Vodhën milionat për pensionet dhe ndihmat sociale/ Në pranga tri zyrtaret e Postës Shqiptare
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ngushtohet laku i llogaridhënies për drejtorët e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama duket se nuk do të presë përfundimin e zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, për të nisur aksionin për ndryshimin dhe rifreskimin e drejtorëve të partisë më të madhe në Shqipëri, drejtorë të cilët janë identifikuar si shkaku kryesor i akumulimit të pakënaqësisë së elektoratit. Ndonëse furtuna në nivele të larta të administratës ishte paralajmëruar pas zgjedhjeve të 21 Qershorit, po ndodh e kundërta.
Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar pezullimin dhe largimin nga detyra të të gjithë drejtorëve të Partisë Socialiste, në çdo qark të vendit, të cilët nuk janë angazhuar në fushatën elektorale, janë larguar me pushime të gjata jashtë vendit gjatë fushatës elektorale, kanë bojkotuar takimet e kryeministrit në çdo rreth të vendit si dhe nuk kanë dalë për të mbledhur vota derë më derë. Kështu, pas shkarkimit të katër drejtorëve në Vlorë, të cilët nuk morën pjesë në takimin e Ramës mbajtur disa ditë më parë në këtë qytet, shefi i mazhorancës ka urdhëruar deputetët që të identifikojnë drejtorët në zonat që ata mbulojnë, të cilët janë larguar jashtë vendit gjatë fushatës, me pushime apo për arsye të tjera.
Teksa fushata e përndezur elektorale po shkon me shpejtësi drejt fundit, një pjesë e drejtorëve të PS, në 12 qarqet e vendit, jo vetëm kanë qenë pasivë dhe indiferentë, por edhe kanë bojkotuar dhe braktisur fushatën, duke u larguar me pushime jashtë vendit apo duke u fokusuar tek veprimtaritë e tjera me karakter privat. Ndërkaq, disa të tjerë janë angazhuar formalisht në fushatë, thjeshtë për të ruajtur pozitat e tyre. Por, ditët e këtyre drejtorëve në poste kyçe janë të numëruara. Madje, ende pa mbaruar procesi i verifikimit, mësohet se në Vlorë kanë nisur shkarkimet.
Katër drejtorë janë shkarkuar, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë vërejtje dhe paralajmërime. Po ashtu, është shkarkuar edhe drejtoresha e Arsimit në Shkodër, Afërdita Çoku, për shkak se nuk është angazhuar në fushatë. Disa ditë më parë u shkarkua edhe drejtori i Spitalit të Shkodrës. Ndërkaq, mësohet se vërejtje ka marrë edhe drejtori i Spitalit në Lushnje. Por, pezullime, shkarkime dhe paralajmërime masive priten në ditët në vijim, pas skedimit të plotë të drejtorëve që kanë braktisur fushatën.
Shkarkimet në Vlorë
Disa ditë më parë, janë shkarkuar katër drejtorë të rëndësishëm në Vlorë. Shkak është bërë bojkoti i aktivitetit të kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës. Ata kanë munguar ditën e diel në takimin me kryeministrin Rama në Pallatin e Kulturës në qytetin bregdetar. Takimi është thirrur nën përgjegjësi të plotë të kryeministrit që ka kërkuar edhe stafin e administratës, por duket se katër drejtorë, për arsye të ndryshme, ose kanë pasur punë të tjera, ose kanë neglizhuar kryeministrin. Dhe për më tepër, apelin për prezencën apo mosprezencën e tyre në aktivitet, e bëri vetë kryeministri. Kështu drejtori i Rezervës së Shtetit, Xhevdet Suli, kur iu thirr emri nuk ishte në sallë; as drejtori Ilirjan Muço i drejtorisë së Higjienës nuk ishte prezent; të njëjtin fat pati edhe drejtori i Entit të Banesave, Edvin Brokaj, pas liste nuk mbeti as drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. Të gjithë nuk ishin prezent në sallën e mbledhjes së kërkuar nga kryeministri dhe deputeti i parë i Vlorës. Rama e konsideroi këtë si mungesë përgjegjësie nga ana e drejtorëve në një sallë ku do të kishte edhe detyra të qarta. Ai foli në sallë për pezullimin e tyre. Urdhri i pezullimit u anulua vetëm për drejtorin e AKU, i cili u shfaq pak kohë më vonë në sallë, pasi gjatë paradites kishte pasur probleme me shëndetin dhe e kishte kaluar kohën në spital. Ishte një mbledhje për të cilën të gjithë drejtorët kishin dijeni.
Reagimi i PD
Partia Demokratike e Vlorës ka reaguar pas pezullimit të drejtorëve të Vlorës. Nëpërmjet një daljeje publike, zëdhënësi i PD së Vlorës tha se Rama nuk po përfaqëson më ASHE, por është duke u sjellë si drejtor i OSHE, duke kërcënuar me burg e duke shkarkuar drejtorët nga detyra, vetëm se nuk i binden urdhrit të tij për të mbledhur vota për kandidatin e majtë. ?Dhe të mendosh shprehet PD, se Rama e mbylli katërorarëshin e tij në Vlorë, aty ku duhet të mbyllte, në Spitalin Psikiatrik?, tha ai. Në fakt, duket se drejtorët janë penalizuar me pezullim pa afat. Edhe pse pas takimit, secili prej tyre ka dhënë edhe argumentet se pse nuk ka qenë në mbledhjen me kryeministrin / Sot
Një person i akuzuar për nxitje dhe rekrutim me qëllime terr...
Vetëm 8 minuta mjaftuan për të fundosur mësuesin pedofil. Pë...
Konflikti per nje femer ishte shkaku i masakres ne kryeqytet...
Aksioni policor kundër lojërave të fatit, që mori emrin “Fun...
Sot foli rishtazi ne media Erisa Xhixho. Nje nga drejtueset ...
Prokurori i krimeve të luftës të Serbisë, Vladimir Vukçeviq ...
Në të kundërtën, ajo tha se ShBA-të dhe partnerët tjerë stra...
Vendimi i Hashim Thaçit i marrë më 14 maj në Tiranë me Kryem...
Tre liderët e partive politike në opozitë, kanë kërkuar nga ...
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për faljen e...
Mësohet se fituesi i kësaj gare është firma Baukuh Lists Abc...
SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat) në MPB...
Cityfm ka qenë kritik i fortë ndaj spitalit të Korçës dhe st...
Mark Frroku do të mbetet në burg. Ky ka qenë vendimi i Gjyka...
MER Group, një kompani e sapokrijuar, por me partnerë ish-us...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar këtë video ...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar Partinë ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mërkurën që t’ia p...
Një tjetër vrasës kamorrist, anëtar i klanit kundërshtar me...
Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua sot ceremon...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...