web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tiranë/ Vritet me armë zjarri 56-vjeçari

17 Maj 2015, 07:20, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kodër Kashar, ku ka mbetur i vrarë shtetasi  L.Xh. dhe është plagosur gruaja e tij N.Xh., 55 vjeçe.E plagosura është transportuar menjëherë në spital ku pasi ka marrë ndihmën mjekësore është kthyer në banesë.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili mendohet të jetë 39-vjeçari A.A., banues në Kashar. Dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur pas prishjes së krushqisë mes dy familjeve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes .

UPDATE/ Policia e Tiranës dhe FNSH kanë nisur operacionin për kapjen e autorit, i cili mendohet të jetë shtetasi  Artur Luku. Sipas uniformave blu, ai ka shkuar në drejtim të kodrave për tu fshehur.





Lajmet e fundit nga