web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

14 Maj 2015, 07:03, Kronika CNA

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar  Erjon LATA, 30 vjeç, banues  në Devoll , pasi,

 

Gjykata e Apelit Korçë, me Vendimin Nr.157,  datë 16.09.2014, ka caktuar masë sigurimi personal ?Arrest në burg?, për  këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të ?Trafikimit të mjeteve motorrike?,  parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 

 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Athinë/Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

 





Lajmet e fundit nga