web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dibër, hetim pasuror për 33 vjeçarin, i dyshimtë në Itali

14 Maj 2015, 11:27, Kronika CNA

Një person i dyshimtë për autoritetet italiane është vënë nën hetim pasuror në Dibër.
Burime zyrtare nga policia thanë se nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër, filloi procedimi pasuror për 33 vjeçarin Eduart Hajdini, banues në fshatin Gurrë e Vogël.

Autoritetet italiane, e kanë arrestuar 33 vjeçarin për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa ai ishte rezident në Ferrentino.
Në ngarkim të Hajdinit materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale ?Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë?.





Lajmet e fundit nga