Po percjellja e Arben Frrokut, vrasesit te komisarit Lame, nga Edi Rama per ne Kube a eshte veper kriminale?
Ish kryeministri Sali Berisha ka vazhduar akuzat e tij nhdaj...
Protagonizmi në rritje, gjatë ditëve të fundit, i Bamir Topit dhe nxitimi i kryeministrit Edi Rama, për të negociuar me Topin për ndarjen e posteve në Bashkinë e Tiranës, duke shmangur Metën dhe Idrizin si aleatë kryesorë, nuk janë lëvizje të rastësishme. Kryeministri Edi Rama po synon fuqizimin e kryetarit të FRD, Bamir Topi, si faktor dhe lojtar modest politik, për të dobësuar pozitat dhe nxjerrë jashtë lojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet parlamentare të 2017.
Siç duket, në vitin e dytë të mandatit, në mes PS dhe LSI befas ka hyrë ish-presidenti shumëngjyrësh, i ngjashëm me bishtin e palloit, president i cili i ndryshon partitë sipas vektorit të interesave. I akuzua nga Sali Berisha për ngritjen e stekës së pazareve me emërimet në drejtësi, ish-presidenti Bamir Topi, ndryshoi disa javë më parë ngjyrë, nga blu në rozë. Misioni i madh i Bamir Topit, për reformimin dhe shpëtimin e të djathtës përfundoi në një vagon më shumë në trenin e gjatë të koalicionit të Edi Ramës. Tashmë ish-presidenti shumëngjyrësh kërkon vota nga elektorati i majtë, ndërsa flet për fatin e së djathtës nga dritarja e pushtetit të Edi Ramës. Nëse me sprovën e partë të tij, në zgjedhjet e 2013, nuk arriti të hynte në Kuvend, ish-presidenti tashmë ka ambicie për të hyrë në qeveri, me një parti fiktive dhe tullumbace, shuarja e së cilës pritet të ndodhë në 2017.
Roli i Ramës
Shefi i mazhorancës, njëherësh kryetari i partisë politike më të madhe në Shqipëri, po e përdor Bamir Topin si mjet presioni LSI. Edhe pse Topi, me këtë trend, nuk merr asnjë deputet në zgjedhjet parlamentare të 2013, Rama synon ta fryjë Frymën e Re Demokratike me poste, pavarësisht peshës së saj në elektorat, për të sfiduar Lëvizjen Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 2017. Edhe takimet e fundit mes Ramës dhe Topit lexohen në funksion të kësaj strategjie politike. Midis Edi Ramës dhe Bamir Topit qëndrojnë si interlekutorë, njerëz të afërt me kryeministrin, por edhe me kryetarin e FRD. Në mes të pazareve është edhe leja për një fshat turistik, leje e cila do të jepet së shpejti nga kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Ndërkaq, në takimin e fundit mësohet se kanë diskutuar për ndarjen e posteve në Bashkinë e Tiranës, ku Topi i ka kërkuar Ramës postin e nënkryetarit të bashkisë dhe tre njësi bashkiake. Ndërkaq, menjëherë pas daljes së shkrimit në gazetën SOT, për këto lëvizje, ka treguar menjëherë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Për të zbutur tensionin mes PS dhe aleatëve, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të ketë katër nënkryetarë, duke shtuar se nënkryetarët nuk do të jenë partiakë. Megjithatë, nënkryetarët pritet të jenë politik, ndërsa shtimi i numrit të nënkryetarëve do të krijojë një tjetër problem me LSI, pasi barazon përfaqësimin e kësaj të fundit me FRD.
Zgjedhjet e 21 Qershorit
Triumfi i së majtës në zgjedhjet e 21 Qershorit mund të konsiderohet si një fitore e hidhur. Rritja e frikshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këto zgjedhje, nuk ka trazuar vetëm Partinë Demokratike, por edhe vetë Partinë Socialiste. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, Edi Rama ka kërkuar shtimin e anëtarësisë deri në 150 mijë, ndërsa ka dhënë edhe direktivat për një angazhim më të madh fshat më fshat.
Mesazhi i Metës
Disa ditë më parë, Ilir Meta, la të kuptohet se nuk ka një ftohje në koalicion, për shkak të devijimit të votave të socialistëve në 15 bashki ku kandidonin kandidatët e LSI, ku LSI humbi 6 njësi vendore të rëndësishme. Por, Meta ka vënë në pah rritjen, madje trefishimin e votave për LSI në disa zona të vendit. ?Ne e kishim thënë edhe më parë se zgjedhjet e 21 qershorit nuk i shikonim si zgjedhje politike, por përsëri i qëndrojmë kësaj. Të tjerët i vlerësuan si referendum dhe natyrisht u gëzuan për fitoren që arritën, për të cilën ne u urojmë suksese. Përveç falënderimit për 260 mijë qytetarë shqiptarë nga Saranda në Tropojë, që votuan për LSI-në dua të theksoj se ky rezultat tregon një progres të jashtëzakonshëm të LSI-së anembanë vendit dhe në nivel kombëtar. LSI-ja ka arritur më shumë se dyfishimin e votave në raport me zgjedhjet vendore të viti 2011, pra nga 120 mijë vota, në 260 mijë vota, 140 mijë vota më shumë dhe njëkohësisht 80 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet politike të vitit 2013?, ka pohuar Meta.
Gazeta Sot
Ish kryeministri Sali Berisha ka vazhduar akuzat e tij nhdaj...
Fjala e kryetarit te PD Lulzim Basha ne takim me kryebashkia...
Jo vetëm moszgjidhja e cështjes së kufirit detar, por edhe z...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo thotë se ende ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) vendosi të hënën të mira...
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) bëri të ditur ...
Kryeministri Edi Rama takoi sotkryebashkiakët e rinj të dalë...
Kryeministri, Edi Rama ka marr pjesë sot në aktivitetin për ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim, ditën e sotme...
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman, ishte i pran...
Aleatët tradicionalë të Partisë Socialiste kanë reaguar pas ...
Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar për krizën ekonomike ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, la dje të kuptohet se nuk do...
Kryeministri Edi Rama gjatë një tryeze për arsimin theksoi s...
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të ...
Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, ka sqaruar mënyrën ...
Kreu i mazhorances dhe i Qeverise, Edi Rama reagoi ne Twitte...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetet socia...
Gjykata pushon padinë e Keti Bazhdarit ndaj ish-kryeministri...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e demokratëve...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...