web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një avokat me licencë të hequr dhe mbiemër të ndryshuar, gati për të marrë Kantierin e Pashalimanit?

3 Qershor 2015, 11:01, Aktualitet CNA

MER Group, një kompani e sapokrijuar, por me partnerë ish-ushtarakë të vjetër amerikanë dhe me drejtues Martin Vulaj i njohur si Martin Vuleviç, po tenton kontratën me Qeverinë Shqiptare për kthimin e Pashalimanit në kantier prerjeje dhe copëtimi të anijeve-plehra. Sa e ndikon ky shndërrim i Pashalimanit, perspektivën turistike në Vlorë dhe Rivierë?

 

E PËRDITËSUAR: Një kompani e regjistruar në Amerikë po bën sondazhe pranë autoriteteve shqiptare për të shtënë në dorë kantierin detar, që është brenda bazës ushtarako-detare të Pashalimanit.

Kantieri i ndërtuar gjatë periudhës së flirtit të diktatorit Hoxha me Kinën u dëmtua rëndë gjatë trazirave të vitit 1997, por me ndihmën e qeverisë turke u rindërtua më pas.

Gjatë montimit të anijeve patrulluese prodhim i kompanisë holandeze ?Damen Shipyards? në kantjer u kryen punime të tjera modernizuese.

Kompania që ia ka vënë syrin kantjerit është MER Group, LLC (Marine Environmental Remediation Group LLC). Ajo po e tenton kantierin me çdo formë, privatizim me çmim të lirë, konçesion, amfiteozë (kjo mënyra e fundit të kujton përpjekjet e Pinarit në fund të vitit 2007 për të gllabëruar uzinat e Gramshit dhe Poliçanit nëpërmjet kompanisë së tij të regjistruar në Ishujt Sejshell) etj.

Në pamje të parë nuk do kishte asnjë gjë të keqe, nëse kantieri do të privatizohej dhe do të shërbente për ndërtim, riparimin e anijeve të ndryshme civile dhe ushtarake, shqiptare e të huaja.

Faktikisht kompania që ia ka vënë syrin kantierit, kërkon ta shndërrojë atë në një vend, ku do të demontohen (priten, coptohen) anije tepër të vjetra për t?u përdorur si anije.
Veprimtari të tilla për shndërrimin e anijeve tepër të vjetra në skrap bëhen në pak shtete të botës, kryesisht për shkak të ndotjes së pashmangshme të mjedisit. Vende të specializuara për një proces të tillë janë afër portit të Chittatong-ut në Bangladesh, në Indi, në Turqi, vetëm në një port. Në Amerikë për shkak të rregullave të forta për mbrojtjen e mjedisit kryhet vetëm demontimi i anijeve ?surplus? (të tepërta shtetërore, kryesisht ato ushtarake).

 

Ç?do të thotë që kompania në fjalë të merret me një proces të tillë në Gjirin e Vlorës?

Në Vlorë dhe rreth Vlorës, janë qindra milionë euro të investuara në turizëm, dhe qindra milionë të tjera të planifikuara gjithashtu për turizëm. Ato rrezikojnë shumë për shkak të ndotjes nga një aktivitet i tillë. Rrymat detare të tillë ndotje mund ta shpien edhe jashtë Gjirit të Vlorës duke rrezikuar zonën bregdetare të pjesës jonike të Gadishullit të Karaburunit, vendin e quajtur Rrugët e Bardha e deri në bregdetin e Dhërmiut.

Një veprimtari e këtij lloji do të thotë, që lëndë jashtëzakonisht ndotëse si boja, me të cilën janë lyer anijet sidomos ajo ?antiruxho? (kundra ndryshkut) dhe azbesti kancerogjen t?ia ulin shumë vlerën si zonë e turizmit,e ujit dhe e diellit, Vlorës dhe rrethinave të saj deri në Rivierë.

Mbeturinat e vajrave, naftës, mazutit si edhe ujërat e pista të anijeve (bilge), që do copëtohen, janë një faktor tjetër rrezik ndotës, që mund të bëjë dëme shumë të rënda në Gjirin e Vlorës dhe më gjerë. Nëse do të priten edhe anije ish-ushtarake, mund të kemi në zonë edhe ndotje radioaktive nga komponentët e radarëve, nga magazinimi në këto anije i municioneve me uranium të varfëruar etj. Në një shkallë mjaft të vogël, një ndotje e ngjashme ndodhi gjatë demontimit të ish fregatës jugosllave Split (Beograd) në Portin e Durrësit në vitin 2013-2014.

Rilindja në opozitë e luftoi me mish e me shpirt idenë e frikshme të Salës dhe Mediut për të importuar plehra në Shqipëri. Nuk ka sens, që tashmë të importojmë anije-plehra për t?i prerë në Shqipëri!

 

Cila është kompania MER Group LLC?

Kjo kompani bën pjesë në atë grup firmash, që etiketohen si ?up-start companies? d.m.th. firma të sapo krijuara. Sipas kësaj ideje për privatizimin e kantierit detar, në Pashaliman do vendoset për t?u marrë me një aktivitet tej mase të rrezikshëm nga pikëpamja mjedisore një kompani taze e sapo krijuar, pa përvojë për të tilla operacione.

Pyetjes se kush garanton që kjo kompani aq e ngjashme me Alba-Demilin famëkeq të Delijorgjit nuk do të na bëjë hatanë në Vlorë, siç ndodhi në Gërdec, nuk i ikën dot për shkak të ngjashmërive.

Sepse njësoj si Patrick Henry III, ortaku i Delijorgjit në Gërdec, edhe kjo kompani ka partnerë si Clarence F. LaMora Jr. me funksion ?Chief Operating Officer? (i cili, për 30 vjet ka shërbyer në shërbim aktiv dhe në rezervë si kryekapter në marinën ushtarake amerikane) apo Stanley Kahn (me detyrë ?Quality Control Manager? me eksperiencë 50 vjeçare në ushtrinë dhe marinën amerikane).

Por në rast telashesh këta mbajnë zero përgjegjësi njëlloj si në Gërdec, ku Patrick Henry III, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi për viktimat dhe dëmet materiale, por nuk u paraqit në sallën e gjyqit qoftë edhe si dëshmitar.

 

Qershia mbi tortë

CEO (Chief Executive Director) d.m.th. drejtor ekzekutiv i përgjithshëm i kompanisë është një shqiptaro-malazezo-amerikan i njohur me emrin Martin Vulaj.

Por z.Vulaj familjarisht është regjistruar në Amerikë me mbiemrin Vuleviç. Për këtë mënyrë regjistrimi të mbiemrit kemi si shembull edhe pasqyrimin në shtypin amerikan dhe në dokumentet e gjyqësorit amerikan të vrasjes në vitin 2004 të vëllait të Martinit, të ndjerit Zef Vuleviç. (për më shumë shiko linkun: http://m.ctpost.com/local/article/Trial-in-chef-slaying-set-for-September-405597.php#photo-126975.)

Disa fakte të tjera e shndërrojnë gjithashtu në problematike figurën e z.Vulaj (Vuleviç) si CEO i kompanisë, që do copëtojë anije në kantierin detar të Bazës ushtarako detare të Pashalimanit.

Një vendim i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut (Departamenti i parë) i marrë më 26 nëntor 2002 Martin Vuleviçit i ka hequr liçensën e ushtrimit të avokatisë për kequshtrim të profesionit. Në këtë link është vendimi i gjykatës: http://www.leagle.com/decision/2002650301AD2d349_1593.

Një kërkim i shkurtër në internet na jep disa shembuj të kequshtrimit të profesionit nga ish avokati, aktualisht CEO i MER Group LLC.

Besnik Rukiç, në ankesën e tij gjyqësore për mosakordim azili politik nga autoritetet amerikane ndër të tjera solli si argument kequshtrimin e profesionit nga avokati Martin Vulevic. Linku: http://www2.ca3.uscourts.gov/opinarch/053979np.pdf

Zyrafete Bajraktari a.k.a Hanife Kabashi në ankimimin e bërë në Gjykatën e Apelit të SHBA-së, (Qarku i Tretë) ndër të tjera sjell si argument të gjykimit të padrejtë në gjykatën e shkallës së parë edhe kequshtrimin e profesionit nga ish avokati Vuleviç. Për më shumë hollësi lexuesi mund të konsultohet me linkun: http://www2.ca3.uscourts.gov/opinarch/053979np.pdf

 

Pyetje të pashmangshme; kujtesë Ministrisë së Mbrojtjes

Pse duhet të investojë në një pronë ushtarake, në një aktivitet të ndjeshëm për mjedisin dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë një ish avokat i çrregjistruar nga Libri (Rregjistri) i avokatëve në Amerikë për arsye profesionale?!

Përse duhet riprovokuar një publik që i njeh tashmë mirë punët e një tjetër ?iç?-i në Shqipëri, famëkeqi Damir Fazlliç? A nuk është mjaftueshëm rasti i tij të paktën në çështjet, institucionet, apo instalacionet, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të vendit?

Kujtojmë për lexuesin praninë e gjysëmfytyrës së Fazlliçit, i fshehur pas shpatullave të guvernatorit Tom Ridge në mbledhje me kolonelë, gjeneralë, ministra e deputetë në kohën e kryeministrit Berisha.

Zonja Ministre! Ngjashmëria e MER Group LLC me Albademil SHPK-në maskuar me maskën amerikane të Patrick Henry III është evidente. Do të ishte e udhës të merrej çdo masë, që historia të mos përsëritet/ DITA





Lajmet e fundit nga