web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja si të merrni një armë zjarri me leje

4 Qershor 2015, 11:26, Aktualitet CNA

Çdo person që ka mbushur 25 vjeç dhe është pajisur me autorizimin nga policia, nga sot ka të drejtë të bëjë kursin për përdorimin e armës që ka blerë. Mirëpo, si kusht për marrjen e armës i interesuari nuk duhet të jetë debitor ndaj shtetit, s?duhet të ketë probleme hakmarrjeje, të jetë i aftë mendërisht e të ketë plotësuar disa elemente sigurie. Dje, në Fletoren Zyrtare u publikua udhëzimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, i përqendruar kryesisht në procedurat për lëshimin e dëshmisë për aftësimin teorik e praktik për armët dhe për fazat që duhet të kalojnë privatët për të marrë certifikatën që do t?u mundësojë realizimin e këtyre kurseve.

 

Autorizimi për armët

Vitin e kaluar janë përcaktuar të gjitha procedurat që ndiqen për të marrë autorizimin e pajisjes me armë. Autorizimi jepet për blerjen, mbajtjen, përdorimin skenik dhe për koleksionin e armëve. Ndërkaq, autorizimi për mbajtjen e armës së zjarrit në vendbanim nënkupton të drejtën e mbajtjes së saj vetëm në banesën e deklaruar si vendbanim, me kufizim të plotë për nxjerrjen e armës jashtë saj. Personi që është përfitues i një prej llojeve të autorizimeve, duhet të jetë shtetas shqiptar, të ketë mbushur moshën 25 vjeç, të mos ketë qenë i dënuar më parë me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera me dashje, të mos ketë qenë i evidentuar për raste të kundërshtimit me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, nëpunësit publik ose për veprat penale të dhunës në familje, për çështje me objekt të hakmarrjes ose gjakmarrjes, të jetë i aftë nga ana fizike e mendore, si dhe të mos jetë përdorues i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, të vërtetuara këto me raportin mjekësor përkatës, të zotërojë dëshminë për kryerjen e kursit të aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës, të mos jetë debitor në shlyerjen e gjobave për kundërvajtjet administrative dhe të gëzojë besueshmëri. Shefi i zyrës së shërbimeve ndaj të tretëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se edhe pse lejet e armëve të zjarrit do të jepen lirisht, do të ketë edhe raste të kufizimeve. Kjo do të varet nga personaliteti dhe nga gjendja penale dhe situata familjare e personit. Por nëse kalojnë gjashtë muaj nga vdekja e personit, pronar të armës, dhe trashëgimtarët nuk kanë vendosur për destinacionin e armës, struktura përgjegjëse e Policisë së Shtetit i dërgon titullin ekzekutiv të revokimit të autorizimit të mbajtjes së armës strukturës së përmbarimit të ekzekutimit të vendimit, e cila realizon tjetërsimin e armës, nëpërmjet procedurave të ankandit publik.

 

Kursi për armët

Dëshmia për aftësimin teorik e praktik për armë lëshohet nga subjektet e licencuara për këtë qëllim. Kërkesa për kryerjen e trajnimit bëhet nga vetë personi fizik dhe duhet të dorëzojë pranë subjektit të licencuar për zhvillimin e kurseve disa dokumente, si fotokopje të letërnjoftimit, formular aplikimi dhe autodeklarimi për certifikimin / licencimin / autorizimin etj. Komisioni i testimit përbëhet nga drejtuesi teknik i subjektit të licencuar, specialisti i sektorit përkatës në drejtorinë e policisë së qarkut / rajonit dhe juristi i subjektit të licencuar. Testi përgatitet nga strukturat përgjegjëse të akademisë së sigurisë. Kandidati për drejtues tekniko-administrativ për t?u pajisur me certifikatë për veprimtarinë e lejuar

me armët paraqet në strukturën vendore të policisë dhe dorëzon një dokumentacion. Në përbërje të tij është formulari i aplikimit dhe autodeklarimi për certifikimin, vetëdeklarim ?Për verifikimin e gjendjes gjyqësore?, letërnjoftim, kopje diplome të noterizuar që vërteton përfundimin e arsimit të lartë policor ose ushtarak, vërtetim nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit ose nga Ministria e Mbrojtjes për periudhën e shërbimit në polici, Gardë ose Forcat e Armatosura të njohura me ligj të veçantë, raport mjekësor, që është i aftë nga ana mendore dhe fizike, katër copë fotografi. Komisioni i testimit të njohurive profesionale, në Akademinë e Policisë, zhvillon testimin vlerësues të kandidatëve për drejtues teknik. Kandidatët mbetës kanë të drejtë të rifuten në testim. Subjekti i licencuar duhet të aplikojë për ripërtëritje licence 90 ditë para mbarimit të afatit. Më tej, drejtuesi teknik duhet të informojë një herë në muaj policinë, teksa në çdo rast të largimit të tij, subjekti i veprimtarisë së lejuar me armë njofton menjëherë Drejtorinë e Policisë brenda 15 ditëve. Ndalohet punësimi i punonjësve të pacertifikuar.

 

Dokumentet për të nisur kursin

aftë nga ana mendore dhe fizike (e noterizuar)

Gazeta Shqip

 





Lajmet e fundit nga