web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i OKB: Në Shqipëri po vidhen zgjedhjet, kandidatët të panjohur, pritet bojkot masiv në ditën e votimit

4 Qershor 2015, 07:26, Aktualitet CNA

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar pak ditë më parë një raport për situatën parazgjedhore në Shqipëri. Sipas konstatimeve të kryera në bazë të vëzhgimeve në terren nga ekspertët e OKB dhe partnerët e saj në Shqipëri, është konstatuar se ka një tendencë që të ketë blerje apo vjedhje të votave. Një tjetër konstatim është dhe fakti që qytetarët nuk i njohin një pjesë të kandidatëve për kryetarë bashkie, ndërsa për kandidatët e Këshillave Bashkiakë nuk kanë fare njohuri. Raporti është hartuar mbi bazën e disa grupeve të fokusuar në disa territore të Shqipërisë, ku qytetarë të moshave dhe gjinive të ndryshme janë pyetur mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri. Pjesë më madhe e fokus-grupeve është mbajtur në zonat periferike, të cilat janë prekur edhe nga reforma territoriale.

OKB ka pasur si qëllim që përmes këtij studimi të shohë edukimin dhe motivimin e qytetarëve për të votuar më 21 Qershor. Në këtë raport është konstatuar se pjesa më e madhe e qytetarëve shohin si problematikë manipulimin e rezultatit zgjedhor dhe mosndëshkimin e personave përgjegjës. ?Pjesëmarrësit në një masë të madhe pranuan se ka raste të vjedhjes/shitblerjes së votës në format e presioneve/kërcënimeve fizike apo psikologjike, presione/kërcënime nga punëdhënësit dhe këmbimi i votës me para apo të mira materiale. Megjithatë, thuajse të gjithë pjesëmarrësit (95% e tyre) nuk ishin në dijeni të ndonjë personi të ndëshkuar për këto veprime. Vetëm disa pjesëmarrës ishin në gjendje të përmendnin masat ndëshkuese, që varionin nga gjobitje në burgosje?, thuhet në raport. OKB ka sugjeruar që të rritet sensibilizimi dhe t?u bëhet e qartë qytetareve dhe pushtetarëve që mund të ndëshkohen për shitblerje të votës.

Kandidatët 

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, i hartuar dhe me ndihmën e  Qendrës për Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti, një tjetër problem që shihet para këtyre zgjedhjeve është se qytetarët nuk njohin apo njohin shumë pak si kandidatë për kryetarë bashkie, ashtu edhe kandidatë për Këshilla Bashkiakë. ?Kishte pak informacion si për kandidatët/et për kryetar bashkie ashtu edhe për ata/ato të Këshillit. Kjo ishte disi e pritshme duke marrë në konsideratë stadin e hershëm të kalendarit zgjedhor, por procesi i zgjatur për të vendosur për një kandidat për kryetar bashkie duhet të ketë patur ndikim në ndërgjegjësimin e votuesve në këtë fazë të zgjedhjeve krahasuar me vitet e mëparshme?, është theksuar në raport.

  Motivimi   

Kombet e Bashkuara i kanë dhënë një rëndësi të madhe takimeve me qytetarët, motivimit të tyre për zgjedhjet vendore, sidomos sa i përket ndryshimeve që janë bërë në hartën territoriale. Në përfundim rezultati ka qenë befasues, pasi me reformën e re qytetarët janë më pak të motivuar të votojnë, duke rritur dyshimet se mund të ketë bojkote të zgjedhjeve më 21 Qershor. ?Shumica e pjesëmarrësve nga komunitetet më të vogla shprehën një motivim më të ulët për të votuar sepse nuk do të kenë mundësi të marrin (të paktën jo lehtësisht) shërbimet bazë nga të zgjedhurit e tyre vendorë. Një ndjenjë e përgjithshme ishte se këto komunitete do të ?humbasin? në një njësi më të madhe dhe do të neglizhohen. Ata në qytetet më të mëdha, në qendër të bashkive të reja, thanë gjithashtu se ndiheshin më pak të prirur të votojnë sepse tashmë burimet e tyre do të shpërndahen në mënyrë jo të drejtë me komunat më të vogla dhe se territori i zgjeruar do të ketë një ndikim negativ në ofrimin e zgjidhjeve të problemeve për banorët. Pjesëmarrësit theksuan si faktor demotivues edhe mungesën e përfaqësimit të komunitetit në qeverisjen e re vendore?, thuhet në raport. Po ashtu OKB ka dhënë disa sugjerime, duke u shprehur se ekziston një nevojë e qartë për edukimin qytetar lidhur me kompetencat e reja të bashkisë, mënyrës se si do të merren shërbimet, si do të funksionojnë dhe si do të drejtohen (dhe nga kush) njësitë e reja administrative brenda bashkisë, si do të shpërndahen burimet, dhe çështje të tjera të ngjashme.

Numërimi   

Shumica e qytetarëve që kanë marrë pjesë në grupet e fokusuara të zhvilluara nga Kombet e Bashkuara, një shqetësim që kanë shprehur është procesi i numërimit të votave. Sipas tyre, duhet që të ketë një proces sa më transparent dhe rezultati duhet që në zgjedhjet e 21 Qershorit të dalë shumë më shpejt sesa jemi mësuar deri më tani. ?Pjesëmarrësit shprehën një apati të konsiderueshme dhe dyshonin nëse vota e tyre do të ?sillte ndryshim?; kishte gjithashtu mungesë të konsiderueshme besimi në procesin zgjedhor. Pjesëmarrësit ndjenin se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë më transparent dhe rezultatet duhet të shpallen më shpejt. Mungesa e kushteve të tilla ka ulur entuziazmin për të votuar?, thuhet në raportin për edukimin dhe motivimin e votuesve për zgjedhjet e 21 qershorit. Grupet e fokusuara janë mbajtur në Vorë, Rubik, Orikum, Urën Vajgurore, Ndroq, Mbrostar, Dropull dhe Bushat. /sot





Lajmet e fundit nga