Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Beteja sa e nëndheshme aq edhe publike, mes amerikanëve dhe politikës së Tiranës, për ndarjen e shtetit shqiptar nga bota e krimit, duket se sa po ka nisur. Pas ultimatumeve të njëpasnjëshme të Uashingtonit dhe Brukselit, shumica në pushtet vendosi të hedhë për miratim në Kuvend, paketën ligjore për dekriminalizimin e qeverisjes vendore, duke përjashtuar me djallëzi deputetët, ministrat, prokurorët, gjyqtarët, drejtorët etj. Por, ndërsa Parlamenti ende nuk e ka miratuar paketën e dekriminalizimit, lista me kandidaturat për zgjedhjet e 21 Qershorit po përmbyset pjesërisht.
Vendimi i Partisë Demokratike për të tërhequr kandidatin për Bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhametin, për shkak të problemeve të tij me ligjin, pritet të pasohet me largime dhe tërheqje të tjera të bujshme. Dorëheqjet për shkak të intensitetit të hetimeve dhe presionit të madh ndërkombëtar tashmë do të zhvendosen në krahun e majtë. Dy kandidatë të Partisë Socialiste në dy bashki të mëdha, pritet të largohen në ditën në vijim, për shkak se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale në disa vende të Evropës. Bëhet fjalë për dy emra shumë të lakuar javëve të fundit për aktivitet të dyshimtë në disa vende, por që kanë ndryshuar emrat dhe identitetin në Shqipëri. E shkuara e dy kandidatëve mësohet se ka qenë objekt kryesor i hetimeve të prokurorisë dhe i verifikimeve të ndërkombëtarëve, ndërsa duket se janë zbuluar të dhëna dhe aktivitete të dyshimta. Në ditët në vijim, dy kandidatët pritet të tërhiqen dhe të zëvendësohen.
Prokuroria hetime intensive
Organi qendror i akuzës në Shqipëri vijon hetimet intensive në dy plane sa i takon identifikimit të kandidatëve të inkriminuar në listat, për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Sipas burimeve, Prokuroria po heton të shkuarën e disa kandidatëve të dyshimtë, por hetimet po vijojnë edhe në një plan tjetër, pasi po punohet për t?i kthyer përgjigje një deputeti socialist, i cili ka kërkuar informacion për disa kandidatë të PD, nëse janë të inkriminuar apo jo. Në ditët në vijim, prokurori pritet të dalë me një konkluzion sa i takon këtij procesi, i cili po dominon politikën shqiptare ditët e fundit.
Bashkëpunimi
Sipas burimeve të pakonfirmuara, Prokuroria po bashkëpunon me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Më konkretisht, Prokuroria po kërkon informacion nga disa autoritete të huaja, ku në këto vende dyshohet se disa kandidatë janë përfshirë në aktivitete kriminale. Përgjigja e autoriteteve partnere do të jetë vendimtare për fatin e disa kandidatëve, të cilët përfliten dhe dyshohet se janë me rekorde kriminale.
Në kuadër të procesit të dekriminalizimit, mësohet se mazhoranca ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme një shkresë, me kërkesë të deputetit Taulant Balla, përmes së cilës ka kërkuar verifikim përveç 9 emrave të mësipërm edhe për 48 kandidatë të tjerë të opozitës për kryetarë bashkie. Në këtë shkresë janë kërkuar dy elemente: Së pari, nëse ka procedime penale ndaj këtyre personave dhe së dyti, nëse ka akuza të formuluara ndaj tyre. Mësohet se organi i akuzës ka nisur verifikimin e listës me 57 emra, me në qendër 9 kandidatët e përmendur më sipër, të cilët janë evidentuar nga mazhoranca si persona me të shkuar kriminale. Burimet kanë saktësuar gjithashtu se në lëvizje është vënë grupi Task-Forcë, i cili po bën verifikime në të gjitha prokuroritë e vendit, si ato të shkallës së parë dhe në atë të Krimeve të Rënda.
Kreu aktual i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka vendosur...
Salvatore Leticia, italiani i arrestuar për vrasjen e Mentor...
Bashkia në Korçës ka penguar qytetarët që duan të vizitojnë ...
Në ambjetet e Akademisë së Sigurisë është zhvilluar sot cere...
Policia e shtetit ka arrestuar shtetasin Albert Bani,55 vjeç...
Rradhë të gjata dhe kaos në doganën e Kapshticës ku qindra ...
Në rubrikën “të hyrat vjetore” Isa Mustafa, si deputet ka pë...
Kështu thuhet ne deklarimin e pasuritë të bërë në Agjencinë ...
Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar në faqen e s...
Kuvendi i Kosovës nuk do t’i shqyrtojë as këtë javë amandame...
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzonte vendimin e par...
Fakulteti i Ekonomisë prej muajsh po bën një shkelje të rre...
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI, Artan Lame, ka marrë pjes...
Kandidati I të majtës për Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo k...
AKU dhe Ministria e Bujqësisë kanë vijuar kontrollin e miel...
Policia e Greqisë, gjatë një aksioni në Volos, ka kapur 2 pr...
Banorët e fshatit Tregtan në rrethin e Hasit kanë marrë përs...
Pas dorëheqjes së Erion Veliaj, i cili do të vazhdojë garën...
Një Toyota Yaris ngjyrë ngri me targa POH 8167 e parkuar pra...
Çmimi i madh i Top Fest 12 është fituar nga Ermal Fejzullahu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...