web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë, arrestohet oficeri I policisë për shpërdorim detyre

21 Maj 2015, 15:22, Kronika CNA

Arrestohet në Tiranë oficeri i policisë, nënkomisar Alkejd Zeneli për kryerje të veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.
Ministria e Brendshme, me anën e një njoftimi për shtyp, sqaron se arrestimi i Zenelit është kryer pas një hetimi pro-aktiv të përbashkët 5-mujor mes SHÇBA-së Tiranë dhe Task?Forcës së Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Gjykatës, Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se oficeri i Policisë, me detyrë specialist i hetimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë, lejonte në mënyrë të kundraligjshme aktivitet në fushën e lojërave të fatit, kundrejt shpërblimeve.





Lajmet e fundit nga