Pse kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Tonelata ilaçesh të skaduara përfundojnë në ujëmbledhësit që përdoren për shërbime jetësore dhe vaditjen e të mbjellave. Inspektoriati i Mjedisit urdhëron Komunën e Zall-Herit të largojë mbetjet, Komuna: Duhet gjetur një zonë e posaçme asgjësimi. Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mjedisit, asnjë zgjidhje për çështjen
Nga investigim.al
Tonelata medikamentesh të skaduara hidhen pa u asgjësuar në afërsi të liqenit të Bovillës në kryeqytet. Bëhet fjalë për disa ton ilaçe të skaduara që nxirren nga spitalet publike, depot farmaceutike apo edhe vetë farmacitë, të cilat në vend që të asgjësohen në një impiant të posaçëm depzitohen në një ambient të hapur duke kërcënuar seriozisht shëndetin e banorëve që jetojnë aty pranë. Investigim.al publikon skandalin e trajtimit të mbetjeve farmaceutike, ku zbuloi një vendngrumbullim të tyre në zonën e Dajtit. Ilaçet e skaduara, materiale të ndryshme mjekësore hidhen në afërsi të liqenit të Bovillës në zonën e njohur turistike si ?Shkalla e Tujanit? në luginën e lumit Tiranë. Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi disponon edhe foto të vendgrumbullimit të mbetjeve të rrezikshme farmaceutike.
Terreni i thyer malor ka favorizuar këtë vepër kriminale mjedisore nga ku mbetjet farmaceutike përfundojnë në ujëmbledhësit që përdoren për vaditjen e të mbjellave në zonat në lindje të Tiranës dhe deri në rrethinat e Krujës. Ambientalistët lëshojnë alarmin pasi sipas tyre mbetjet e rrezikshme farmaceutike kërcënojnë jetën e mbi 30 mijë banorëve në Tiranë dhe në Krujë, të cilët përdorin burimet ujore të liqenit të Bovillës për shërbime jetësore dhe vaditjen e tokave bujqësore dhe drurëve frutorë.
?Këto mbetje kalojnë në ujëra nëntokësore dhe më pas përzihen gjatë përmbytjeve ku pushtojnë toka të mbjellura. Më pas nëpërmjet perimeve apo frutave të kultivuara, efektet anësore përfundojnë në organizmin e njeriut. Dhe rezultati i gjithë këtij megaskandali është krijimi i 7700 lloje të kancerit që janë shfaqur për një vit. Nuk është rastësi që të kesh kaq shumë raste me kancer në këtë vend, ku ndotja mjedisore përkthehet në sindromë shëndetësore?, shprehet ambjentalisti Sazan Guri.
Agjencia Kombëtare e Barnave sqaron se çdo farmaci, depo farmaceutike por edhe spitalet shtetërore kanë për detyrim ligjor që të japin informacion se kur skadojnë ilaçet të cilat më pas duhet të asgjësohen. ?Nëse farmacitë nuk japin informacion për ilaçet e skaduara dhe destinacionin se ku shkojnë, atëherë Agjencia Kombëtare e Barnave parashikon masa administrative deri në pezullim aktiviteti ?, shprehet një zyrtar i kësaj agjencie. Njësoj si me mbetjet spitalore, në vendimin e Këshillit të Ministrave për trajtimin e mbetjeve spitalore dhe farmaceutike, Ministria e Shëndetësisë është institucion përgjegjës për të kontrolluar procesin së bashku me Ministrinë e Mjedisit. Por deri tani të dyja këto institucione nuk kanë reaguar qoftë duke marrë edhe masat e nevojshme lidhur me këtë skandal.
Asgjësimi i mbetjeve farmaceutike ka shkaktuar edhe një përplasje institucionale mes Ministrisë së Mjedisit dhe Komunës Zall-Her. Inspektoriati i Mjedisit i ka kërkuar Komunës së Zall-Herit që të largojë për një periudhë 5-ditore mbetjet e rrezikshme farmaceutike. Por sipas përfaqësuesve të Komunës, kjo nuk është një zgjidhje pasi mbetjet farmaceutike nuk mund të transportohen në ndonjë vend tjetër, por duhet të asgjësohen nga impiante të posaçme. Shefi i zyrës së shërbimeve në Komunën e Zall-Herit, Xhavit Xhepa shpjegon se komuna ka qenë e gatshme për të larguar ilaçet e skaduara nga zona por problemi ka qenë venddepozitimi i tyre, duke marrë parasysh natyrën e këtyre mbetjeve të rrezikshme të cilat nuk mund të depozitohen në landfille të zakonshme.
Për këtë arsye, Xhepa deklaron se është refuzuar urdhri i Inspektoriatit të Mjedisit. ?Nuk është ekzekutuar urdhri. Arsyeja ka qenë se duke pasur parasysh se ato janë mbetje farmaceutike dhe kanë një natyrë më të veçantë se mbetjet urbane, vështirësia mbetet te venddepozitimi i tyre. Ne kemi çuar një shkresë zyrtare ku kërkojmë informacion se ku t?i depozitojmë këto mbetje. Gatishmëria jonë ka qenë për t?i larguar këto mbetje, por çështja është se ku do t?i çojmë. Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe asnjë lloj informacioni nga Ministria e Mjedisit?, shprehet shefi i zyrës së Shërbimeve në Komunën Zall-Herit, Xhavit Xhepa.
Shoqata e Gazetarëve për Drejtësi disponon kërkesën e kryetarit të Komunës së Zall-Herit, Gani Alushi, i cili në rrugë zyrtare i ka kërkuar një informacion Ministrisë së Mjedisit për vendin se ku duhet t?i depozitojë mbetjet. Ndërkohë që Ministria e Mjedisit nuk jep asnjë përgjigje, Komuna Zall-Her ka kërkuar ndihmë edhe nga institucione të tjera ligjzbatuese si Ministria e Shëndetësisë dhe Prefektura e Qarkut Tiranë. Por edhe nga këto dy institucione nuk ka marrë asnjë ndihmë për zgjidhjen e kësaj çështje.
Skandali i mbetjeve farmaceutike bëhet akoma edhe më i rëndë për faktin se qindra subjekte si farmaci, depo farmaceutike apo edhe spitale nuk kanë lidhur sot e kësaj dite asnjë kontratë për asgjësimin e tyre, ndërsa nuk dihet se ku është destinacioni i tyre dhe nëse ka apo jo zona të tjera si kjo e Zall-Herit. Në vendin tonë ekziston vetëm një kompani e licencuar për menaxhimin e mbetjeve farmaceutike, që sipas kushteve të përcaktuara në lejen mjedisore, mbetjet eksportohen për t?u asgjësuar në Greqi.
Situata e trajtimit të mbetjeve spitalore është kritike thuajse në të gjitha qytetet e vendit. Jo vetëm spitalet e mëdha publike, por edhe institucionet e tjera shëndetësore përfshirë edhe ato private nuk respektojnë rregullat për asgjësimin e mbetjeve spitalore që gjenerojnë duke i hedhur ato ku të gjejnë hapësira të lira në vende publike pranë zonave të banuara ose në koshat e mbetjeve urbane. Shumë pak prej institucioneve shëndetësore në vendin tonë kanë lidhur kontrata për trajtimin e mbetjeve spitalore, ndërkohë që ministritë përgjegjëse ajo e Shëndetësisë dhe e Mjedisit duket se i kanë lënë ?dorë të lirë? këtyre ndotësve të rrezikshëm duke mos marrë masat e duhura ndëshkimore.
Maqedonia do të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme në prill ...
Edhe pse ishte paralajmëruar Qeveria e Maqedonisë nuk ka ca...
“Po kemi pasur një humbje në nivelin nacional, natyrisht ky ...
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin e tregut të karbu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar ...
Në kuadër të misionit të NATO “Resolute Support Mision”, ësh...
Këto foto qarkullojnë në mediat online si ato të vilës së po...
Deputetët e Partisë Socialiste kanë lëshuar dje kritika të f...
Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka autorizuar fillimin p...
”Gjatë një emisioni gatimi në TVSH, krimbi kërkonte apel për...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi pezullimin nga detyra ...
Duke filluar nga ditët e para të qershorit deri më 31 gusht,...
Kndidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim...
Në amvbientet e Hotel Sheraton po prezantohet konkursi ndërk...
Në Shqipëri erdha sepse familja e Durimit do të organizonte ...
Beteja sa e nëndheshme aq edhe publike, mes amerikanëve dhe ...
Kreu aktual i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka vendosur...
Salvatore Leticia, italiani i arrestuar për vrasjen e Mentor...
Bashkia në Korçës ka penguar qytetarët që duan të vizitojnë ...
Në ambjetet e Akademisë së Sigurisë është zhvilluar sot cere...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...