web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Thelbi i reformës territoriale, krijimi i njësive ekonomike

12 Qershor 2015, 09:07, Politikë CNA

Gjatë konferencës për zbatimin e reformës territoriale pas përfundimit të zgjedhjeve të 21 Qershorit, kryeministri Edi Rama nënvizoi se, thelbi i reformës është krijimi i njësive ekonomike të zhvillimit.

?Nuk kemi krijuar bashki më të mëdha për të vazhduar si më parë. Deri dje kemi pasur 50% të këtyre njësive vendore që nuk nxirrnin të ardhura, por mbaheshin me subvencion nga buxheti i shtetit. Tashmë, buxheti i shtetit do vazhdojë t?i mbështesë, por këto njësi do të gjenerojnë fonde për të përballuar shpenzimet e tyre?, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi: ?Nuk e kemi luksin të vetëshkatërrohemi dhe besoj se këto njësi të reja do të jenë instrument i vlefshëm për një qasje të re të shfrytëzimit të burimeve natyrore?.

 





Lajmet e fundit nga