web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për deputetin “e shkolluar”/ Institucionet nuk janë stane

18 Korrik 2015, 14:34, Aktualitet CNA

Parlamenti ka shumë deputetë, plot 140, raportet e organizmave ndërkombëtare thonë jo pak. Ka njërëz me diploma të dyshimta por jo vetëm kaq. Ambasadori Amerikan ne Tiranë Donald Lu foli edhe për element të inkriminuar, politika po flet për dekriminalizim. Po nuk mjafton dektriminalizimi duhet se pari pastrimi nga korrupsionistët që do duhet edhe pak kohë.

Parlamenti ka një deputet që ka folur vetëm një herë, veten e mban korcar të madh, intelektual dhe personalitet. Edhe kur foli fjalimin nuk e kishte bërë vetë, pasi hartimin më të mirë ndoshta se ka me notë kaluese. Fjalimi i tij nuk ja kalonte hartimit të një fëmije në klasën e katërt. Në fakt ky është në parlament vetëm për miqësinë e familjarëve të tij me Ilir Metën, për asgjë më shumë. Dikush do tregonte votat në vitin 2013, por ti shohësh në Korcë më as vota as pastrues në parlament e jo më deputet shkonte. Votat u mblodhën në Pogradec në fakt. Sot ka pushtet dhe pazare, ka institucione, ku vota kërkohet me llogari, ato sjanë votat e tij. Janë votat e qytetarëve të mjerë që kanë frikë se i heqin nga puna e ngelen pa bukën e gojës.

Gjithcka fillon tek një debat i filluar pak ditë më parë. Deputeti reagoi pas një shkrimi duke folur për biznese, origjinë etj etj. Në fakt këto nuk ishin në asnjë rrjesht të shkrimit. Cdo opinion ishte në lidhje me institucione të cilat në Korcë po përdoren politikisht duke cuar përfitime jo ligjore, të cilat më pas sjellin edhe blerjen e votës. Unë e di që ai nuk i kupton krahasimet, por kujtoja se do kishte filluar të lexonte dhe kuptontë minimumin nga media, pasi e kemi dhe ?udheqës?.

Shëmbulli i parë është Burgu i Drenovës. Skandale të njëpasnjëshme, arratisje, akuza për korrupsion të cilat nuk vijnë pa fakte, por janë në raporte kontrrolli. Në këtë institucion në dy vite deputeti ka qarkulluar jo pak drejtorë, i fundit mbushi dhe thesin me vota, thesi për partinë kishte 90%  të totalit të votuesve. Burgu i Drenovësh është vendi ku deputeti dhe partia e tij kanë cuar dhe hequr në gati 2 vite 3 drejtorë. Të gjithë të larguar me skandale.

Së dyti një tjetër institucion ku ka futuar duart partia dhe deputeti ?i shkolluar?, është ndërmarja pyjore. Për këtë ska nevojë të flasësh shumë. Mjafton një shëtitje në rrugët nacionale dhe e kupton masakrën që ndodh. Kush pret pyjet ka lejen e partisë jo lejen e ligjit. Fiks Fare e tregoi pak mua më parë masakrën në pyjet e Korcës. Drejtori nuk pranoi të fliste dhe ju fsheh gazetares. Raportet nga terreni ishin se janë njerëz të punësuar nga deputeti.

Së treti vjen Posta në Korcë. Fotot janë në rrjetet sociale, janë në ëeb, kur mjeti i institucionit shpërndante dru në familje private. U fol për njerëz të drejtueses së institucionit emeruar nga deputeti. Punonjësit nën ze deklaronin edhe pagesa tarifash si kuota mujore për partinë. Kjo vetëm për vendin e punës.

Më tej vijnë tatimet, dogana, Drejtoria e Sherbimeve të Transportit Rrugor, inspektoriate e keshtu me radhe. Në shumicën e tyre disa gjoja specialiste, dje me PD, kaluan nën sqetullën e deputetit dhe sot mbushin thesin, me vota por edhe me kontribute. Gjithcka ditë pas dite, me fakte dhe prova për cdo institucion. Këto të mësipërmet janë përmbledhje e shkurtër e asaj që në Korcë e degjon dhe e prek kudo.

Këto ky deputet ?i shkolluar? që sillet me institucionet si të jetë në stanin e tij, i di shumë mire. Besoj di edhe më shumë se kaq si funksionon skema e blerjes së votës. Në zgjedhjet e vitit 2013 policia kapi në flagrancë një militant të tij duke blerë vota.

Sa vlen një deputet që vetëm gjobitet dhjetra herë nga policia rrugore, për shkelje të rregulave të qarkullimit të cilat i ka votuar dhe vetë? Jo se nuk sheh nga sytë, por pushteti i ka bërë shumë keq mesa duket. E shkuara nuk mund të blihet, e tashmja nuk mund të fshihet, shpresojmë që në të ardhmen të ketë sa më pak të tillë individë, që konsiderohen të paprekshëm, të pakritikueshëm dhë bëhen qaramanë e grindavecë kur ju thua me kurajo të vërtetën në sy.

?Edhe e vërteta më e hidhur është më e mirë se mashtrimi më i ëmbël?, këtë e ka thënë Bruno Bjelinski, që ta njohë është kompozitor, se ka mundësi shumë ti duket si puntor traverbangu. Nuk besoj që e njeh se ky ska qenë me partinë e deputetit që institucionet i shikon si stane me bagëti ku mblidhet leshi apo qumshti. Kjo fjalia shpresoj ti vlejë më shumë sesa kërcënimet e tij  banale.

Elvi FUNDO





Lajmet e fundit nga