetar me prirje dhe ide të djathta kemi ndarë shumë debate e kafe, e sot e konsideroj mik.
Duke i thënë këto, nuk mund te rri pa përmendur disa të vërteta që Basha nuk i mbulon dot me porositë e liberalit të Henri Çilit, Alfred Lela, dhe me recetat e Artur Zheji të dramës ?Rajmonda?. Dramat e Zhejit dhe problemet me bizneset e Henri Çilit, nuk mund të jenë dramat dhe problemet e lidershipit të PD-së.
Përkufizimin më të mirë për tutorin e ?dramaturgut? Zheji dhe ?liberalit? Lela ma ka dhënë vetë Lulzim Basha: ?Të kesh mik Henri Çilin, nuk ke nevoje për armiq?.
Unë e besoj se recetat dhe porositë e rrogëtarëve të ?UET-it? nuk i ka kërkuar Lulzim Basha, por janë vetëangazhim si ?avoketër? të Bashës për ta bërë opozitën të heshtë ndaj pisllëqeve të bizneseve të tyre.
Nuk mund ta besoj që Lulzim Basha të mos jetë rritur në këto dhjetë vjet. Lulzim Basha që kishte nevojë për të hyrë në tregun politik edhe për ndihmën e ?liberalëve? të Çilit, sot nuk mund të ketë nevojë për ndihmën e rrogtarëve të ?UET-it? që të rrijë në tregun politik.
Në një debat të hapur këto ditë nga individë dhe media afër Bashës, me apo pa bekimin e tij, hidhet një tezë që jo vetëm do të përbëjë diskursin politik opozitar në muajt në vijim, por edhe do e përcaktojë se çfare do të jetë PD.
Në fakt elaborimi i kësaj teze do e bëjë ose zhbëjë PD-në, e bashkë me të dhe Bashën. Bëhet fjale për vënien përballë të te rinjve në PD, kryesisht Kryesisë së Re dhe të ashtuquajturve koordinatorë, dhe ?Berishizmit?. Unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë ?Berishizëm? në konceptin e krahut të majtë të Bashës në PD; Mapo-itëve dhe UET-istëve.
?Berishizmi? si term nuk ka ekzistuar asnjëherë në PD-së, por PD-istët e rinj nuk kanë si ta dinë këtë. ?Berishizmi? është një term derogativ i shpikur dhe përdorur nga e majta politike dhe mediatike. Përfaqësuesi politik i kësaj është Erion Braçe, ndërsa ai mediatik është Andrea Stefani. Prandaj, cilësimi, termi, apo koncepti i tillë në diskursin politiko-mediatik të djathtë nuk është gjë tjetër veçse ?Andrea Stefanizëm?.
Nëse me ?Berishizëm? kuptohet mënyra e Berishës e të bërit politikë, atëherë kushdo duhet ta ketë të qartë, që kur baza e PD-së votoi Bashën për kryetar, nuk e votoi të ishte një fotokopje e Berishës (për fotokopje kishin origjinalin më mirë), por e votuan si personin që do të mund të riorganizonte PD-në, ta mblidhte atë, të afronte të rinj dhe të vjetër, të ri-përcaktonte boshtin e djathtë të PD-së, të bënte opozitë të fortë ndaj një kaste socialiste-oligarkiste të inkriminuar. E votuan si dikë që nuk do kopjonte dikë tjetër, por do ngjallte shpresë, do krijonte një ekip dhe program fitues; do e sillte Partinë Demokratike në pushtet dhe do qeveriste mirë. Ky nuk është ?Berishizëm?, por lidershipi që baza e PD-së kërkon.
Të fikësh zjarrin e protestave, nuk është ?anti-berishizëm?, por mos përdorim i asetit më të madh politik të një opozite: pakënaqësinë popullore;
Të mos marrësh pjesë në hartimin e ndarjes së re territoriale, dhe më pas të shkosh kokë-ulur në zgjedhje paraprakisht të humbura në tavolinë, nuk është ?anti-Berishizëm?, por mungesë e kurajës dhe larg-pamësisë politike;
Ta bësh dekriminalizimin e politikës kalin tënd të betejës, dhe qeveria të mbushë listat e kandidatëve me kriminelë, dhe ti të shkosh prapë kokë-ulur në zgjedhje, kjo nuk është ?anti-berishizëm?, por betejë e humbur politike;
Të pretendosh se qeveria bleu zgjedhjet, dhe ti të vazhdosh të rrish kokë-ulur, në kohën kur opinioni ndërkombëtar është më i ashpër se qëndrimi i opozitës, kjo nuk është ?anti-Berishizëm? dhe as ?modernizëm?; kjo është ?Çililizëm politik’;
Të fillosh ditën e punës në orën tetë të mëngjesit dhe të largohesh pas mesnate nuk është ?Berishizëm?, por të ndenjurit në krye të punëve të partisë;
Të afrosh personalitete apo parti politike historikisht të djathta, nuk është as ?Berishizëm? dhe as ?anti?, por detyrë e Bashës si kryetar i Opozitës.
Unë nuk e di çfarë kursi do të ndjeke Basha pas pushimeve verore, por di që nuk mund të sillet si holandez në Tiranë. Nuk e di në do thërrasë popullin opozitar në protestë, por di që deri tani populli opozitar po e thërret Bashën në protestë. Dhe shpirti i opozitës është protesta. E di që Basha nuk mund të ndalojë shqiptarët të mos emigrojnë familjarisht në Gjermani, por di se duhet t?u ngjallë shpresën atyre që janë këtu.
Nëse PD, si parti e djathtë, ka pronën private busullën e saj, atëherë ajo duhej që sot të nxirrte tym e flakë kundër projekt-ligjit për pronat, dhe të thërriste ish-pronarët në shesh; nëse është kundër oligarkisë, studentët duhet të ishin në shesh, kundër ligjit për arsimin e lartë. Dhe lista vazhdon. Vetëm kur Basha të rregullojë këto, atëherë rrogëtarët e Henri Çilit mund të thonë me plot gojën, kujt nuk i pëlqen mund të iki!
Pas presionit në rritje nga BE dhe SHBA, kryeprokurori Adria...
Liljana Hoxha ka botuar në shtypin e ditës disa faksimile le...
Një krim brenda familjes është parandaluar pasditen e sotme ...
Disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të furnizimit me uj...
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mesditën e...
Një ditë pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Komb...
Katër automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Libr...
Policia e Shkodër ka arrestuar sot dy persona, të dënuar më ...
Nga Artan FUGA Per rreth dy vjet kam kuptuar shume mire se c...
Pasagjerë të linjës Ancona-Durrës kanë shprehur shqetësimin ...
Parlamenti ka shumë deputetë, plot 140, raportet e organizma...
Deputeti socialist, Ben Blushi e cilesoi partine Socialiste ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë...
Tre persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen e një ditë më ...
Ilirjan Xeba, një nga të arrestuarit e policisë për trafik d...
Duke evidentuar se “numri i azilkërkuesve shqiptarë në Finla...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ...
Një urim pë Fitër Barjamin ka ardhur edhe nga kryebashkiaku...
Policia e Shtetit raporton cdo ditë për zbulimin dhe asgjësi...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...