web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD ndal bojkotin, behet pjese e Reformes ne Drejtesi

7 Korrik 2015, 15:13, Politikë CNA

Partia Demokratike bëhet pjesë e Reformës në Drejtësi. Ajo ka propozuar për nënkryetar të komisionit që do të merret me këtë reformë, ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, ndërsa për anëtarë Gent Strazimirin dhe Oerd Bylykbashin. Thyerja e bojkotit të PD-së vjen pas negociatave që kanë ndërmarrë edhe ndërkombëtarët. Aktualisht grupi i punës ka hartuar një dokument me mbi 300 faqe për këtë reformë. Ky dokument është duke u shqyrtuar në tryeza të ndryshme për marrjen e të gjithë rekomandimeve. Në këtë komision PD-ja do të ketë barazi anëtarësh por jo bashkëkryesim.





Lajmet e fundit nga